Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeministri Rama dhe krimi financiar

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme nënshkruan dje në prani të kryeministrit një morandum bashkëpunimi për luftën kundër evazionit fiskal. Dokumenti mes tre institucioneve miratohet 18 ditë pas nisjes së aksionit kombëtar për mbledhjen e taksave dhe abuzimeve me tatimet. Synimi është që çdo abuzim që ndeshet në fushën e taksave dhe tatimeve, të kapet në kohë rekord nga Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe më pas të ndiqet procedura penale nga Prokuroria e Përgjithshme. Po përse duhet një marrëveshje mes tre institucioneve që kanë për detyrë të zbatojnë ligjin? Përvoja ka treguar se edhe kur një institucion, siç është Ministria e Finncave konstaton një shkelje, procedurat burokratike nga policia në prokurori dhe më pas në gjykatë, bëjnë që çështja të mos trajtohet në kohë. Madje edhe të mos ndëshkohet si pasojë e shkeljeve procedurale dhe kleçkave të tjera ligjore. Ndaj takimi i djeshëm i tre drejtuesve të institucioneve në prani të kryeministrit Edi Rama ishte një sinjal për t’i dhënë seriozitet gjithë aksionit kundër shkeljeve në tatime. Një skemë të ngjashme kryeministri Edi Rama ndoqi dhe në rastin e abuzimeve me energjinë elektrike, duke kërkuar nga institucionet trajtimin e çështjeve në kohë rekord. Aksioni nuk ka më në epiqendër tregtarët dhe bizneset e vegjël që kanë xhiro modeste vjetore, por do të përqendrohet tek biznesi i madh. Kjo pasi shumica e abuzimeve dhe vjedhja e taksave apo fshehja e të ardhurave bëhet nga biznesi i madh. Pas sipërmarrjeve të mëdha fshihen gjitmonë interesa të ndryshme ekonomike të lidhura me politikën dhe vetëm një institucion siç është Ministria e Financave do të ishte i pamundur të godiste biznesin e madh që abuzon.
Kryeministri Edi Rama ka bërë një plan dhe duhet përgëzuar nëse arrin ta çojë deri në fund luftën ndaj krimit financiar. Është ky krim që mban gjallë çdo lloj krimi tjetër në këtë vend e duket se Adriatik Llalla që ka hetimin e prangat, Saimir Tahiri  ka sektorin kundër krimit ekonomik e policinë dhe Shkëlqim Cani me tatimet e doganat, pra kjo treshe mund e duhet të vendosin ligjin e rregullin kudo dhe sidomos mbi bosët e mëdhenj, të cilët qarkullojnë miliarda e miliarda lekë dhe paguajnë tatime në shuma qesharake.
Edi Rama duket se e ka gjetur ku duhet të godasë e që janë "peshqit e mëdhenj" të biznesit të cilët mbajnë politikanët  dhe këta të fundit garantojnë biznesin të mos paguajë miliona euro buxhetit të shtetit. Siç duket, po përgatiten arrestime të mëdha tek ata që kanë fshehur bilancet dhe falsifikuar kontrata etj. “Ky është një bashkëpunim që synon në radhë te parë zemrën e evazionit, që janë kompanitë e mëdha, shmangësit e mëdhenj të detyrimeve tatimore. Është koha për goditjen e duhur ndaj krimit financiar që prej 20 e kusur vitesh nuk është prekur kurrë në Shqipëri”, – u shpreh dje kryeministri Edi Rama.
Aksioni pritet të sjellë jo vetëm shtimin e të ardhurave, por edhe vendosjen e ligjit në gjithë sektorin e biznesit, si dhe një konkurencë të ndershme mes sipërmarrjeve të mëdha në vend. Memorandumi i nënshkruar mes tre institucioneve ka një mangësi. Prokuroria ka dëshmuar se është serioze në zbatimin e ligjit. Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri në çdo aksion të qeverisë dhe nisma të mazhorancës ka qenë në pararojë, duke marrë edhe kosto. Ministria e Financave është institucioni më i interesuar që kjo reformë të ketë sukses, pasi nga ajo do të varet edhe vetë suksesi i ministrit. Në këtë trinom institucionesh mungon një hallkë e rëndësishme që është drejtësia. Krimi financiar është ndër më të komplikuarit, që ka tentakulat e veta në gjithë strukturën e shtetit, ndaj nëse Rama arrin ta bëjë aksionin spektakolar me Adriatik Llallën, Saimir Tahirin dhe Shkëlqim Canin, çdo gjë mund të rrëzohet në dyert e gjykatave nga gjyqtarë që deri dje merrnin shuma  në rryshfet për të dhënë një vendim gjykate kundra ligjit, ndonëse e “ vishnin” me ligj.
 
Krimi financiar është ai që përdor  ryshfetin, politikën, etj për të shtuar monopolet e tyre , bile në shumë raste është pjesë e krimit të organizuar.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.