Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lukunia e ujqërve

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Afera e “CEZ Shpërndarje”-s gjatë muajve të fundit ka përfshirë në vorbullën e saj emra të lartë të politikës. Ish-kryeministri dhe kreu aktual i Kuvendit, Ilir Meta është politikani që prej një muaji është në qendër të ciklonit. Nga dje gjërat janë qartësuar se “ish-kryeministri socialist i dënuar” nuk ishte Meta, porse Vilson Ahmetaj. Edhe ish-kryeministri Berisha u tërhoq nga sulmi politik për Metën në lidhje me CEZ. Edhe vetë PS dje nëpërmjet deputetit Taulant Balla deklaroi se “ Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

 Megjithatë, akuzat ndaj Ilir Metës kronologjikisht janë të lidhura me zhvillime të tjera të rëndësishme në jetën ekonomike dhe politike të vendit. Janë disa grupe politiko-financiaro-mediatike që kanë interesat financiare e që duket se nuk kanë patur hapësirën e duhur për të bërë çfarë donin siç kanë bërë në tetë vitet e drejtimit të qeverisë nga Berisha.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Kastriot Ismailaj, njeriu që etiketohet se qëndron pas gjithë vjedhjes së lekëve të borxheve që mblodhi “CEZ Shpërndarje” është arrestuar gati një vit më parë. Nëse ai ka dëshmuar kundër Ilir Metës ( gjë që nuk e ka bërë deri tani), atëhere përse emri i Metës doli në skenë vetëm një muaj më parë? Cili grupim financiar kishte interesa për ta goditur Metën? Por nuk është kjo e vetmja çështje me shumë pikëpyetje. Gjatë muajit të fundit, thuajse në mënyrë të koordinuar, çdo javë ka një “fakt” që pretendonte se e lidh emrin e Metës me çdo kusht me aferën e “CEZ”-it. Kjo furtunë “informacionesh” vijon edhe kur faktet përgënjeshtrohen. Rasti i BIRN është i pari, ku vetë avokatët dhe më pas qeveria shqiptare që paguan avokatët deklaruan se emri i ish-kryeministrit Meta nuk është përmendur në asnjë rresht. Por duhej, dikush, patjetër të përmendte emrin e Metës që të hidheshin në sulm për ti marrë 270 mijë votat e LSI e për t’i ndarë mes tyre. Dhe pas tyre rrinin grupimet mediatike e financiare për të përlarë nga sofra e pushtetit, atë që nuk kishin arritur ta kapnin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

 Rasti tjetër është ai i lidhjes së “lajmit” të kërcënimit të dëshmitarit të mbrojtur, Elvis Mataj. Fillimisht, u tha se ishte një eksponent i lartë i LSI-së. Në fakt  ka qenë vetëm tre muaj në fillimet e kësaj partie nëntë vite më parë dhe më pas është marrë vetëm me biznes privat. Por historia vazhdoi me kërcënimin e tij, ku një video që pretendonte se Mataj kërcënohej nuk tregonte asgjë më shumë sesa një debat gati banal mes dy ish-shokëve në një lokal të Tiranës. Në fund, teoria e kërcënimit vazhdoi dhe media të caktuara pretendonin se dëshmitari që ruhej nga forcat RENEA me paratë e shtetit, po kërcënohej po nga shteti. Është paksa logjikë absurde, por nëse dëshmitari i ruajtur do kërcënohej nga vetë shteti, pse duhet ta bënin këtë gjë në një ambient publik, kur policia i rri 24 orë tek shtëpia? Kur edhe ky variant nuk ngjiti, në skenë dolën emrat e Tom Doshit dhe Dritan Priftit, të cilët rezultojnë se kanë njohje të vjetra me personin që akuzohet për borxhet e “CEZ”-it, Kastriot Ismailaj. Këtu gjërat komplikohen pak, pasi Doshi dhe Prifti, vetëm 6 muaj më parë akuzonin Metën se kërkonte t’i vriste. Për këto akuza, prokuroria nuk gjeti asnjë fakt dhe u rrëzuan zyrtarisht. Ndërsa sot akuzojnë Metën se i ka bërë presione Ismailajt dhe bashkëshortes së tij. Loja politike po vijon pa princip dhe pa moral, me video erotike, me shantazhe, akuza dhe sipas vetë protagonistëve.Jemi ende në fillim, pasi do të ketë  zhvillime të reja!

