Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Krimi alias De

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:29
Krimi alias De
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

OPINION

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Frrok Çupi

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ka lindur një fjalë e re, një fjalë e gjatë dhe thuajse e pakuptimtë. Fjala e re është "De- kriminalizimi".

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duket qartë se ka lindur nga KRIMI. Fjala "krim" është aq e vjetër dhe aq e njohur. Ndoshta është aq e vjetër sa vetë njeriu. Me siguri është më e vjetër se vetë Krishti që njerëzia e mban si më të parin e krijesave "pa krim". Ndoshta është aq e vjetër sa Eva dhe Adami. Ose edhe më e vjetër se mëkati ose krimi Evës dhe Adamit. Që kur lindi njeriu, që aty lindi krimi: Krimi kundër vetes, krimi kundër prindit e kundër fëmijës, krimi kundër pasurisë, krimi kundër popujve dhe kundër Zotit. Vetëm Zoti kreu një hakmarrje kundër krimit të njeriut; edhe ai vetëm një herë. Kur njeriu u ngjit në kullën e Babelit, aty Zoti u hakmor nga frika se njeriu arriti zotin. Dhe kaq.

Fjala "de- kriminalizim"…, kjo është çudia. Nuk është as në gjuhën shqipe, por as saktësisht në ndonjë gjuhë tjetër. Duket se është shpikur edhe kjo fjalë për të qenë e pakuptimtë, ashtu siç është i pakuptimtë edhe vetë procesi de-kriminalizim. Po të bësh përsiatjen rreth fjalës, do të të duhej të pranoje më mirë fjalën "sh-njerëzim". Në fakt, po të thuash "de-kriminalizim", ke thënë fiks fjalën "sh-njerëzim", ose "sh-njeri". Sepse po të thuash se me per forza do të bësh dekriminalizimin e njeriut, kjo do të thotë se e ke shnjerëzuar ose shpërbërë si njeri. Njeriu e ka në natyrë, e ka përbrenda krimin…

Por përsiatja rreth fjalës "dekriminalizim" do të na çonte në ca labirinthe pa fund; njësoj si të kërkoheshin rrënjët e Babelit, kullë që kurë nuk ka ekzistuar.

Mund të arsyetohet edhe më shkurt rreth fjalës "de-kriminalizim". Mund të arsyetohet se kjo fjalë e re, e cila sapo hyri në fjalorin e përditshëm politik, vjen po nga fjala "krim". Domethënë është një zgjatim i fjalës KRIM. Ose një krijesë si procesionarja e pishës. Procesionarja, gjallesa në formën e një krimi, shkatërron tërë pyllin me pisha. E keni parë një masë të bardhë si pambuk në degët e pishave, nga e cila vjen vetë procesi i tharjes së pemës së mrekullueshme?! Aty është krimbi procesionare,  secili lind miliona krimba në ditë dhe të gjithë marrin formën e një procesi vdekjeje për pemën. Dhe nga ky proces marrin emrin "procesionare". Më duket se ka një ngjashmëri shumë të madhe me fjalën e re "de-kriminalizim". Sepse edhe dekriminalizimi vjen nga krimi.

Në rastin tonë, të politikës sonë parlamentare e qeveritare, etj., krimi e prinë dekriminalizimin; krimi e ka lindur këtë fjalë (njësoj si në procesionare) dhe krimi do ta çojë përpara procesin. Krimi ka shtuar vetëm dy shkronja: "De", duke e bërë të besueshme për naivët sikur po bëhet "de-kriminalizim".

Shikoni çfarë po ndodh:

1.

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një dokument, ose angazhim, të përbashkët mbi "De-krininalizimin e Kuvendit". Këtu, në këtë dokument, ka veç një vlerë, por që nuk është vlerë de-kriminalizimi. Vlera është se të dy palët, si maxhortanca edhe opozita politike, kanë arritur në përfundimin se "Kuvendi është kriminal, ose i kriminalizuar". Të dy palët, me 140 të zgjedhur si deputetë, në gjithë procesin kërkojnë veç një mekanizëm të thjeshtë, mekanizmin e fjalëzës "De". Kjo, si me magji, do ta zhdukte krimin nga Parlamenti (!). A mundet? Jo. atëherë e vetmja vlerë e parë mbetet se u pranua botërisht se Kuvendi i Shqipërisë qenka i kriminalizuar. I vetmi Kuvend në botën moderne. Fjalëza "De" nuk ka asnjë fuqi.

2.

Fjalëza e vogël "De" (shpesh herë tingëllon njësoj si fjala angleze "dead" ose i vdekur), është ngarkuar me një barrë aq të madhe sa askush nuk e beson se mund të shkulë peshën e rëndë të Krimit. Në fakt gjithë politika, që nga opozita deri te Kuvendi, ia kanë besuar "De-së" misionin e shporrjes së krimit. Është njësoj si një detyrë formale që shefi më lart ia ngarkon funksionarit poshtë tij. Njësoj si kreu i Parlamentit t'i ngarkojë Prokurorit misionin që të burgosë dy deputetë, mundësisht të dy katolikë. Prokurori këtë e bën. Por një copëz fjale siç është "De", vallë a mund ta mbajë barrën e rëndë që ta shporrë krimin?! Padyshim, e pamundur. Fjalëza e shkurtër "De" është zgjedhur qëllimisht kaq e shkurtër. Duke qenë kaq e shkurtër, sipër saj mund të kapërcejnë të gjithë të ngarkuarit me krim. Sado të ngarkuar me barrë krimi e korrupsioni, secili mund të kapërcejë mbi shkurtësinë e "De-së". Kapërcejnë ministra, prokurorë, drejtorë, gjykatës, funksionarë… Sepse, vallë, si mund të jetë Kuvendi i kriminalizuar, ndërsa qeveria të jetë e de-krim?! Një Kuvend i kriminalizuar lind, pa dyshim, qeveri e ministra në krim; lind prokurorë dhe gjykatës në krim; drejtorë e funksionarë në krim. Të kërkosh që të zhvishen nga krimi brenda orës, kjo është vetë një Krim.

3.

Përsëri shtrohet pyetja: Cila fjalë, vallë e udhëheq "de- kriminalizimin"? Shiko sa e gjatë shfaqet fjala. Por në fakt e udhëheq zemra e saj, fjala "Krim".

Në rastin tonë politik, kjo gjë bëhet shumë më konkrete. Kuvendi (i krimtë, ose i kriminalizuar), ka marrë përsipër që të luftojë Krimin. Domethënë krimi lufton krimin…  E pamundur. Ose do të ishte e mundur sikur ky Kuvend të ishte vetë Zoti. Por jo Zoti i Biblës që ka prurë deri këtu te ne Mitin e Kullës së Babelit. Zoti i Biblës kishte aq arsye dhe aq kuptim me njeriun, saqë nuk lejoji njeriun të ngjitet deri në Qiell. Por nuk pretendoi se edhe Kullën e kishte ndërtuar vetë; dhe po vetë do ta ulte në tokë njeriun e do të ulte edhe Kullën. Jo. Ky Kuvend po pretendon se është ai farë Zoti që edhe e ndërton Kullën e Krimit, por edhe e zhbën Kullën e Krimit. E pamundur. Është një ironi ndaj Njeriut. Ose mund të themi se është edhe një Krim plus.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 4 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 13 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 19 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 38 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.