Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Edi Rama si Berisha e Nano apo si intelektuali i dikurshëm?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
Nga Nikoll Lesi.
 
Pa u mbushur 24 orë nga prezantimi i ndryshimit të Kodit Penal që dënonte shpifjen me burg, kryeministri u tërhoq nga pjesa e këtij ligji që lidhej me median. Ai tha se ishte një keqkuptim dhe kërkoi ndjesë, pasi ligji nuk synonte dënimin e gazetarëve, por të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, të cilët shpifjen e kanë prioritet të karrierës së tyre. Unë po e quaj tërheqje, por pavarësisht emrit që duam t’i vëmë vendimit të djeshëm të kryeministrit në raport me median, mendoj se ishte veprimi më i duhur.
Ndonëse ishte shqetësues se nisma mbante firmën e kryeministrit, i cili dikur shkruante tek “Koha Jonë” dhe është rrahur në mënyrë barbare nga pushteti i Berishës së parë, pikërisht për fjalën e lirë. Kanë qenë kohë të vështira, asokohe, sepse kishte vetëm një flakadan mediatik që mbahej në dorë për të ndriçuar në errësirën e pushtetit despotik, të vertetën. Po e them pa mburrje: ishte “Koha Jone”. Ndaj për hir të së kaluarës së tij intelektuale dhe karrierës si politikan, që dikur e nisi nga media, një ligj i tillë nëse do të kalonte, nuk t’i bënte nder pikësëpari vetë Edi Ramës. Një intelektual si Edi Rama që e di si funksionon media dhe i etur për pushtet, mund të kthehet në një inkuizitor për ish-kolegët, kështu më thonin dje disa analistë, ndonëse unë nuk e besoj sikur të ngrihen të gjithë kundër meje, se Edi Rama burgos njeri. Ose më saktë as që dua ta besoj!
Realisht në mjedisin mediatik ka sa të duash mëkatarë, madje edhe nga ata që shpifjen e kanë kthyer në model suksesi. Ka plot. Nuk mungojnë as nga ata që kryeministri i quan “këneta mediatike” , por  fatkeqsisht rri e ha darkë pikërisht me ata që janë në të vertetë “moçale mediatike”. Nëse Mero Baze , Andi Bushati apo Armand Shkullaku e ndonjë tjetër të dalin kundër praktikave si kryeministër nuk e bëjnë as për leje ndërtimi, as për tenderime, as për  reklama. Ata thonë diçka që nuk shkon tek sjellja e tij edhe në raport me median. Por kur nuk i lexon mirë ndër rrjeshtat e tyre apo të tjerëve që nuk kanë si profesion shpifjen, por analizën, kritikën e kurajon atëhere do të gabosh në raport me median e lirë.
Pra që ta mbyll këtë zhurmën për penalizimin e medias, që u soll si re e zezë dje nëpër Tiranë, po e them edhe njëherë se nuk e besoj se ishte në kokën e Ramës, pasi e njoh mirë, dikur dhe tani. Dikur nuk kishte frikë të shkruante, kurse tani ka frikë përballjen, edhe nëse e ka menduar që të kacafytet me median. Nuk është Edi Rama nga soji i Sali Berishës dhe Fatos Nanos, të cilët i njoh mjaft mirë. Berisha i parë ndër vitet 1992-1997 dhe Fatos Nano i dytë ndër vitet 2003-2005 mbeten modeli më i keq i qeveritarëve në raport me median e lirë.
Nëse Edi Rama synon të jetë njeri prej tyre apo diçka mes atyre apo edhe më keq se ata është i destinuar në dështim. Media është një tempull i madh, ku kujton se e ke kapur , por dalin media që as duan tia dijnë për Edi Ramën e kushdo tjetër. Kështu që “lapsusi” për dënimin e medias le ta lemë si një lajm që e kishte  deri dje efektin zhurmues.