Në këtë amulli, ajo që nuk thuhet është se Ismailaj, Doshi, Prifti apo Mataj janë personazhe të dorës së dytë. Historia e nisjes së akuzave ndaj Metës të çon në tjetër drejtim. Prifti dhe Doshi u thirrën në skenë për të sulmuar Ilir Metën për shkak të llogarive të tyre personale që kanë nga e kaluara, por duket se nuk janë ata autorët e ngritjes së një stuhie të tillë.Janë vetëm disa persona që po përdoren si më të zellshmit. Në fjalimin e djeshëm në Kuvend, Ilir Meta tregoi vetëm një pjesë të asaj çka po luhet ndaj tij. “Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz, politik, ekonomik, mediatik dhe financiar për të më përfshirë me domosdo nëpërmjet një propagande mashtruese pa fakte dhe prova, përmes financimit mafioz të emisioneve dhe gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta dhe kolegëve deputetë”, – tha Meta.

Dhe nëse vendos faktet në rendin kronologjik e gjithë stuhia u gatua në studio mediatike. Personazhet që sot kanë marrë rolin e denoncuesit u sollën në studio televizive për të lidhur me çdo kusht emrin e Metës me Ismailajn, etj. Kur në fakt Ismailaj ishte vetëm një nga 8 kompanitë që mblidhnin borxhet. Për kompanitë e tjera askush nuk foli, por u kthye në debat publik vetëm një kompani që duhet të kishte lidhje patjetër me Ilir Metën. Ndërkohë që kompanitë e tjera, jo vetëm kanë lidhje me ish-kryeministrin Berisha, por edhe me vetë segmente të caktuara të këtyre mediave. Akoma asnjeri nuk i heton këto! Pse, kush është pas tyre? Njërëz të mediave apo biznesmenë që çojnë çantat me euro që të mos u dalë emri në publik?  Por ky nuk është problemi i vetëm. Mediat që nisën sulmin ndaj Metës janë vënë në rresht për të përfituar favore nga qeveria Rama që nga vitit 2013. Të mësuar me tenderat pa limit dhe me koncesionet ekonomike në gjithë vendin me Berishën, presin që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Kreun e Kuvendit dhe Kryeministrin Rama, sot. Janë po ato media, që në kohën e Berishës quheshin si ministri më vete, emëronin ministra, madje dhe shpallnin fituesit e tenderave në studio mediatike. Janë po këto media, që veç Metës, gjatë këtij muaji kanë vënë në shënjestër një zyrtar të lartë të LSI-së për një licencë rreth 40 milionë euro që duhet të paguajnë shtetit e nuk duan ta paguajnë!. Dhe kuptuan se për të marrë 40 milionë eurot ( që të mos ia paguajnë shtetit) mënyra më e mirë ishte të shantazhonin Metën, duke e futur në një histori korrupsioni me çdo kusht. Misioni i gazetarisë, e vërteta dhe paanshmëria duket se janë pallavra kur ka hyrë çdo njeri në media.

Lukunisë së ujqërve nuk u intereson se çfarë ka ndodhur me CEZ-in. E gjithë çështja është si të shantazhojnë numrin dy të koalicionit, të krijojnë një krizë në mazhorancë dhe për pasojë të përfitojnë koncesionet si dikur.

Janë vertetë ujqër që kanë shqyer tash sa vite e nuk janë ngopur akoma!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.