Akademiku dhe intelektuali Neritan Ceka në një intervistë me news24, këtë pasdite, tha se nuk duhet në asnjë mënyrë të shembet Teatrit Kombëtar. Por duhet të restuarohet, duke e parë krejt zonën në harmoni që nga ndertesat e ministrive, Bashkia, ndërtesat e Toptanëve, Teatri Kombëtar, Akademia e Shkencave, etj. Ata që synojnë prishjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar- tha Neritan Ceka- kanë plane djallëzore për interesa biznesi. Plani gjoja francez është një shkatërrim i gjithçkaje historike për Tiranën dhe sidomos për qendrën e saj historike.
Më tej Ceka shtoi se edhe qendrën historike të Durrësit këta e shkatërruan aqsa një idiot në qytetin bregdetar tha se edhe unë do të lë gjurmë në historinë e Durrësit, dhe me pas e shkatërroi krejt historinë mbi dy mijëvjeçare të Durrësit, duke e mbytur në beton.
Neritan Ceka tha se edhe Maks Velo, që u ndaj jeta, ishte për ta ruajtur Teatrin, qendrën, bile ai ka bërë luftë edhe në kohën e diktaturës për të ruajtur xhaminë dhe Kullën e Sahatit, sepse kishte mendime nga komunistët e kohës për ti shembur.