Edi Rama tha dje nëpërmjet zëdhënësave të tij  se flitet për një penalitet amoraliteti në politikë e tek zyrtarët e lartë, pra më shumë tek të zgjedhurit. Por meqë jemi tek shpifja e politikanëve edhe kjo situatë nuk zgjidhet vetëm  me ligj. Që sot jemi në një situatë ku shpifja ka marrë qytetari në politikë, kjo nuk do shumë koment. Nga foltorja e Parlamentit, nga zyrat e selive të partive, çdo ditë ka një llum shpifjesh që nxin këdo, përveç atyre që i nxjerrin nga goja, pasi shpifësshpërndarësit janë të zinjë vetë në mendje e në shpirt. Çdo person me minimumin e pushtetit politik nxjerr nga goja monstruozitete që nuk kanë vend ku të rrinë, por as edhe një provë që i mban në këmbë. E megjithëse e dinë se është shpifje ato vazhdojnë çdo ditë të hedhin baltë, pisllëk. Vazhduan edhe dje në Kuvend e do t’i dëgjojmë për shumë kohë. Por në këtë kënetë politike edhe Rama nuk është pa faj. As Sali Berisha. Të dy miratuan listat e të zgjedhurve. Nuk janë pa faj, sepse nëse sot në Kuvend ka më shumë shpifës, sesa politikanë profesionistë është dhe faji tyre. Pse i zgjodhën? Pse i futën në listat e deputetëve apo të këshilltarëve?  
Ky soji deputeti apo i zgjedhuri nuk pyet për ligj apo burg. Ai është siç ka kulturën e tij si i “fortë”, si bandit, si kriminel. E ndyen parlamentin, selinë, bashkinë apo kudo që të jetë sepse ai është! Që duhet të ketë penalitet, bile të fortë, për shpifësit as që ka diskutim. Por Rama dhe Berisha larguan nga Kuvendi e politika njerëzit me dinjitet njerëzor dhe profesional, profesorët, specialistët, juristët, intelektualët dhe në vend të tyre futën një soj tjetër politikani. Ua lanë foltoren e Kuvendit dhe selitë e partive cubave, njerëzve me precedentë penalë, trafikantëve apo edhe atyre që janë dënuar nga gjykatat e vendeve të tjera. Përse iu deshën këta njerëz Ramës dhe Berishës? Iu deshën sepse ky soj politikanësh nuk e ka problem të të rrahë, kërcënojë dhe të bëjë pazare droge . Shpifja për ta nuk ekziston as si shkelje morale dhe jo më ligjore. Ndaj sot Rama kërkon të disiplinojë gjuhën e deputetëve ndaj qeverisë, kur bashkë me Berishën, këta njerëz nuk i zgjodhën për politikanë, por i mblodhën me kokrra nga llumi i shoqërisë, pikërisht për të bërë atë që sot ankohet Rama: shpifjen.
Nëse shkel në m.. atë erë do të mbash! Ndaj, ndonëse duhet ligj dënues për shpifësit në politikë, përsëri ka nevojë që Rama, Meta, Basha e të tjerë të venë si kriter jo vetëm moral , porse ligjor se tipa të tillë nuk e kanë vendin në parlament e në politikë, por ose në rrugë ose në burg.
 
Së fundmi ka dhe një problem që nuk është ligjor. Kryeministri po kërkon të fusë në burg ata që shpifin ndyrësisht, pa prova. Kur zgjedh të drejtosh një shtet duhet të marrësh parasysh dhe kostot. Dhe kosto nuk janë vetëm dështimi i reformave, po edhe akuzat dhe balta që ndonjëherë është e padrejtë, por e pashmangshme. Në këtë kuptim dënimi i shpifjes duhet kur e kalon masën në mënyrë dramatike. Por gjithmonë një ligj i tillë duhet të këtë synimin tek zbardhja e të vërtetës dhe jo si një mjet për të frikësuar opozitën. Nëse Edi Rama synon të frikësoj opozitën me ligjin për shpifjen po bën një gabim fatal. 

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.