Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Filloi stina e “vezëve”!

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:52
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
 
Një aktivitet rutinë i kryeministrit Edi Rama në Fakultetin e Shkencave Sociale u kthye dje në lajmin e ditës. Teksa kryeministri përfundoi takimin me përfaqësues të biznesit të vogël, në dalje të universitetit u sulmua me vezë nga një grup studentësh. Sulmi me vezë  u krye në momentin kur ai po hynte në makinën e tij. Asnjë nga vezët nuk e goditi, por shenjat e sulmit u dukën në makinën e tij. Më pas, situata precipitoi në mënyrë të menjëhershme. Policia ndërhyri duke larguar turmën e studentëve protestues, si dhe shoqëroi me dhunë në ambientet e policisë tetë prej studentëve që e sulmuan kryeministrin. Studentët thanë se u përkasin organizatave studentore “Lëvizja për Universitetin” dhe “Klubi Politik i Kosovës”. Mes tetë të rinjve që u shoqëruan nga policia dhe u lanë të lirë rreth orës 19:30, ishin edhe tre studentë nga Kosova. Mësohet se protagoniste e incidentit ka qenë studentja Klodi Hoxha, një nga aktivistet protestuese të studentëve kundër ligjit të ri për arsimin e lartë. 23-vjeçarja Hoxha ka qenë ajo që ka qëlluar e para me vezë në drejtim të kryeministrit. Ndërsa pas shoqërimit në komisariat, gjatë gjithë ditës së djeshme studentët e tjerë kanë protestuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë duke kërkuar lirimin e tyre. Ndërkohë që studentët pretendojnë se janë dhunuar nga policia gjatë momentit të shoqërimit pwrfaqësues të Avokatit të Popullit thanë dje se janë ndaluar që të verifikonin gjendjen shëndetësore të studentëve të shoqëruar nga policia. Ata gjithashtu pretendojnë se sulmi ndaj kryeministrit nuk është bërë nga asnjë nxitje politike, por ka ardhur si reagim ndaj miratimit të ligjit “Për Arsimin e lartë” pak ditë më parë. Situata e krijuar bëri që edhe reagimet të jenë të shumta.
Nga një sulm aktivistësh studentorë ngjarja mori ngjyra politike. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se “revolta e qytetarëve nisi” dhe bëri thirrje për të mbështetur studentët. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mbështeti protestën, por siguroi se Partia Demokratike nuk ka lidhje me këtë sulm. Deputetë të tjerë të PD-së bënë thirrje për lirimin e studentëve duke e akuzuar kryeministrin për dhunë. Ndërkohë, pjesë e reagimeve dje u bë dhe lëvizja “Vetëvendosje” në Prishtinë, pasi fillimisht u raportua se studentët që qëlluan Kryeministrin ishin anëtarë të saj. Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentonte sulmin ndaj tij. Insistimit të mediave dje Rama i është përgjigjur vetëm me buzëqeshje. Ndërkohë që opozita e ka cilësuar ngjarjen si nisjen e një stine protestash ndaj qeverisë aktuale.
Akti i tetë studentëve duket si një nismë e disa të rinjve që kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë, por që nga dje “veza” ka marrë simbolin e goditjes së parë ndaj reformave të mazhorancës aktuale. Gjatë 2 viteve e gjysmë qeverisje ka pasur dhjetëra protesta, por gjithmonë kanë qenë të orientuara nga PD-ja dhe misioni i tyre dihej. Protesta e djeshme është një sinjal i ri reagimit qytetar. Nëse politika, përfshi dhe linjën zyrtare të PD-së ishte e rezervuar në qëndrime, reagimi  online i qytetarëve dhe i disa organizatave të tjera civile ishte masiv dhe mosaprovues me sjelljen e policisë ndaj qytetarëve. Sulmi ndaj kryeministrit, edhe pse ishte me vezë, mund të jetë i dënueshëm, por po kaq e dënueshme dhe e papranueshme ishte edhe dhuna e policisë ndaj studentëve, sipas njoftimeve se janë dhunuar. Protesta të tilla janë diçka thuajse normale në vendet e tjera, por mënyra sesi  reagojnë qeveritarët dhe institucionet ndaj sulmeve të tilla tregon dhe cila është masa e pranimit të protestave të tilla. Rama reagoi me qetësi dhe studentët u liruan në mbrëmje.
Sulmi ndaj kryeministrit është një gjest që shkon përtej simbolikës së “vezës”. Sulmi është një shenjë pakënaqësie ndaj reformave të qeverisë. Është një mënyrë për të shprehur mosaprovimin e shumë prej nismave që qeveria i ka cilësuar si të suksesshme. Nisma që mund të jenë të nevojshme, por kostoja e tyre ka prekur shtresat më të ndjeshme, siç janë studentët, por edhe plot reforma të tjera të cilat cënojnë jetesën normale të popullsisë. E tha edhe lideri i opozitës Lulzim Basha se politika e qeverisë është antipopullore e se jetesa është vështirësuar nga taksat e tarifat e larta. Ndaj, sinjali i djeshëm duhet të merret seriozisht në konsideratë, pasi në këtë vend protestat kanë nisur dikur dhe me presh në duar e më pas kaluan në dhunë.
“Me presh në shesh” ka qenë diku në janar 1997 titulli i “Koha Jone” me kryeredaktor Ben Blushin që shënoi fillimin e “revolucionit demokratik” kundër Berishës. Më pas dihet si shkuan ngjarjet! Ndaj Qeveria ka nevojë të jetë më afër popullit dhe të mos ndërmarrë reforma kaq drastike të cilat cënojnë shumicën e popullsisë.
Nëse fillojnë me vezë  përditë apo me “ presh në shesh” nuk ndalohet më rinia e cila do një jetë më të mirë e të sigurtë. Brezi i sotëm mblidhen me një thirrje në rrjetet sociale e nuk kanë nevojë më si dikur për tituj gazete. Edhe kryeministri ka nevojë të degjojë me shumë, jo nga keshilltarët e tij apo nga deputetët “ supërministra”, por direkt nga populli. Nga sot ka filluar stina e vezëve mbi qeverinë dhe ka informacione se të enjten deputetët e opozitës do të hyjnë me xhepat plot me vezë në sallën e Parlamentit për të qëlluar qeverinë. Garda ka marrë urdhër për kontroll para se të futen deputetët e PD-së, ndonëse nuk dihet se nga do mbijnë vezët në sallë, porse ato do fluturojnë mbi kokat e ministrave. Kjo është e sigurtë.
Por vezë do të kenë mbi kokë çdo ministër që vjedh apo tregon paaftësi, çdo politikan që nuk mban premtimet.
Filloi stina e “vezëve”! Nuk ndalon kollaj.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.