Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministri Bushati, drejtori i kabinetit dhe Turqia

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:49
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
 
Një lajm i pa dëgjuar për publikun e politikën. Greqia thërret për të kryer shërbimin ushtarak, shefin e Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Zoti Pirro Vengu rezulton të jetë me pasaportë greke dhe sipas ligjeve të vendit fqinj, ai duhet të kryejë shërbimin ushtarak deri në moshën 40 vjeç. Fletë-thirrja drejtorit Vengu i ka mbërritur  për të shkuar në ushtri nga Ministria e Brendshme në Greqi. Sipas legjislacionit grek, ai duhet të kryejë një shërbim ushtarak prej 6 muajsh. Ose arrestohet! Teksa prej dy vjetësh, ai mban detyrën e shefit të Kabinetit të ministrit Bushati dhe ka kujtuar se nuk e kërkojnë për ushtar. Mediat e djeshme online dhe një print e dhanë këtë lajm.Gazeta kërkoi dje një prononcim nga Ministria e Jashtme lidhur me këtë rast, pasi Panorama dhe shumë media online e kishin lajm kryesoir, por nuk pati asnjë konfirmim ose mohim lidhur me kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes Greke për shefin e Kabinetit të Ministrisë së Jashtme Shqiptare. 
Pavarësisht kësaj, skandaloze në këtë rast nuk janë as ligjet greke, pasi e duan nënshtetasin e tyre nën shërbim ushtarak, dhe as Pirro Vengu nuk ka asnjë faj që mban dy nënshtetësi e dy pasaporta, por më shumë se skandal është fakti që ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati mban në detyrën më besnike e më të sigurtë, një drejtor kabineti që i duhet të shkojë ushtar në Greqi. Një drejtor, në zyrën e të cilit kalojnë shkresa e dokumente sekrete të shtetit shqiptar, edhe kundër interesave nacionaliste të Greqisë, mban sekretet e krejt politikës së jashtme shqiptare! Kjo është e paimagjinueshme, se si mundet një Ministër i Jashtëm të mbajë afër si drejtor Kabineti një nënshtetas grek që nuk dihet se ku raporton, tek ministri shqiptar apo tek ministri grek. Nuk duam të vemë gishtin dyshues mbi Vengun, por një post i tillë duhet të ketë besueshmeri të madhe. Ministri i jashtëm grek kurrë nuk do të mbante një nënshtetas shqiptar,edhe sikur ai të ishte yll bote.
Problemi në këtë rast nuk është tek Pirro Vengu. Si një i ri me dy nënshtetësi, ai mund të zgjedhë të ndërtojë jetën e vet ku të dojë, por problemi komplikohet kur flasim për standardet më të cilat ai ka rritur të mbërrijë në majën e diplomacisë. Nga jetëshkrimi i tij, përveç se ka kryer arsimin bazë në Greqi dhe në Francë, nuk rezulton të ketë ndonjë kontribut në sektorin e diplomacisë. Mund të jetë një ekspert i komunikimit me shoqatat në Bruksel, por mes qindra ekspertëve të politikës së jashtme që ka me shumicë Partia Socialiste, përse duhej të zgjidhej një djalosh që ende nuk ka mbushur 30 vjeç, si shef i kabinetit të diplomacisë shqiptare? Por edhe ky fakt duket se nuk përbën shqetësim në një vend ku dihet si fitohen detyrat në administratë. Ose le të marrim faktin se mund të jetë talent, por dhe në këtë rast ka një përzgjedhje pasi dyshtetsia e tij mund të lerë vend për dyshime.Çudia në këtë rast është se përse duhej zgjedhur një person që ka pasaportë të huaj në një prej institucioneve ku më së shumti kalon informacion i klasifikuar top-sekret. Tek ai raportojnë gjithë ambasadorët shqiptarë kudo në botë, tek ai vijnë emaile, projekte, vizita, etj gjithçka që ka të bëjë me politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Nuk ka rëndësi nëse pasaporta është greke. Skandali do të ishte po kaq alarmant edhe nëse shefi i kabinetit do të ishte me pasaportë turke apo italiane. Imagjinoni tani ministrin e jashtëm të Turqisë apo vetë Presidentin turk si janë ndjerë kur kanë marrë lajmin se një grek punon si drejtor kabineti i ministrit të jashtëm shqiptar  dhe “vdes” për të forcuar miqësinë shqiptaro-turke! Sipas informacioneve tona në ministrinë e jashtme të Turqisë është marrë seriozisht ky lajm dhe janë ndjerë të befasuar, sepse shumë projekte në fushën e mbrojtjes dhe planeve të përbashkëta turko-shqiptare kanë shumë sekrete edhe ndaj fqinjit tonë jugor. Mbetet të shikojmë reagimin diplomatik turk në ditët në vijim.
  Për disa fakti i nënshtetësisë mund të duket një problem pa shumë rëndësi. Por le të marrim një shembull të kohëve të fundit. Pak ditë më parë Ministria e Jashtme greke pezulloi ambasadoren e përhershme në BE për shkak se nuk përfaqësonte siç duhet linjat e diplomacisë greke. Gazetarë shqiptarë që e njohin realitetin në Greqi thanë se largimi ka ardhur si pasojë e faktit se ambasadorja ka origjinë arvanitase (shqiptare). Pra çështja e origjinës të një diplomati shihet me lupë në vendin fqinj, në Greqi. Ndërsa ne, një person me nënshtetësi të huaj e bëjmë personin  më të rëndësishëm në diplomacinë tonë, pas Ministrit.
Pirro Vengu mund të punojë ku të dojë nëse e meriton, edhe drejtor dogane në Kakavijë apo shef komisariati në Kapshticë, por jo drejtor kabineti i ministrit të Jashtëm shqiptar.Nuk ka  shkelje ligjore, por është amorale e jo politike e jo atdhetare ky vendim i ministrit Bushati. Mund të jetë djalë më i zoti se ministri Bushati ky drejtor Vengu, por asnjeri nuk i beson, sepse ushtrinë do të shkojë ta bëjë në Greqi! Pikërisht, në atë ushtri që bërtet në jug të Shqipërisë, buzë kufirit “Vritini shqiptarët!” dhe si shenjë tabele qitje kanë koka shqiptarësh e flamurin shqiptar. A do të qëllojë edhe drejtor Vengu mbi koka shqiptarësh kur të shkojë ushtar në Greqi, sipas fletë-thirrjes greke!?
Më mirë të marrin ushtar në Greqi edhe ministrin Bushati. Të paktën ka syze e nuk shikon aq mirë nga sytë kur të qëllojë mbi tabelën e qitjes e ku për dreq do ti vendosin kokën e kryeministrit shqiptar!
 
A.    Prulli

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.