Ju të PD-së së vulës, doni DAJAK!
Nga Daniel Muçaku-
Nuk ka më skandal dhe me turp se sa ajo që po ndodh me partinë më të madhe opozitare e cila bëri histori në Shqipëri.
Partia Demokratike e Shqipërisë rrëzoi komunizmin, vendosi shinat e trasesë së kapitalizmit, hoqi vizat për shqiptarët, pranoi vendin në NATO dhe bëri Rrugën e Kombit.
Natyrisht që kjo PD ka bërë gabime të mëdha ndër vite, pasi ka manifestuar arrogancë dhe dhunë ndaj mediave të lira të kohës apo edhe plot faje të tjera.
Por që të vinte puna kështu që kjo PD të përfundojë zyrtarisht në duar sharlatanësh dhe njerëz pa pikë gjaku demokrat, kjo nuk ishte menduar kurrë.
Sali Berisha mbetet lider dhe udhëheqës, po sikurse PD-ja edhe ai ka bërë plot gabime e faje, porse që të shkojë puna derisa një person me emrin Enkelejd Alibeaj të uzurpojë partinë demokratike dhe të tallet me emrin dhe flamurin e saj, kjo nuk durohet për asnjë demokrat në Shqipëri.
Si rregull vendimi i gjykatës nuk kundërshtohet, por zbatohet ndaj kot të themi se kjo që bëri gjykata e apelit në Tiranë është e padrejtë, duke ia dhënë emrin dhe vulën disa personave që nuk duan të ketë më parti demokratike, që gjeti pretekstin se gjoja në gjykatë akoma figuron emri I Lulzim Bashës si kryetar ndaj po ja japim partinë prapë Bashës dhe grupit të tij të kryesuar nga Alibeaj.
Kjo ishte tragjedia, pra që gjykata nuk ia dha Berishës që i takon PD sepse ai ka shumicën e demokratëve, në mos të gjithë.
Ndërsa komedia vjen në KQZ, kur Enkelejd Alibeaj nuk ka dokumentacion të plotë për tu regjistruar pasi ka paraqitur emrin e Lulzim Bashës si kryetar nga gjykata por nuk e njeh Bashën si kryetar kur vjen puna në KQZ!
Thotë se jam unë kryetar i PD. Nga ana tjetër kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka dhënë 48 orë afat palës së partisë së vulës që të sjellin dokumentacion të plotë më firmën e Lulzim Bashës sepse ai figuron kryetar. Sot në mesditë ishte Enkelejd Alibeaj që përcolli në KQZ përgjigjen se nuk sjellim asnjë dokument tjetër ndaj na regjistroni se jeni ju gabim.
Por afati 48 orësh përfundoi dhe tani duhet që Ilirjan Celibashi të firmosë mos regjistrimin e PD-së se Enkelejd Alibeajt në zgjedhje.
Me sa duket këta që kanë vulën dhe emrin e PD me vendim gjykate e dijnë fare mirë se nuk marrin vota në zgjedhje dhe do të turpërohen në sytë e publikut, ndaj po gjejnë forma dhe makinacione që të mos futen në zgjedhje me justifikime idiote se nuk don KQZ të na regjistrojë.
Pra Lulzim Bashën për të fituar gjyqin e përdoren si emër, ndërsa tani që duhet të regjistrohen në KQZ sipas Kodit Zgjedhor, thonë se nuk e njohim Lulzim Bashën si kryetar.
Ky është një turp dhe krim i madh që i bëjnë partisë demokratike si emër dhe histori.
Këta që kanë vulën e PD duhen rrahur me shkopinjë thane dhe me hithra derisa të mos marrim më frymë!
Dajaku është në fund për këta që shkatërruan Partinë Demokratike, duke e përdorur për pushtetin e PS.
Bile edhe dajaku është pak për këta soji politikanësh të blerë nga pushteti!