Nesër populli pushton bulevardin dhe sheshin
-Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi deklaroi dje se mbërritjen në Tiranë e kanë konfirmuar shqiptarë nga SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Irlanda, Holanda, Austria, Belgjika, Greqia, Turqia dhe vendet e tjera. Ndërkohë qindra artistë dhe intelektualë të njohur që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj kanë deklaruar se pjesëmarrja në manifestim është jo vetëm detyre qytetare, por edhe mision kombëtar.
-Një vend pa gjykata, pa parlament, pa demokraci, një vend ku media kërcënohet e të drejtat e njeriut shkelen çdo ditë dhe ku mazhoranca vjedh dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të quhet vend normal. Ndaj dhe Presidenti ka vendosur t’i përgjigjet kësaj çmendurie politike të qeverisë duke thirrur në shesh qytetarët për t’i thënë ndal paligjshmërisë. Nesër moria e qytetarëve do niset nga të gjitha rrethet drejt Tiranës, kurse vetë Tirana do prijë drejt presidencës.
E hëna e 2 marsit do të jetë dita që do të ndryshojë historinë politike të viteve të fundit. Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një manifestim mbarëkombëtar qytetarët për të mbrojtur Kushtetutën dhe parimet e shtetit ligjor. Rënia e institucioneve në vend, kërcënimi i demokracisë dhe përkeqësimi i zhvillimit social të vendit, ka detyruar kreun e shtetit që të zbres në shesh me qytetarët. Thirrja e një manifestimi nga kreu i shtetit për Rilindjen duket e pazakontë, por po kaq e pazakontë është situata në të cilën ndodhet Shqipëria. Një vend pa gjykata, pa parlament, pa demokraci, një vend ku media kërcënohet e të drejtat e njeriut shkelen çdo ditë dhe ku mazhoranca vjedh dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të quhet vend normal. Ndaj dhe Presidentit ka vendosur t’i përgjigjet kësaj çmendurie politike të qeverisë duke thirrur në shesh qytetarët për t’i thënë ndal paligjshmërisë. Manifestimi do të tregojë se Shqipëria nuk është ajo e oligarkëve të qeverisë dhe as e një mazhorance të blerë që po shkon qorrazi drejt autokracisë dhe diktaturës së një personi me emrin Edi Rama. Shqipëria është e njerëzve që më shumë partitë dhe propagandën qeverise duan një shtet ku Kushtetuta, ligjet dhe demokracia funksionojnë. Deri më sot Rilindja na ka treguar sesi shkatërrohet shteti. Na tregoi se demokracia dhe institucionet që u ngritën me mund në 30 vjet, mund të bien brenda pak muajsh në një dorë të vetme dhe vota vidhet edhe në procese farsë si ai i 30 qershorit. Rilindja na tregoi se autoritarizmi, diktatura të njëshit dhe regjime që vrasin çdo ditë demokracinë nuk janë histori të harruara për shqiptarët apo kuriozitete që ndodhi në vend larg nesh. Jo, falë Rilindjes mësuam se dhe duke qenë një vend në proces integrimi në BE, nëse institucionet dhe Kushtetuta nuk respektohet, rreziku që të kthemi në shtet autoritarist është më i madh së kurrë. Këto vite kur shqiptarët po ikin në emigrim nga sytë këmbët dhe shteti e institucionet janë thërrmuar, na mësuan edhe se regjimet nuk vijnë vetëm më vringëllima armësh dhe këpucë ushtarake, por dhe me atlete “Adidas” ngjyra dehëse dhe propagandë helmuese. Këto vite na mësuan se kushdo që vjen në qeveri, nuk ka rëndësi i majtë apo i djathë, nëse nuk ka busull kushtetutën dhe respektimin e ligjeve, herët e vonë do të përfundojë dukë shkatërruar shtetin. Për njëmijë e një arsye, kjo ka ndodhur me Rilindjen dhe 2 marsi është data kur shqiptarët do të flasin në bulevard dhe në sheshe. Rilindja ua hoqi mundësinë të flasin më vota në zgjedhje. Gjithashtu u hoqi Kushtetutën si dokumentin më të rëndësishëm që garanton qeverisjen korrekte, ndaj tashmë është koha që zëri i tyre të dëgjohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Manifestimi i 2 marsit në orën 17:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jetë dhe tubimi më i madh që është zhvilluar ndonjëherë, jo për partitë, por për mbrojtjen e Kushtetutës dhe institucionet. Të shtunën në mbrëmje me mijëra shqiptarë nga diaspora kanë konfirmuar mbërritjen e tyre në Tiranë në tubimin mbarëkombëtare. Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi deklaroi dje se mbërritjen në Tiranë e kanë konfirmuar shqiptarë nga SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Gjermania, Franca, Zvicra, Irlanda, Holanda, Austria, Belgjika, Greqia, Turqia dhe vendet e tjera. Ndërkohë qindra artistë dhe intelektualë të njohur që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj kanë deklaruar se pjesëmarrja në manifestim është jo vetëm detyre qytetare, por edhe mision kombëtar.
Partitë e opozitës, të gjitha në mënyrë unanime, kanë deklaruar se në manifestim do të jenë të pranishëm të gjithë mbështetësit e tyre. E veçanta e këtij manifestimi mbarëkombëtar është se pjesë e tubimit do të jenë edhe socialistë dhe njerëz që kanë kontribute historike në partinë që sot qeverisë vendin, por mesa duket, nuk ka asnjë lidhje me socialistët e vërtetë.
Mili Xhani