Mbi 100 mijë në bulevard, Ilir Meta fjalim madhështor

Presidenti premtoi publikisht dhe solemnisht se pas 15 marsit do të shpërndajë parlamentin e turpit, parlament që mbetet një ndër njollat më të zezë të historisë politike shqiptare. Shpërndarjen do ua firmos mu aty, në sallën e Kuvendit.

Pjesëmarrja masive e qytetarëve nga sheshi “Nënë Tereza” dhe deri te sheshi “Skënderbej” vlen më shumë se çdo sondazh apo llogaritje tjetër politike. Shqiptarët dje folën me praninë e tyre në shesh dhe mesazhi i tyre ishte i qartë kundër rilindjes dhe kundër keqqeverisjes së sotme. Manifestimi i djeshëm ishte një fitore e Ilir Metës si President i Republikës.

Shqiptarët ishte dje dëshmitarë të një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe nisjes së një epoke të re politike. Manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës, mblodhi në sheshin kryesor të Tiranës rreth 100 mijë qytetarë. Prania e jashtëzakonshme në shesh e qytetarëve nga gjithë Shqipëria dhe diaspora tregoi se kauza e kreut të shtetit për ruajtjen e Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit të Rilindjes mbështetet nga shumica e shqiptarëve. Pjesëmarrja masive e qytetarëve nga Sheshi “Nënë Tereza” dhe deri te sheshi “Skënderbej” vlen më shumë se çdo sondazh apo llogaritje tjetër politike. Shqiptarët dje folën me praninë e tyre në shesh dhe mesazhi i tyre ishte i qartë kundër rilindjes dhe kundër keqqeverisjes së sotme. Manifestimi i djeshëm ishte një fitore e Ilir Metës si President i Republikës. Pas më shumë se një vit betejash dhe përplasjesh politike me qeverinë, pjesëmarrja në shesh tregoi se Presidenti i Republikës nuk është vetëm në betejën e tij.

Nga dje, askush në qeveri apo anash saj nuk mund të akuzojë kreun e shtetit për axhendë personale apo qëndrime kundër interesave të qytetarëve. Qytetarët që ju përgjigjën thirrjes së kreut të shtetit i dhanë dje Presidentit të Republikës të drejtën për të vijuar betejën edhe në emër të tyre. Kushdo që deri më sot ka sulmuar institucionin e kreut të shtetit dhe aq më pak ka nisur komisione hetim-shkarkim ndaj tij, duhet të kuptojnë se përballë nuk kanë thjesht zyrtarin më të lartë të shtetit, por dhe politikanin që ka mbështetjen më të madhe në popull. Beteja e tyre nuk është me Ilir Metën, por me Kushtetutën, Presidentin e Republikës dhe sigurisht uraganin më të madh popullor që është parë ndonjëherë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kushdo nga Rilindja që ka ironizuar dhe fyer institucionin e kreut të shtetit, tashmë duhet të mendohet dy herë para se të flasë, sepse qëndrimet e Presidenti i Republikës u provua se mbështeten nga shumica e shqiptarëve. Idiotët e dobishëm të Rilindjes që ironizonin dhe termin Besëlidhje, nga dje në mbrëmje, pasi të kalojnë gjendjen e shokut që u shkaktoi uragan i popullor duhet të fillojnë dhe shohin problemet reale që kanë brenda partitë dhe qeverisë së tyre. Mbi të gjitha është koha për të menduar sesi do të tërhiqen nga çmenduria që ka nisur, pa kosto për vete dhe për vendin. Kryeministri Edi Rama thotë shpesh kur sulmon opozitën apo Presidentin se nuk kanë popull. Dje ishte populli i vërtetë e jo ai i Facebook-ut dhe administratës me pagesë. Nëse Edi Rama nuk e ka parë as këtë herë popullin kundër tij në bulevard, atëherë aq më keq për atë. Kryeministri duhet seriozisht të mendohet sepse balancat politike nuk janë më në krahun e tij, pjesmarrja e madhe ishte tregues edhe për ndonjë ambasador të huaj.
Sigurisht, në këtë protestë dhe masivitetin e saj kanë rolin e tyre dhe krerët e opozitës. Prania e Lulzim Bashës, Sali Berishës dhe gjithë spektrit opozitar i dha manifestimit tonin e një aktivitetit që nuk mbledh thjesht rreth tij partitë politike, por gjithë subjektet kombëtare që shqetësohen për fatet e vendit. Opozita ka axhendën e saj, por nuk mund të mungonte në këtë manifestim ku kryefjala është Kushtetuta dhe e ardhmja e vendit.
Manifestimi i djeshëm nuk do të mbahet mend vetëm për pjesëmarrjen, por edhe për mesazhet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta që mbajti një nga fjalimet më të rëndësishëm të karrierës së tij politike. Denoncimi i grushtit të shtetit ishte pjesa e parë e komunikimit të Presidentit, por Ilir Meta nuk u mjaftua vetëm me deklarata. Para qytetarëve që kishin mbushur sheshin Presidenti firmosi aktin e parë të asaj që quajti çmontim të grushtit të shtetit duke anuluar ligjin për betimin e gjyqtarëve. Pas këtij akti, kreu i shtetit bëri dhe një paralajmërim të fortë. Presidenti betoi para qytetarëve se nëse pas miratimit të reformës zgjedhore vendi nuk hyn në zgjedhje të parakohshme ai do të firmos, brenda në sallën e Kuvendit, shpërndarjen e parlamentit.
“Nëse grushti i shtetit dhe organizata mafioze ndërkombëtare që ka vite që luan me sovranitetin e popullit tonë nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë ju jap fjalën në emër të këtij flamuri për të cilin kanë rënë mijëra dëshmorë, se pas datës 15 mars kur të përfundojë reforma zgjedhore që është një kusht, nëse ata nuk do ta marrin seriozisht populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të parlamentit. Atje në mes të krimit dhe do t’i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar unë i pari, dhe gjithë populli kuqezi”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.
Thjesht me një fjalë, dje ishte ditë madhështorë për Republikën.
Mili Xhani

SHKARKO APP