Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Magjarë dhe jaguarë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Hila.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në mandatin e tij të parë, Berisha  ndërmori një iniciativë sa populiste aq dhe bigote. Konsistonte në heqjen e shoferëve për zyrtarët e lartë dhe privatizimin e makinave që këta kishin në dispozicion. E gjitha ishte gjellë për dhëmbët e propagandës. Në fakt ishte korrupsion i pastër shtetëror. Pasi spastroi administratën dhe vendosi njerëzit e tij në postet kyçe, i doroviti edhe me makina. Autovetura dhe fuoristrada me pak mijë kilometra u shitën për një copë buke. Ndërkohë zyrtarët pasi futen makinat në garazhet e tyre, morën makina të tjera nga parqet e dikastereve me po ata shoferë që kishin. Qeveria miratoi edhe një vendim që i kompensonte me qindra mijëra lekë zyrtarët për të përballuar lëvizjet me makinat e tyre ose taksi! Tjetër shpërblim ky. E gjithë kjo ndodhte në kohën kur djali i Berishës lobonte për Gërdecin, ndërsa Berisha vete kishte veshur mantelin antikorrupsion te Robespierit dhe sokellinte kundër vaskave prej floriri të opozitës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Me ardhjen e qeverisë Rama në kuadër të programit “Shfaqja vazhdon”, kryeministri ju hoqi zyrtarëve kompensimin financiar. Një lloj poshtërimi tipik prej sundimtari oriental nga kryeministri i cili hidhte në gojën e turmave bashkëpunëtorët e vet dhe e sadizmit të këtyre të fundit për qeverisësit e tyre, sa nuk është e vështirë të kuptohet pse ky vend ka këtë klimë pabesie totale. Por këtë rradhë vartësit e Ramës lëviznin ose me makinat e tyre ose me ato të superamortizuara që kishin mbetur nëpër parqe. Komentet, shkrimet, ku gazetarë dhe anonimë kënaqeshin që shikonin në hall zyrtarët e shtetit të tyre gëlonin, a thua se i detyronte kush ti votonin. Qëmtoheshin shembuj nga shtete të zhvilluara si Norvegjia apo Suedia, dhe kërkohej paralelizëm më pocaqillëkun e Tiranës ku nuk ke ku parkon.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një shtet serioz, nuk lë zyrtarët e vet të telendisen rrugëve. Edhe një vend si Shqipëria, duke pasur parasysh nivelin e rrogave, trafikun publik mizerabël, sistemin rrugor sklerotik dhe mungesën e pakingjeve qytetës, nuk mund të marrë shembujt nordikë apo britanikë. Si mund të mendohet që një zyrtar të shkojë në takime apo mbledhje me makinën e tij, dhe nuk ka ku parkon. Apo të udhëtojë me sistemin publik që nuk ka as kushte, as orare. Si mundet komandanti i Forcave Tokësore, Ajrore apo Detare,  një njeri që lëviz qindra trupa e mjete, të udhëtojë me autobuzat e linjës?! Pasi sipas ligjit, kështu është.

Në një vit e gjysëm eksperiencë qeverisëse, kam përjetuar situatë tragjikomike. Tre herë kam mbetur në mes të rrugës duke shkuar në takime pune me të huaj, nga difektet e SEAT-it që kisha në përdorim nga parku i ushtrisë, një biçim bidoni me katër rrota. Në pritjen e ministrit kroat të mbrojtjes u prish në mes të rrugës nga Rinasi makina ku udhëtonte kabineti i tij. Ndërsa kur erdhi ministrja italiane e mbrojtjes, për fat që ajo udhëtonte me ambasadorin e saj, pasi makina e planifikuar, një LANCIA e superamortizuar, ju dogj motorri në mes të rrugës.

Shteti serioz nuk mund t’ia lejojë vetes një situatë post “revolucioni kulturor” kinez. Sjellja e qeverisë së shkuar, është në vazhdën e papërgjegjshmërisë së saj në qasjen ndaj shtetit. Do të ishte dinjitoze që qeveria aktuale të pajiste zyrtarët e saj me makina dhe ndryshonte ligjin pugaçovian të Berishës. Sa i takon markës dhe çmimit, mund  të blejë 3 ose 4 makina me çmimin e një Jaguari. Dhe kryeministri mund të jetë i qetë se bën një qasje dinjitoze në ndërtimin e shtetit, por dhe mos të merakoset se ku do të shkojnë paratë. Vaji do të bjerë gjithmonë në lakra. Por të paktën, funksionarët e shtetit do të kenë mundësinë e një prezantimi dinjitoz.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.