Kurrsesi mos merrni anti-inflamatorë (ibuprofen, kortizon…) për të parandaluar coronavirusin! Vetëm ulni iminitetin e trupit!
Lajmi i rremë se anti-inflamatorët ndihmojnë luftën kundër koronavirusit mbetet kriminal. Në shumë farmaci shqiptare për të shitur stoqet e këtye ilaçeve kanë përhapur lajmin se ibuprofen, kortizon, etj (si inflamatorë) e ndalojnë koronavirusin. Ndërkohë që ndodh e kundërta. Ja se çfarë kanë bërë autoritetet franceze për këtë gjë.
Autoritetet franceze kanë paralajmëruar që ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht mund të përkeqësojnë koronavirusin.
Ministri i shëndetësisë i vendit, Olivier Véran, i cili është një mjek dhe neurolog i kualifikuar, ka postuar në Twitter: “Marrja e anti-inflamatorëve [ibuprofen, kortizon …] mund të jetë një faktor në përkeqësimin e infeksionit. Në rast ethe, merrni paracetamol. Nëse tashmë po merrni ilaçe anti-inflamatore, kërkoni këshillat e mjekut tuaj”. Sipas kesaj teorie perdorimi i antiiflamatoreve ul rrezistencen e imunitetit tek i semuri qe mbetet tani per tani, ne mungese te zbulimit te nje mjekimi, e vetmja.menyre qe trupi te luftoje koronavirusin.
Ministria e shëndetësisë shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paracetamolin sepse “kjo do të zvogëlojë ethet pa kundërsulmuar me inflamacionin”.
Pacientët francezë janë detyruar të konsultohen me farmacitë që nga mesi i janarit, nëse dëshirojnë të blejnë qetësues, përfshirë ibuprofen, paracetamol dhe aspirinë. Jean-Louis Montastruc, drejtuesi i farmakologjisë në spitalin e Toulouse, i tha radios RTL: “Ilaçet anti-inflamatore rrisin rrezikun e komplikimeve kur ka ethe ose infeksion”, pra duke ndihmuar corona virus pa e kuptuar sepse ul imunitetin e trupit, shkruan gazeta britanike The Guardian