Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kush janë mediat që kërcënojnë Ramën?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri të tregojë emrat e shantazhuesve sepse “Koha Jone”, e cila është djegur natën e 2 marsit 1997 nga pushteti dhe SHIK-u nuk mund të pranojë të futet në një thes me këto media.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Komisioni Europian prezantoi dje Progres-raportin për Shqipërinë. Dokumenti ku vlerësohet puna e vitit të fundit për qeverinë, iu dorëzua kryeministrit Edi Rama nga ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministri dhe ambasadorja e BE-së u ndalën në procesin e reformave që ka kryer dhe duhet të kryejë ekzekutivi shqiptar.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Edi Rama foli prerë se do të vazhdojë pa u stepur në udhën drejt BE-së me çdo çmim. Ndërsa ambasadorja e BE-së theksoi se Shqipëria ka ecur mirë në rrugën drejt Brukselit dhe duhet përgëzuar. Ajo u shpreh gjithashtu se qeveria mbetet e qartë dhe e vendosur në udhën ndaj reformave. Ndërsa për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, Vlahutin tha se ato do të hapen në momentin që mbarohet reforma në drejtësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por pjesa më e nxehtë e konferencës së djeshme ishte pjesa e medias dhe raporti për lirinë e medias në Shqipëri. Në këtë pikë foli Edi Rama, i cili së pari tha se reforma në Radio-Televizionin Publik do të jetë e shpejtë dhe se nuk presim më PD-në e cila e ka bllokuar atë. “RTSH është katandisur, – tha Rama, – në një gjendje skandaloze”. Si rrallëherë, kryeministri shigjetoi median private, duke etiketuar një pjesë të tyre si "këneta mediatike" që bëjnë pis gjithçka në vend. Një mesazh të veçantë, kryeministri pati edhe për pronarët e kompanive mediatike, që sipas tij e përdorin median “për të bërë shantazh, e përdorin median për të vënë gjoba, e përdorin median për të çuar mesazhe, pasi bëjnë kërkesa, të cilat janë të paplotësueshme”. Në këtë pikë, Rama tha prerë: “Ta harrojë çdo pronar mediash në Shqipëri se do të marrë nga kjo qeveri një gjë të paligjshme, se ka në dorë një top me të cilin gjuan me baltë mbi qeverinë, apo mbi këdo tjetër që i shërben këtij vendi aq sa mundet, ashtu si di dhe gjykimin për të cilin, ne e presim nga vota e popullit”.

Kryeministri ka zbuluar dje edhe një pjesë të marrëdhënieve mes disa mediave dhe politikës gjatë viteve të fundit. Tonet e përdorura në konferencë tregojnë se ekzistojnë edhe mesazhet e pronarëve të mediave dhe shantazhet që u bëhen institucioneve të qeverisë, madje nuk përjashtohet edhe mundësia që mesazhet i shkojnë vetë kryeministrit. Dhe i shkojnë pa asnjë droje. Fakti që ai e thotë këtë gjë publikisht tregon se tensionet kanë arritur edhe në kërcënime të hapura. Gjuha e kryeministrit flet se qeverisë po i vendosen gjoba nga media të caktuara. Në këtë situatë do ishte më e udhës që replikat të mos vazhdonin me aludime dhe përfshirje të gjithë mediave në një “thes” të pistë. Ashtu siç kryeministri ka vendosmërinë për të bërë reforma të forta në disa sektorë, mbase është koha që problemin me mediat ta trajtojë në mënyrë të hapur dhe publikisht. Derisa dje foli për “këneta mediatike”, Edi Rama duhet  t’i denoncojë publikisht me emra pronarësh të mediave presionet, shantazhet dhe të nisë një reformë ligjore në bashkëpunim me median profesionale dhe shoqërinë civile për normalizimin e tregut mediatik. Por një reformë e tillë bëhet duke ndarë “kënetat mediatike” nga mediat e tjera që ruajnë parimet profesionale. Në këtë mënyrë qeveria do të shpëtojë edhe nga sikleti i sulmeve të stisura dhe akuzave për korrupsion vetëm që pronarët e këtyre mediave të marrin liçensa, leje ndërtimi, privatizime, tendera miliona euro,etj. Opinioni publik kërkon të dijë se cilat mediat pasqyrojnë të vërtetën dhe cilat fshehin vendosin gjoba për llogari të pronarit të tyre. Edi Rama duhet të flasë me emra konkretë, bile sipas Kodit Penal ai që ka dijeni për krimin e nuk  tregon, dënohet. Pra Kryeministri që i ka këto sms apo telefonatat e këtyre pronarëve të medias që bëjnë shantazhe duhet ti denoncojë në Prokurori, porse pikësëpari tu thotë emrin publikisht.

Marrëdhënia mes medias dhe qeverisë është e ndërlikuar në çdo vend, por në Shqipëri për shkak të traditës 8-vjeçare që Berisha krijoi me median klienteliste, problemi është më i rëndë. Edhe për historinë e medias së lirë në këto 25 vite, duhet të flitet. Në të vërtetë, Edi Rama ka të drejtë në këtë rast në lidhje me median, pasi disa pronarë i kanë bërë mediat e tyre vetëm për të bërë presione për tendera apo leje ndërtimi e jo për të informuar publikun. Por Edi Rama gabon kur nuk iu thotë emrin apo emrat. Pse nuk tregon Kryeministri? Çfarë fsheh? Ai nuk ka përse  i përzien të gjithë në një thes “kenetash mediatike”, pasi ka media serioze e korrekte, ka media që janë djegur për lirinë e medias, siç e di mirë Kryeministri Rama. Gazeta “Koha Jonë” u dogj nga pushteti dhe SHIK-u natën e 2 marsi 1997 e ku shikasit morën gazetarin Zamir Dule nga redaksia në orën një të natës dhe e sakatuan në komisariatin numër tre të policisë në Tiranë. E dërmuan me dru e grushta, aqsa Zamir Dule sot është një martir i gjallë i medias së lirë.

Ne si redaksi e gazetës së parë të pavarur e private në Shqipëri duam që Edi Rama të thotë me emra pronarësh, mediash, gazetarësh apo analistësh që i shkojnë për privilegje, tenderime, privatizime, leje ndërtimi për pallate,etj . Ndryshe Edi Rama e ka humbur pavarësinë e të qënurit i lirë si kryeministër apo si intelektualë i lirë ,si dikur, kur shkruante në mënyrë brilante ndër vitet 1992-1997, po në “Koha Jonë”.

Redaksia “Koha Jone”

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.