FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Neritan Ceka: Teatri Kombëtar nuk duhet të prishet, por të restaurohet

Akademiku dhe intelektuali Neritan Ceka në një intervistë me news24, këtë pasdite, tha se nuk duhet në asnjë mënyrë të shembet Teatrit Kombëtar. Por duhet të restuarohet, duke e parë krejt zonën në harmoni që nga ndertesat e ministrive, Bashkia, ndërtesat e Toptanëve, Teatri Kombëtar, Akademia e Shkencave, etj. Ata që synojnë prishjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar- tha Neritan Ceka- kanë plane djallëzore për interesa biznesi. Plani gjoja francez është një shkatërrim i gjithçkaje historike për Tiranën dhe sidomos për qendrën e saj historike.

Më tej Ceka shtoi se edhe qendrën historike të Durrësit këta e shkatërruan aqsa një idiot në qytetin bregdetar tha se edhe unë do të lë gjurmë në historinë e Durrësit, dhe me pas e shkatërroi krejt historinë mbi dy mijëvjeçare të Durrësit, duke e mbytur në beton.

Neritan Ceka tha se edhe Maks Velo, që u ndaj jeta, ishte për ta ruajtur Teatrin, qendrën, bile ai ka bërë luftë edhe në kohën e diktaturës për të ruajtur xhaminë dhe Kullën e Sahatit, sepse kishte mendime nga komunistët e kohës për ti shembur.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?