Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Droga në Dukagjin, pronarët në Tiranë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Për të dytin vit radhazi, Policia e Shtetit është rikthyer në zonën e Dukagjinit për të asgjësuar zonat e mbjella me hashash. Gjatë tre ditëve të operacionit, rreth 450 efektivë të policisë dhe forcave speciale kanë asgjësuar 30 mijë rrënjë hashash. Në total  janë zbuluar rreth 220 parcela. Aksioni nisi pas verifikimeve me avionë dhe helikopter nga ajri. Gjatë hyrjes në terren, policia ka zbuluar dhe parcela që nuk ishin pikasur më parë nga operacioni ajror. Në krahasim me një vit më parë  numri i zonave të mbjella me hashash në Dukagjin është ulur. Rreth 12 muaj më parë, policia asgjësoi 150 mijë rrënjë. Këtë herë, të paktën deri mbrëmjen e djeshme, nuk pati shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë. Po ashtu, deri më sot nuk ka asnjë të arrestuar për 30 mijë rrënjët e mbjella në fshatrat e thella të Dukagjinit. Zyrtarisht, 30 mijë rrënjët e djegura nga policia kanë mbetur pa “pronarë”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Arsyeja lidhet me metodat e reja që kanë zgjedhur trafikantët. Droga e mbjellë këtë vit ishte në fshatrat më të largët, ku nuk ka rrugë automobilistike dhe ka shumë pak banorë. Edhe vendi i mbjelljes së tyre është zgjedhur në toka shtetërore dhe kullota që nuk kanë pronarë, por u përkasin njësive administrative vendore. Banorët e pakët të këtyre zonave rezultojnë të jenë punonjës me mëditje që kujdesen për ujitjen e bimëve, por pronarët nuk janë nga ato zona. Një fakt i tillë është konfirmuar dhe nga Drejtori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi. “Kultivimi bëhet në tokat e askujt dhe me informacionet që disponojmë sot, kultivuesit e vërtetë janë banorët e zonave urbane. Këtu paguajnë njerëz për t’u përkujdesur për kanabisin”, – tha dje Kalemi.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Një qëndrim i tillë do të thotë se pronarët e hashashit nuk janë fshatarët dhe banorët e zonave, por njerëz të tjerë në qytete. Policia ka ndërmarrë prej dy vitesh aksionet më të mëdha kundër mbjelljes së lëndëve narkotike. Operacioni më i suksesshëm ishte ai i Lazaratit, ku u bë e mundur asgjësimi i plantacioneve me qindra mijëra rrënjë dhe u çmontua një biznes që kishte lulëzuar prej gati 20 vitesh. Me goditjen që bëri një vite më parë në Lazarat, Policia goditi disa grupe trafikantësh që rrinin në Tiranë. Por fakti që mbjellja vazhdon do të thotë se ata tashmë janë bërë më të sofistikuar. Duke marrë parasysh masat e policisë, tashmë mbjellja dhe shitja e hashashit nuk është më punë “fshatarësh”. Njerëzit që kanë mbjellë parcela me nga 2 mijë rrënjë në Dukagjin janë njerëz që kanë pasur jo vetëm mundësitë për të blerë një sasi të tillë bimësh, por edhe sigurinë se do ta vilnin prodhimin. Thënë troç, kanë pasur dhe mbështetje nga struktura të politikës apo shtetit . Ndaj fukarenjtë që mbillnin hashashin dhe ujisnin janë vetëm punëtorë me mëditje, ndëra pronarërt realë duhen kërkuar në Tiranë. Policia ka bërë deri më sot aksione spektakolare duke hyrë në zona ku më parë nuk ka shkelur këmbë polici. Ka asgjësuar drogën dhe ka marrë nën hetim banorët e zonave. Por nëse fenomeni i drogës duhet të shmanget plotësisht, duhet që të shkohet deri tek pronarët e vërtetë të hashashit. Ata që financojnë këtë biznes kriminal, realisht kanë dhe garanci të tjera për shkeljen e ligjit. Nëse nuk goditen këto segmente që janë edhe në politikë, aksionet e policisë do të jenë të suksesshëm për momentin, por vitin tjetër sërish forcat speciale do të detyrohen të shkojnë në Dukagjin apo në vendet e tjera me më shumë forca.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Bosët e drogës rrijnë kapërdisur në hotelet më të shtrenjta në Tiranë, bile në mes të ish-bllokut. Ndonjë është dhe në parlament, ndaj Shteti duhet t'i arrestojë kapot e jo të kërkojë shkuljen e rrënjëve në aksione që i ngjajnë “ditëve të Enverit”. Nëse kapen mafiozët dhe politikanët e lidhur me këto qarqe atëhere edhe policia nuk do të lodhet duke hyrë maleve e monopatëve.

Shifrat e këtij viti në luftën kundër drogës janë pozitive për Policinë e Shtetit. Në total, në gjithë vendin këtë vit janë asgjësuar sipas të dhënave zyrtare, 424 mijë rrënjë hashash të shpërndara në 2886 parcela. Janë arrestuar 223 persona dhe janë në hetim në gjendje të lirë rreth 100 të tjerë. Aksionet janë zhvilluar gjatë gjithë verës dhe tregojnë se Ministria e Brendshme aksionin ndaj hashashit nuk e mbylli vetëm me Lazaratin një vit më parë. Por nga ana tjetër, këto shifra ngrejnë dhe alarmin se strukturat e tjera të shtetit nuk po godasin fenomenin tek “pronarët”.  Të cilët, siç pranon dhe vetë tashmë Policia, nuk ndodhen në fshatra, por janë në Tiranë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.