Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fshehe taksat? Tre vjet burg !

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej 10 ditësh administrata tatimore dhe doganat janë hedhur në një aksion kombëtar kundër informalitetit. Regjistrimi i bizneseve, pagesa në kohë e taksave, sigurimi i punonjësve janë tre nga shtyllat kryesore ku institucionet po mundohen që të vendosin rregull në gjithë sektorët e ekonomisë së vendit. Në 10 ditë, ka një bilanc pozitiv të aksionit. Si rrallëherë, bizneset, edhe ato më të voglat, kanë nisur të japin kuptonin tatimor. Ndërkohë që në zyrat e regjistrimit të sipërmarrjeve mijëra biznese kanë nxituar të plotësojnë çdo kriter që parashikon ligji. Por sado policë tatimorë të jenë në terren është e pamundur të disiplinohet një ekonomi që prej 24 vjetësh mbijeton në amulli të plotë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për të mos lejuar që sjellja shembullore e bizneseve me kuponat këto ditë të përfundojë me mbarimin e aksionit,  Këshilli i Ministrave ka vendosur ashpërsimin e masave duke futur në Kodin Penal veç gjobave edhe dënimin me burg për administratorët e bizneseve që shkelin ligjin duke kryer evazion fiskal. Kështu, qeveria ka dërguar në Parlament një draft, i cili amendon Kodin Penal, duke ashpërsuar masat ndëshkuese për veprën e evazionit. Pika kryesor e ndryshimeve në Kod ka të bëjë me fshehjen e të ardhurave dhe pagesën e taksave, ose siç njihet ndryshe, evazion fiskal. Fshehja e të ardhurave edhe me kodin aktual klasifikohet tek veprat plenale. Por ligjvënësit kanë krijuar hapësira që dënimi me burg të kompensohet me gjobë. Me ndryshimet e reja në ligj, të cilat pritet të diskutohen në Kuvend, sipërmarrësit dhe administratorët e kompanive që kryejnë shkelje, dënohen automatikisht vetëm me burg, deri në dy vite.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Duke e konsideruar si prioritet luftën ndaj informalitetit, qeveria ka klasifikuar si vepra penale edhe 4 shkelje të tjera që kanë të bëjnë me taksat dhe tatimet. Drafti i ri shton një paragraf të posaçëm në nenin 180 të Kodit Penal. Sipas propozimit të qeverisë, me ndryshimet e reja në ligj do të klasifikohen si vepra penale edhe 4 shkelje të tjera tatimore. Kështu, për ushtrim të aktivitetit tregtar të paligjshëm, mosregjistrimi në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve dhe moslëshimi i kuponit tatimor, abuzuesit do të dënohen deri në 3 vite heqje lirie.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndryshimet në ligj nuk parashikojnë vetëm masa të rrepta për sipërmarrësit dhe bizneset, por edhe për administratën tatimore. Madje, për këta të fundit ndëshkimet me burg janë edhe më të rënda. Sipas propozimit, punonjësit e organeve fiskale, të cilët nuk kryejnë detyrën, që lidhet me vjeljen brenda afatit të caktuar ligjor të taksave dhe tatimeve, do të dënohen deri në 7 vite burgim, pavarësisht shumës së dëmit. Një tjetër penalitet në Kod që ka të bëjë me bizneset është dhe për ata që tregtojnë naftë apo benzinë, jashtë standardeve të cilësisë. Sipas draftit, tregtimi dhe hedhja për konsum e nënprodukteve të falsifikuara të naftës do të dënohet me burg. Gjithashtu, masa më të rrepta ndëshkuese do të ketë dhe për kontrabandën e mallrave dhe shmangien e pagesës së akcizës.

Ndryshimet ligjore janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili në nisje të aksionit kundër informalitetit deklaroi se ligjet ekzistuese lënë hapësira për abuzime.

Nisma e re e qeverisë pritet të krijojë jo pak debate në Kuvend. Opozita ka kundërshtuar operacionin kundër evazionit duke argumentuar se masat duhen të jetë të ashpra tek kontrabanda dhe jo tek tregtarët e thjeshtë që kanë fitime modeste. Nga ana tjetër, pas ndërtimeve pa leje dhe vjedhjes së energjisë, kjo është nisma e tretë e qeverisë që ashpërsohet me masa më të ashpra në Kodin Penal. Penalitetet mund të jenë të ashpra dhe fjala ‘burg’ rezulton se është përdorur shumë nga kjo mazhorancë. Por nëse kemi parasysh se flitet për ndërhyrje në ekonominë e vendit, ku shkalla e abuzimit nga bizneset është miliarda lekë, dënimi penal është mëse i domosdoshëm, por jo në këto masa. Mund të jetë më i vogël si masë ndëshkuese. Në të vertetë ka shumë biznese që kanë abuzuar prej vitesh në kurriz që qytetarëve dhe shtetit duke abuzuar jo vetëm me cilësinë e standardet e mallrave, por edhe me pagimin e taksave.

Masa shtërnguese qeveritare janë të nevojshme , porse duhet më përpara që të krijojë kushte normale e të barabarta për konkurencë. Masat e tilla ,që parashikohen të miratohen,kanë nevojë të mbahen për disa vite derisa të krijohet edukata , natyrisht me “dajak”, që taksat janë detyrim nga çdo qytetar. Ndërkohë kjo masë kërkon edhe një qeverisje më të mirë, një administratë profesionale  e të pakorruptuar. Nëse qeverisja mungon atëhere shkohet drejt një shteti diktatorial që merr taksa e nuk jep shpresë e zhvillim ekonomik. Kjo është e rrezikshme !

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.