Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Meta-Kolinda Grabar-Kitaroviç: Shqipëria dhe Kroacia, partneritet strategjik

Editorial
E mërkurë, 18 Gusht 2021 20:58
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Ballkanin që njihet për sherre dhe grindje mes shteteve ka dy kombe që bëjnë përjashtim. Shqiptarët dhe kroatët duket se janë të vetmit që historia nuk i përmend kurrë për konflikte apo mosmarrëveshje me njeri-tjetrin. Në Kroaci jeton një komunitet prej më shumë 20 mijë shqiptarësh, i vendosur aty rreth 300 vjet më parë, të cilët edhe sot ruajnë identitetin e tyre dhe janë pranuar si vlerë nga shoqëria kroate. Kroacia, sot vend anëtar i NATO dhe anëtar i Bashkimit Europian ka një peshë tjetër dhe ka rol orientues për vendet e Ballkanit që janë në proces integrimi. Në këto vitet e fundit, diplomacia jonë rajonale është luhatur sa mes Ankarasë dhe Beogradit dhe lojës së “madhe” gjeopolitike duke harruar rëndësinë që kanë shtetet e rajonit që janë pjesë e BE dhe kanë peshën e tyre në Ballkan. Kroatët janë popull trim, i kulturuar dhe bashkëpunues. Edhe në Botëror treguan se çfarë vlerash kanë brenda shpirtit kombëtar derisa arritën në finale e Botërorit, kur u eleminuan Gjermania, Anglia, Brazili, Argjentina, etj.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Për shkak të rëndësisë që kanë marrëdhëniet rajonale për Shqipërinë, vizita e Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç në Tiranë, me ftesë të Presidentit Ilir Meta, merr një peshë të veçantë. Vizita zyrtare të nivelit të lartë, si kjo e kryetares së shtetit kroat, tregojnë për një model të ri të diplomacisë rajonale që mesa duket ka munguar deri më sot. Ndaj dhe në deklaratën zyrtare, Presidentit Ilir Meta duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si të shkëlqyera kërkoi që raportet mes Tiranës dhe Zagrebit të kalojnë në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap diplomatik, mes të tjerash, nënkupton jo vetëm rritje të bashkëpunimit dypalësh, por edhe koordinimin e qëndrimeve për çështjeve të rajonit.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kroacia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fortë e çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Modeli dhe eksperienca e Kroacisë në BE, është shumë e vyer për ne shqiptarët. Po kështu, si dy vende anëtare në NATO, ne ndajmë vizion dhe interesa të përbashkëta edhe në fushën e sigurisë dhe për këtë kemi një bashkëpunim shumë të mirë e të konsiderueshëm dhe që do ta shtojmë akoma më tej në të gjitha aspektet. Dy vendet po punojnë që së shpejti ta ngrenë nivelin e bashkëpunimit, në atë të “partneritetit strategjik”,- deklaroi Presidenti Meta. Nga ana tjetër mes dy vendeve ka hapësira të mëdha bashkëpunimi, si ekonomia, energjia dhe infrastruktura, që deri më sot nuk janë shfrytëzuar si duhet. Kroacia është vendi që në rrugën për tu bërë pjesë e BE ishte më e suksesshmja se gjithë vendet e tjera të rajonit. Përvoja kroate në Bruksel cilësohet si model që duhet të ndiqet edhe nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Kroacinë për çështjen e integrimit është veprimi më i matur që mund të bëjë qeveria shqiptare. Kjo temë ishte pjesë e bisedës së presidentes kroate me kreun e shtetit ku mes dy vendeve pritet të ketë bashkëpunim të ngushtë për çështjen e integrimit.

Nga ana e saj, presidentja kroate ka risjellë në vëmendje se veç faktit se dy vendeve nuk ka pasur kurrë konflikte, shqiptarët e Kroacisë renditen te qytetarët që kanë sakrifikuar për lirinë e këtij vendi. Këtë detaj të rëndësishëm të raporteve mes dy shteteve, presidentja kroate e përmendi në fjalimin e mbajtur në takimin me Presidentin Meta, por edhe në fjalën e saj në Parlamentin Shqiptar. “Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën e tyre për Kroacinë dhe ne nuk harrojmë.  Miqësia jonë daton herët, që në kohën e Venedikut, pasi nuk ka fakte historike për konflikte midis dy vendeve. Kroacia e mbështet fuqishëm perspektivën europiane të Shqipërisë, rrugën drejt integrimit në BE dhe mirëpret progresin e bërë nga Shqipëria”, tha ndër të tjera Presidentja e Kroacisë, në fjalimin e mbajtur dje në Kuvend. Shenjë e rëndësisë që Shqipëria i kushton raporteve me Kroacinë janë dhe titujt dhe dekoratat që u akorduan për Presidenten Kitaroviç. Kreu i shtetit Ilir Meta i vlerësoi dje homologen kroate me “Dekoratën e Flamurit”, një nga medaljet më të rëndësishme të shtetit shqiptar për personalitetet e huaja. Po dje, Bashkia e Beratit i dha presidentes kroate titullin “Qytetare Nderi”, në shenjë mirënjohje për kontributin që ka dhënë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Një presidente si Kolinda Grabar-Kitaroviç është krenari jo vetëm për Kroacinë, por edhe një shembull për Europën, një BE e cila është mbërthyer në krizën e vetvetes. Ndaj bëri mirë që Ilir Meta e ftoi presidenten kroate, sepse ajo rrezatoi me vizionin e saj bashkëpunues rajonal.

Q.Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.