Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Heshtja e florinjtë e Ministrit Damian Gjiknuri

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka më shumë se një muaj që skandali i CEZ-it ka përfshirë gjithë politikën shqiptare. Gjatë këtyre ditëve në skenë kanë dalë gjithfarë akuzash. Kanë folur të gjithë; ish-ministra të PD-së, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, deputetë dhe politikanë si Dritan Prifti dhe Tom Doshi, Ilir Meta, Erion Braçe,etj.  Ka folur dhe kryeministri, por deklaratat e tij nga Uashingtoni, për shkak të distancës, kanë qenë të kujdesshme për të dhënë sinjale bashkimi për koalicionin me LSI-në dhe jo për të sqaruar të vërtetën e CEZ-it që duket se po manipulohet fort nga grupimi antiMeta në politikë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në gjithë këtë mori zërash, mungon njëri prej më kryesorëve në këtë çështje: Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë. Gjiknuri është njeriu që di më shumë se të gjithë për historinë e CEZ-it dhe megjithatë ka heshtur. Di më shumë sepse është ministri që mori në vitin 2013 gjithë atë çfarë kishte mbetur në zyrat e ministrisë nga qeverisja e kaluar lidhur me aferën “CEZ”. Është ministri që ka ndjekur nga afër, si detyrim institucional, procedurën e arbitrazhit në Vjenë, ku kompania DIA e Kastriot Ismailajt ka paditur shtetin shqiptar për prishjen e marrëveshjes për mbledhjen e borxheve dhe në këmbim kërkon 135 milionë euro. Gjithmonë, për shkak të pozicionit të tij ministror Gjiknuri ka dhe di çfarë dokumentesh zotëron studioja e avokatisë që ka marrë shteti shqiptar kundër Ismailajt në Vjenë. Për pasojë është njeriu i parë që mund të reagonte kur emri i një ish-kryeministri u përfshi nga studioja ligjore në raportin e BIRN-it. Avokatët e mohuan të parët që të jetë folur për ish-kryeministrin Meta. Edhe Kryeministria. Edhe vetë PS-ja, ndonëse paksa me vonëse. Por a nuk do të ishte më e besueshme nëse vetë ministri që ka përgjegjësi institucionale për palën shqiptare në Vjenë ta sqaronte këtë ngatërresë e cila nuk dukej dhe aq e rastësishme? Ishte një “ngatërresë” që solli krizën më të madhe në koalicionin Rama-Meta dhe sërish ministri qëndron në heshtje duke parë  përplasjen që mund të çojë dhe në zgjedhje të parakohshme e krizë të madhë në të majtën.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ministri  Damian Gjiknuri është personi që në këtë amulli akuzash dhe përplasjesh mund ta sqaronte më shumë opinionin për atë çfarë ka ndodhur me historinë e CEZ-it, ku janë në lojë miliarda lekë. Për më tepër ministri Gjiknuri në profesion është avokat dhe një nga juristët më të mirë që PS-ja ka për çështjet ligjore. Aq me tepër që është miku më i ngushtë i Kryeministrit Rama. E dijnë të gjithë se Gjiknuri mbetet njeriu që hyn e del kur të dojë tek Rama. Duke rreshtuar gjithë background-in e ministrit është e pakuptueshme sesi një nga juristët më të mirë të qeverisë “Rama” dhe një prej njerëzve të afërt të tij nuk ka folur asnjë fjalë deri më sot për dosjen “CEZ”.  Kjo heshtje bëhet edhe më dyshuese nëse i referohemi seancës së fundit në Kuvend, ku në mbrojtje të marrëveshjes që bëri qeveria shqiptare me çekët për mbylljen e arbitrazhit folën disa deputetë të PS-së, por jo ministri që e nënshkroi atë. Është personi që ka nënshkuar edhe pikën e kontratës ku thuhet se palët negociuese me qeverinë dhe CEZ-in në marrëveshjen e vitit 2013 nuk mund të hetohen! Por nëse mënyra sesi u nënshkrua marrëveshja e fundit mes qeverisë sonë dhe CEZ-it ku, sipas PD-së, shteti humbi 600 milionë euro  ministri mund të sqarojë gjullurdinë politike që ka futur në sherr PS-në dhe LSI-në. Emri i ish-kryeministrit Meta akuzohet për lidhje me kompaninë e Kastriot Ismailajt për aferën e mbledhjes së borxheve, ndërkohë që lobi antiMeta po luan egër për të përlarë 135 milionë euro shtetit shqiptar në gjyqin e arbitrazhit ndërkombëtar e për ti ndarë mes tyre. Damian Gjiknuri, si ministër, ka përgjegjësi për fatin e arbitrazhit me Kastriot Islamilajn, pasi ka në varësi OSHEE-në dhe institucionet që përfaqësojnë shtetin shqiptar. Është personi i vetëm që mund të flasë për mënyrën sesi emri i Metës hyri në këtë histori, pasi është pak e besueshme që ministri nuk ka pasur dijeni për raportin e avokatëve që vlente 135 milionë euro për Shqipërinë. Në të kundërt, kjo heshtje, u jep edhe më shumë hapësira zërave se segmente të mazhorancës, në bashkëpunim me media dhe struktura të tjera ekonomike, servirën dokumentet dhe implikuan qëllimisht emrin e kreut të Kuvendit në këtë aferë. Apo heshtja e ministrit Gjiknuri mund të vlejë 135 milionë euro për lobin antiMeta e ku ka euro për të gjithë?! Është e çuditshme se ministri përkatës nuk flet ! Natyrisht që duhet të jetë dikush mbi të që e ka urdhëruar që të heshtë. Ai mbi vete ka Kryeministrin. Por edhe Rama është treguar i kujdesshëm, ndonëse duhej të dilte ministri i tij Gjiknuri e të sqaronte publikun dhe parlamentin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Foli deputeti Erion Braçe saktë e ligjërisht e nuk flet ministri përgjegjës! Kjo është e paparë në këtë rrëmujë të madhe akuzazh e kundërakuzash. Damian Gjiknuri e di mirë se ministër nuk mund të jetë gjithë jetën, as deputet. Por dokumentat mbetën aty në prokurori e si jurist që është e di mjaft mirë se letrat mund të mbyllen sot, porse nesër çdo qeveri do t’i hap. Ndaj është për përgjegjsinë politike e ekzekutive, edhe për të qenë i qetë me veten kur të mos jetë ministër ai duhet të flasë. Edhe për të sqaruar akuzat e opozitës.

Damian Gjiknuri nuk është nga ata ministra që nuk di të flas. E ka gojën bilbil, kur do! Por po hesht si më i urti “qingj”. Po hesht ndërkohë që pas tij po firojnë 135 milionë euro shtetit shqiptar nga loja që po bën grupimi antiMeta, i cili po luan egër për ti marrë këto euro nga buxheti i shtetit shqiptar. Ata po sulmojnë kreun e parlamentit me një strategji përfekte kriminale që të ketë “argumenta” kompania  DIA e Kastriot Ismailajt se po viktimizohet nga OSHE e nga shteti shqiptar dhe t’i japin gjyqin ndërkombëtar.

Heshtja e ministrit Gjiknuri kushton 135 milionë euro minus për Qeverinë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.