Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Haraçet e Ramës

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 15:00
Haraçet e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilva Tare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Sikur të mos mjaftonte kapja e trafikantëve që transportonin drogë në Itali me avionë dhe lidhjet e dyshimta me policinë e shtetit, si dhe disa efektivëve të saj të akuzuar si pjesë e rrjetit, përfshirja e deputetit të Partisë Socialiste në një ngjarje me armë dhe thika, ja rëndon edhe më shumë pozitën maxhorancës së sotme. Përplasja e ndodhur pranë ambjenteve të komisiariatit të policisë, pavarësisht reagimit të policisë së shtetit, që mori lëvdatat e Kryeministrit, është një tjetër element që tregon se ata që flasin me gjuhën e armëve nuk kanë frikë ta përdorin atë edhë në dyert e institucioneve të shtetit. Armando Prenga u paralajmërua në një deklaratë shtypi të partisë që e ka zgjedhur deputet, se nuk ka moral të jetë më pjesë e saj, me gjasë duke i hapur rrugë një përjashtimi të afërt. Reagimi mund të kishte qenë edhe më i ashpër, ndoshta edhe me thirrjen e një mbledhjeje urgjente të grupit parlamentar, për të dhënë mesazhin se maxhoranca e ka seriozisht shkëputjen nga krimi në cdo rrethanë dhe me cdo kosto. Do kishte qenë e udhës që kreu i socialistëve Rama, të mos e kishte përshirë fare në listë deputetin në fjalë, nëse do t’i kishte qëndruar besnik variantit të morali të pastër për tu bërë pjesë e familjes së majtë. Zërat apo informacionet që kanë qarkulluar edhe më parë për të kaluarën e Prengës duhet ta  kishin vetëdijësuar Kryeministrin e sotëm se ai me zgjedhjet apo heshtjet e tij, po blinte një biletë për të marrë votat e duhura për të ardhur në pushtet, por ndërkohë ishte bërë bashkaksioner i një bote të errët, së cilës i duhet imuniteti për të mbyllur hesapet e tyre. Zgjedhjet e gabuara të Ramës në vitin e afërt 2013, kanë filluar t’ja ulin perden e suksesit që kjo maxhorancë numëron me mburrje. Fakti që një person, madje deputet qëllon me armë ndaj dikujt tjetër dhe ndalohet nga policia nuk është as sukses dhe as arritje e madhe. Është praktikë rutinë e një shteti ligjor, që kur funksionon më së miri arrin edhe t’i parandalojë ngjarje të tilla. Por edhe të thuash që unë jam më i mirë se paraardhësi që nuk i arrestonte nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Në fund të fundit, autori i dyshuar i krimit është një deputet dhe deputeti është i këtij pushteti. Në vend të një reagimi në rrjete sociale ku përmendet sërish Saliu, kryeministri sotëm duhet jo vetëm të veprojë por edhe të sillet ndryshe nga ai i djeshmi. Krahasimi me më të keqin, nuk të nxjerr gjithmonë mirë. Më së paku të barazon me të, në rrafshin politik dhe moral. Pasi lëvdatat për funksionimin e shtetit ligjor janë jashtë logjike, madje edhe jashtë logjikës së të djeshmes së larguar nga pushteti me votën e shqiptarëve. Edi Rama duhet t’u shpjegojë shqiptarëve përse të zgjedhurit në llogoren e tij, nuk janë ndryshe nga ajo përballë tij, për të cilën ai u votëbesua. Kryeministri duhet të japë sqarime përpara qytetarëve edhe sa borxh ka hyrë tek elementë me të shkuar të errët që po ja nxijnë edhe të tashmen. Ai duhet ta kishte bërë me kohë llogarinë me veten për haracet që do të paguante kur të vinte në pushtet, për shkak të cilësive dhe aftësive për të cilat kishte miratuar listat e deputetëve. Sot, duhet t’i kujtohen edhe fjalët dhe dëshpërimi i pjesëtarëve të tjerë të listës së deputetëve të të njëjtit qark dhe fushata “alla film western” që u zhvillua për zgjedhjet e 2013-­tës në zonën e Prengës. Episodet e ndodhura deri më tani me protagonistë individë që kanë hyrë në Parlament me bekimin e Ramës dhe Berishës janë vetëm maja e ajsbergut të një liste të gjatë problemesh me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare. Marrja dhe heqja e licensave në varësi të pushtetit të radhës dhe njerëzve të tij, kur nuk është ligjore ka gjasa të shndërrohet në konflikt të gjakshëm nga njerëz që në mos kanë imunitetin poshtë kostumit të deputetit, janë të lidhur me njerëz të fuqishëm pranë tij. Kur kjo maxhorancë po konsumon vitin e tretë në pushtet, opozita po tund flamurin e dekriminalizimit duke shenjestruar të majtët dhe zgjedhjet e tyre të gabuara të rastin më të mirë dhe kriminale në rastin më të keq. Pavarësisht faktit se edhe opozita nuk është imune ndaj fenomenit, i takon Edi Ramës të reflektojë dhe të pranojë publikisht se haraci që po paguan për uljen në karrigen e Kryeministrit është më i lartë nga c’kishte menduar. Tanimë, duhet të përballet me të, cilidoqoftë cmimi dhe sakrifica dhe të mos e mbyllë më një sy kur një grua do tërhiqet nga mandati i deputetes për t’u futur një burrë i fortë, nga ata me pistoleta dhe thika. Për të treguar që është ndryshe nga kundërshtarët, të cilëve u ka dhënë shumë karta në dorë për ta sulmuar, përvec distancimit Edi Rama duhet ta mendoje edhe ndjesën publike përpara shqiptarëve, me premtimin se Parlamenti i ri nuk do t’i hapë dyert për individë dhe lista me emra të inkriminuarish. 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.