Hollivudi e gjen përsëri veten
Me Oscar u nderuan këtë vit filma të bërë me art, duke dhënë një shenjë të rigjallërimit. Kishte ardhur koha, mendon Jochen Kürten, sepse Hollivudi ndodhet prej vitesh në krizë.
A ju kujtohet muzikali "Chicago"? A e dini se filmi shokues "Heshtja e qengjave" dhe eposi "Gladiator" janë nderuar dikur si "filmi më i mirë i vitit"? A nuk u nderuan me Oscar edhe melodrama e ëmbël "Kohë e përkëdheljes" dhe opera me efekte të veçanta "Zoti i unazave"? Të gjitha këto fitues Oscarë i ka parë bota e filmit në 20 vitet e fundit.
Si përshtatet me këtë fakti që këtë vit një film më tepër eksperimental si "Birdman" ishte fituesi i madh i mbrëmjes së Oscarëve? Që filmat si "Grand Hotel Budapest" dhe "Whiplash" mundën të marrin njëri pas tjetrit Oscar? Dhe që një vepër si "Boyhood", një studim i gjatë filmik prej më shumë 12 vjetësh për një djalë dhe një vajzë, fitoi Oscar? Në fakt këto nuk përputhen aspak me njëri-tjetrin. Apo ka ndryshuar diçka thelbësisht këtu në Hollywood?
"New Hollywood" i përket së shkuarës
Po ka ndryshuar rrënjësisht diçka. Hollywoodi është në krizë që prej disa vjetësh. Kohët kur regjizorët Martin Scorsese und Francis Ford Coppola, Robert Altman und Peter Bogdanovich ishin rrahja e zemrës së Hollivudit kanë kaluar me kohë. "New Hollywood" quhej ai vitet 70-të dhe fillimet e viteve 80-të. Por dikur erdhën regjizorë të tjerë, ata quheshin George Lucas, Steven Spielberg, James Cameron, për të përmendur vetëm disa.
Kinema vetëm për të arritur fitime
Këto regjizorë festuan suksese të mëdha. Sidomos në kasat e kinemasë. Ata krijuan kinemanë blockbuster. Një kinema, që prodhohej me shuma të mëdha, dhe në qoftë se dilte mirë, tërhiqte edhe fitime të jashtëzakonshme. Një buxhet prej 200 milionë dollarësh nuk ishte më gjë e rrallë. Dhe fitimi në kasë arrinte nganjëherë katërfishin e kësaj shume. Filmat më shumë se kurrë më parë në historinë e Hollivudit filmoheshin për të arritur fitime.
Nganjëherë me sukses, nganjëherë jo. Ishin producentët ata që mënjanuan regjizorët me pretendime dhe me fantazi për të aplikuar këtë kinema blockbuster në të gjithë botën. Shpikësi i star wars George Lucas u tërhoq nga roli i regjizorit dhe ishte vetëm producent. Spielberg megjithatë arriti të bënte edhe filma të respektueshëm. Por Lucas, Spielberg dhe të tjerë hapën në filmin amerikan portat e një të menduari me orientim fitimin. Në vitet e fundit kjo u konsumua. Më qartë kjo duket në xhirimin e serive në vazhdim të filmave dikur të suksesshëm.
Edhe suksesi i serialeve televizivë amerikanë ka të bëjë diëka me këtë. "Televizioni është kinemaja e re", kjo është një thënie aq e shumëcituar, sa edhe e pamend. Sepse në pjesë të tjera të botës kinemaja sigurisht nuk është në krizë. Por në Hollywood po. Për këtë arsye shumë regjizorë inteligjentë amerikane shkojnë kohët e fundit në drejtim të televizionit. Sepse nuk duan të marrin pjesë më në blockbuster boshe, ala Hollivud.
Prej dy tre vjetësh duken përmirësime
Por ka ca kohë që përmirësimet duken edhe në ekranin e madh. Një brez i ri regjizorësh dhe producentësh të Hollivudit po tërheq vëmendjen. Sidomos me eksperimentime formale, me filma artistikë ambiciozë. Richard Linklater dhe filmi i tij "Boyhood" është një shembull i kësaj. Edhe Wes Anderson filmi i të cilit "Grand Hotel Budapest" fitoi katër trofe. Dhe meksikani Alejandro González Iñárritu. Hollivudi ka ditur gjithmonë të tërheqë talente nga jashtë. Mund të përmenden edhe disa emra më shumë, prej atyre që nuk ishin në natën e fundit Oscar. Oscarët për "Birdman", "Boyhood" dhe "Grand Hotel Budapest" janë vetëm shenja më e dukshme e kësaj rilindjeje të Holivudit. Është mirë që "Academy of Motion Picture Arts and Sciences", e cila ndan çdo vit çmimet Oscar, e shprehu tani këtë gjë.