Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Busti i Pjetër Arbnorit vendoset para Parlamentit. Sot bashkoi krejt politikën

Editorial
E mërkurë, 18 Gusht 2021 08:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot, e enjte, me datë 19 korrik 2018 u vendos para sallës së seancave parlamentare, busti i Pjetër Arbnorit, ku morën pjesë presidenti i Republikës, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetari i PD-së Lulzim Basha, ish-kryeministri Berisha, familja e Pjetër Arbnorit, deputetë dhe ish-deputetë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Pjetër Arbnori është Mandela shqiptar, i cili vuajti në burgjet e komunizmit dhe më pas ishte frymëzimi i krejt lëvizjes antikomuniste të Dhjetorit bashkë me Heroin e Lëvizjes së Dhjetorit Azem Hajdari. Ai ishte kryetar i Kuvendit të Shqipërisë 1992-1997. Arbnori mbetet simbol i vuajtjes, tolerancës, qetësisë, mencurisë, urtësisë dhe kurajos.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ai ishte Pjetër Arbnori!

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fjalën e hapjes për vendosjen e bustit të Arbnorit e mbajti Gramoz Ruçi,  kurse shkrimtari dhe politikani i mirënjohur Besnik Mustafaj mbajti një fjalim ekselent.

Në fund foli dhe vajza e Pjetër Arbnorit, fjalë e cila ishte koncize dhe shumë prekëse e vizionare.

Faleminderit Zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde

Nga Besnik Mustafaj-

E para fjalë që më vjen tani i drejtohet Pjetër Arbnorit: Faleminderit Zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde. Tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Sepse ky parlament, kjo sallë plenare, për sa kohë do të jetë themeli dhe garanti i demokracisë për shqiptarët, do të mbetet edhe shtëpia politike e patjetërsueshme e Pjetër Arbnorit.

Pjetër Abrnori iu bashkua Partisë Demokratike në dhjetor 1990. Në mars 1991 ai u zgjodh deputet dhe nënkryetar i këtij Kuvendi. Një vit më vonë, në mars 1992, në zgjedhjet e parakohëshme, ai mori përsëri mandatin e deputetit si dhe besimin si Kryetar i Kuvendit. Dukshëm më të shumtët e atyre që do ta bënin historinë politike të Shqipërisë të viteve ’90, të djathtë e të majtë, e filluan politikën me themelimin e pluralizmit. Pjetër Arbnori nuk ishte njëri prej tyre. Ai e kishte filluar politikën 30 vjet më parë, në kushtet që dihen tashmë nga të gjithë, kishte besuar fort se kombi ynë mund ta ndërtonte të ardhmen e të përparonte vetëm duke përqafuar vlerat perëndimore të lirisë dhe të demokracisë së ardhur detyrimisht përmes pluralizmit të vërtetë dhe votës së lirë. Ai nuk lëvizi kurrë nga bindjet e tij dhe pagoi një çmim si rrallë kush në mbarë perandorinë e së keqes, siç e ka përcaktuar Presidenti Regan botën komuniste.

Por ne kemi njohur Pjetër Arbnorin e kohë së lirisë, një burrë i pjekur dhe i ditur, i pathyeshëm në besimin te parimet e veta, i aftë ta zgjedhë fjalën për t’i treguar vendin me drejtësi dhe mirësjellje të vetit dhe kundërshtarit politik, pajtues, sa më shumë pajtues, por jo në dëm të së vërtetës, kurrë në dëm të së vërtetës, i palodhur për t’i shërbyer si legjislator Republikës tonë. Ne kemi parë se fuqia e jashtëzakonshme e karakterit të tij, durimi i tij dhe krenaria e tij buronin kryesisht nga bindja e tij se po, Shqipëria bëhet dhe atë do e bëjnë shqiptarët. Më shumë se cilido nga ata qindra e qindra parlamentarë të ulur në sallën e këtij Kuvendi gjatë 27 vjetëve, Pjetër Arbnori kishte të drejtë t’i thoshte vetes dhe të tjerëve se po jetonte ëndrrën e vet personale për Shqipërinë e të gjithëve.

Kjo e sotmja nuk është një ditë për kujtime. Është një ditë për reflektime. Në qoftë se sot Pjetër Arbnori do të ulej si deputet në këtë sallë, jam i sigurt se ai përsëri do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por me këtë rast, për ngritjen e kësaj statuje, ai do ta falenderonte pa ngurrim. Jo pse statuja do t’i kushtohej atij. Pjetër Arbnori kishte moralin dhe modestinë e një besimtari të sinqertë, te mësimet e Krishtit, siç kishte edhe vetëdijen e një shkrimtari dhe intelektuali të nivelit të lartë. Ai do e kuptonte shumë mirë simbolikën e madhe të kësaj statuje në hyrje të sallës plenare të parlamentit të Republikës tonë për t’i dhënë rëndësi kujtesës tonë kombëtare. Po të jemi të qartë për rrugën euroatlantike, në të cilën duhet të ecë Shqipëria sot e në të ardhmen, po të jemi edhe të ndershëm në shërbimin që i bëjmë Shqipërisë për ta shtyrë përpara në këtë rrugë, kujtesa historike dhe politike, pavarësisht plagëve të rënda që mban, nuk na ndan më. Përkundrazi, na bashkon rreth interesit të Shqipërisë, një bashkim që arrihet vetëm përmes thellimit të dallimeve në alternativa. Këshilla e Pjetër Arbnorit sot për ju, deputetë dhe drejtues të partive politike, do të kishte qenë : jepuni mundësi shqiptarëve të zgjedhin kush do t’i qeverisë nisur nga programet dhe jo nga individët.

Sot mua m’u bë një nder shumë i lartë për të mbajtur këtë fjalë në përurimin e shtatores së Pjetër Arbnorit. Përfitoj nga rasti për të shprehur një keqardhje, për të cilën kam menduar shumë herë. Ndër të gjitha vendet ish – komuniste, Shqipëria është e vetmja që nuk arriti ta krijonte një simbol të rezistencës kundër diktaturës, i cili të mishëronte në sytë e popujve të qytetëruar shpirtin liridashës të popullit tonë. Ne e kishim këtu, midis nesh, për afro 20 vjet Pjetër Arbnorin, Mandelën shqiptar, dhe nuk ditëm ta ngremë në piedestal në të gjallë, jo për t’i bërë nder atij, por Shqipërisë. Të gjithë jemi përgjegjës : politikanët, intelektualët, shkrimtarët, artistët, gazetarët. E ngritëm sot. Edhe kjo është një shenjë reflektimi.

Në mbyllje të kësaj fjale të shkurtër, dua t’i drejtohem përsëri Zotni Pjetrit për t’i thënë se këtu, me ne, është edhe Suzana, edhe Justina, edhe Filipi. Suzana ka vazhduar ta mbajë të bashkuar e të lulëzuar atë që ti, si një shqiptar i vërtetë që ishe, e kishe të shenjtë: familjen. Nuk ka komb të fortë pa një familje të fortë.

Faleminderit edhe një herë, që u ktheve në shtëpinë tënde, Zotni Pjetër! Na i fal gabimet që kemi bërë! Në emrin e të gjithë atyre, që janë mbledhur sot këtu të të urojnë mirëseardhjen, miqtë e tu politikë dhe kundërshtarët e tu politikë, të lutem të na japësh forcë dhe kurajë t’i kapërcejmë këto gabime.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.