Mjeku i njohur Pëllumb Pipero: “Kjo histori me koronavirus mund të mbyllet nga fundi i qershorit”

Akoma do mbetemi në “luftë” edhe për muajt prill-maj-qershor sipas mjekut të njohur Pipero. Profesori dhe mjeku Pëllumb Pipero, duke folur në “News 24” në lidhje me pandeminë e koronavirusit, u shpreh se “kjo histori mund të mbyllet edhe në fund të muajit qershor”.

Pra mund të mbyllet, sepse anjë nuk siguri si do vijojë vera.

“Duhet që të vazhdojmë që të kemi shumë kujdes. Unë e kam thënë se me uljen e personave të prekur, masat do të ngadalësohen. Ky është fillimi i fundit. Kjo histori mund të mbyllet nga fundi i qershorit. Duhet modeomos që gjithë rajoni të jetë i qetë që edhe Shqipëria të jetë e qetë.

Shkenca po punon. Ndoshta mund të kemi edhe vaksinën, ndërsa temperaturat do jenë në favor të luftimit të koronavirusit. Nëse ndodh që ky virus të kthehet prapë, bota është më e mësuar. Këtë herë kishim pasoja rrënuese”, tha Pipero.

Më tej, Pipero u shpreh se virusi nuk është në ajër, por përhapet me anë të kontakteve.

“Nuk mund të themi që nuk mund të kalojmë këtu apo jo. Virusi vjen tek ne përmes kontakteve të afërta dhe nuk është në ajër. Prandaj, shmangia e kontakteve është e rëndësishme. Të shmangim kontaktet. Sidomos të sëmurët kronikë duhet të kenë shumë kujdes.

Masat janë të nevojshme që të respektohen, pasi përndryshe mund të infektohemi. Kjo është periudha më e rëndësishme për të luftuar Covid-19”, u shpreh Pipero.

Pra nga korriku duhet të kemi paksa liri!

SHKARKO APP