Ja tabela e dënimeve sipas shteteve nëse shkelë rregullat e koronavirusit, por vetëm Shqipëria do ta bëjë 15 vjet burg

Nga Pëllumb Nako

Dënimet për shkelje të karantimit në disa vende perëndimore janë si me poshtë. Ndërsa në Shqipëri 15 vite burg kush shkel karantinën dhe infekton të tjerë, pra kështu do vendos parlamenti shqiptar afatin e dënimit të parashikuar në kodin penal. Dhe u tha që masa të tilla janë vendosur edhe në vende të ndryshme të Europës. Por nuk është aspak kështu.

Më poshtë po paraqesim disa shteteve:
Franca: 3700 euro gjobë dhe maksimalisht 6 muaj burg.
Italia: 3 000 euro gjobë dhe 5 vite burg.
Belgjikë : 500 euro edhe burg nga tetë ditë në tre muaj.
Spanjë: gjobë nga 100 deri në 600 000 euro deri në një vit burg.
Zvicra : gjobë deri në 5000 franga zviceriane.
Luksemburg: Gjobë nga 145 deri më 4000 euro gjobë.
Norvegji: Gjobë 1250 euro dhe nëse nuk e paguan kryen 10 ditë burg.
Austri: Gjobë deri më 2000 euro.
Bullgaria: Gjobë nga 500 euro në 5000 euro deri në 5 vite burg.
Rusia : gjobë deri në 80.000 rubla dhe deri në 5 vite burg kur shkaktohet viktimë.
Polonia: gjobë nga 5000 në 30 000 zllotis.
Hong Kong : gjobë , 6 muaj burg.
Gjermania nuk e ka vendosur sitemin e karantinës të plotë.
Hollanda nuk ka aplikuar karantimin.

Pra siç shikohet nga shtetet e mësipërme asnjë vend nuk ka masa kaq të larta dënimi, aqsa do miratojë mazhoranca e PS.

SHKARKO APP