Kujdes qeveritarë, jo hashash! Koronavirusi pret te dera njerëzit e hashashit!
Tymosja e hashashit, edhe me raste, mund të shtojë rrezikun që të vuani nga komplikacionet prej koronavirusit të ri. Virusi i ri është një sëmundje respiratore që mund të shkaktojë nga sëmundje e butë e deri te pneumoni dhe mosfunksionim organesh.
Zyrtarët dhe politikanët shqiptarë që pijnë, jo vetëm hashash, të ruhen se koronavirusi pret te dera! Ndërsa ata politikanë që konsumojnë kokainë fare të pastër të ruhen me shumë se hashashi se i “bluan” korona po i zuri rrugës duke zbrit nga Dajti.
Mjekët thonë se kanabisi sjell inflamacion në mushkëri, çka ndikon aftësinë e trupit për të luftuar virusin, raporton Daily Mail.
“Ajo që ndodh në rrugët e frymëmarrjes kur tymos hashash është se shkaktohet një shkallë inflamacioni, shumë e ngjashme me bronkitin, shumë e ngjashme e ngjashme me atë që shkaktojnë cigaret,” tha mjeku i njohur, Albert Rizzo për CNN.
Përveç kësaj, mjekët thonë se përdorimi i kanabisit e bën më të vështirë që të diagnostikohet koronavirusi. Kjo për shkak të se të dyja shkaktojnë kollë të thatë.
Tymosja e hashashit shkakton dëmtime në mushkëri. Ky është një problem në SHBA, ku numri i atyre që përdorin hashash është shtuar ndjeshëm. 43 milionë amerikanë thonë se kanë përdorur hashash.