Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Gjermani që prishi “dasmën” e mazhorancës: Pse festoni kur as “nuse”, as dhëndërr nuk keni!?

Editorial
E hënë, 16 Gusht 2021 03:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Tiranë ka disa ditë ku qeveria “Rama” po feston për atë që e quan çelje të negociatave, kurse partitë kryesore qeverisëse në Gjermani kanë nxjerrë bllof gjithë ceremonitë e mazhorancës. Thorsten Frei, raportuesi i grupit parlamentar CDU/CSU, dy forcat kryesore politike në Berlin, thotë se vendimi që mori Këshilli i Ministrave të BE për Shqipërinë në 26 qershor nuk mund të quhet hapje negociatash. Pra as që është diskutuar fare. Në një intervistë për radion shtetërore gjermane, “Deutsche Ëelle” Thorsten Frei, shpjegon në mënyrë të qartë se Bashkimi Europian nuk ka marrë asnjë vendim Shqipërinë, por thjesht e ka shtyrë procesin për një vit më vonë. “Nuk është vendimtar Këshilli i Ministrave të Jashtëm, por Këshilli i Bashkimit Europian. Meqenëse ky nuk ka marrë vendim fare, nuk është as “po”, as “jo”, – deklaron politikani gjerman. Në këtë mënyrë, Gjermania i ka dhënë fund gjithë debatit që ka shpërthyer në Tiranë lidhur me sukseset e qeverisë për hapjen e garantuar të negociatave.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Qëndrimi i partive kryesore në Gjermani ka zbuluar dhe një tjetër mashtrim që po i serviret opinionit në Shqipëri. Sipas qëndrimeve të qeverisë, vendimi për negociatat jo vetëm ishte po, por në qershor të vitit 2019, Shqipëria do të niste bisedimet me BE për kapitujt e veçantë të anëtarësimit. Por në deklaratën që ka dhënë politikani i rëndësishëm gjerman, Shqipëria është shumë larg këtij skenari pozitiv. Vendimi për çeljen ose jo të negociatave nuk do të jepet në qershor, si thotë kryeministri dhe ministri ynë i jashtëm, por në dhjetor të 2019. Ndërkohë që edhe për afatin dhjetor 2019, Bundestagu gjerman ka dy kushte që për ta nuk negociohen; reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi. I pyetur se kur do të fillojnë negociatat për Shqipërinë, Thorsten Frei thotë: “Kjo do të varet, jo përpara fundit të vitit 2019. Ne, si grup parlamentar i partive CDU e CSU, do ta kishim mirëpritur qysh tani një vendim për çelje negociatash me kushte. Për Shqipërinë do të kishim qenë dakord për çeljen e negociatave nëse do të ishin përmbushur dy kushte: përfundimi i vetting-ut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët më të lartë dhe përmbyllja e reformës zgjedhore. Pra, e thënë më saktë: Konferenca e parë e anëtarësimit do të bëhet vetëm kur zgjedhjet e reja për pushtetin lokal të zhvillohen në bazë të reformës së re zgjedhore të miratuar me konsensus”.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Deklaratat e politikanit gjerman japin një panoramë tjetër nga ajo që deklaron prej më shumë se një jave qeveria. Kryeministri Edi Rama ishte i pari që e quajti vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE si një fitore spektaklore për Shqipërinë. Sipas qeverisë, vendimi për shtyrjen me një vit të negociatave konfirmoi reformat e suksesshme mazhorancës. Propaganda e përdorur këto ditë nga qeveria ngjante jo sikur po diskutoheshin negociatat, por sikur qeveria kishte marrë biletën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Mazhoranca bën “dasëm”, kur nuk ka as “nuse”, por as dhëndër!

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt, siç po del dhe nga vetë qëndrimet e politikanëve të BE, për Shqipërinë nuk është marrë asnjë vendim. Kryeministri Edi Rama tha se “BE na hapi dritën jeshile”, por mesa duket, vendet e BE kanë ndezur dritën “portokalli” dhe pa asnjë vendim tjetër. Gjithë debati, reformat dhe problematikat që ka Shqipëria janë shtyrë për një vit më vonë, gjë që do të thotë se edhe në dhjetorin e ardhshëm asgjë nuk është e sigurt. Qeveria shqiptarë do të kalojë nëpër të njëjtat skanerë të BE dhe nëpër të njëjtat qëndrime refuzuese të Francës, Holandës dhe vendeve të tjera. Deri më 26 qershor Shqipërisë i kërkoheshin të përmbushte pesë prioritete. Ndërsa pas më shumë se një viti duhet të ketë realizuar 13 kushte të tjera. Më problematik është fakti se viti 2019 është vit elektoral dhe Shqipëria do të vlerësohet dhe për cilësinë e zgjedhjeve. Por kur flitet për zgjedhjet asnjëherë Shqipëria nuk i ka arritur plotësisht standardet që kërkon BE. Ndaj dhe viti 2019 mund të sjellë sërish surpriza të këqija për integrimin.

Zyrtari i lartë gjerman e mbylli dje debatin mes mazhorancës dhe opozitës për çështjen e negociatave. Ai tha se nuk ka as “po” , por as “jo”.

Pritet fundviti i 2019-ës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.