Nga Doshi te Frroku. Përgjegjësi të cilave kryeministri nuk mund t’u ikë e as t’u fshihet

 

Mark Frroku, një emër anonim deri në vitin 2011, tërhoqi vëmendjen e mediave pas befasisë politike që shkaktoi rezultati i Partisë KristianDemokrate në zonën e Pukës. I pambështetur nga dy koalicionet e mëdha, të paktën publikisht, Frroku u konsiderua si një nga suprizat e zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit. Bashkë me Tom Doshin vendosën hegjemoninë në një pjesë të elektoratit të Veriut, duke sfiduar hapur pozitat e Jozefina Topallit në rajonin katolik. Një rezultat që i shkoi për shtat “triumfit” të Patisë Socialiste në zgjedhje, e cila nuk hezitoi ta bëjë Mark Frrokun pjesë të grupit të saj palamentar dhe programit për Rilindjen. Për shumë muaj selia e Partisë Socialiste u bë streha politike e deputetit të Pukës, i cili fitoi besimin e Edi Ramës për të kontribuar në reformat e shumicës së majtë. Një denoncim të Jozefina Topallit të bërë më shumë se një vit më parë në parlament për akuza të drejtësisë belge që rëndonin mbi Mark Frrokun , kryetari i mazhorancës e trajtoi si të ishte edukator i një kopshti politik që kishte nevojë për etikë më të konsoliduar parlamentare se ajo e pararardhësve demokratë, pa ndjerë nevojën për t’u distancuar nga i “forti” i Pukës, vëllai i të cili ishte nën akuzë për vrasjen e shefit të policisë në komisariatin numër 6 në Kombinat, Dritan Lamaj. Marku nuk u “ndëshkua” për qëndrimin “burrëror” që tregoi kundër Jozefina Topallit, duke mbajtur të paprekur karrigen e tij në gardën e deputetëve të privilegjuar të shumicës. Do të vazhdone të ishte ështu nëse Tom Doshi nuk do të rebelohej kundër kryetarit dhe mikut të tij 10-vjeçar Edi Rama. Bashkë me karrierën e tij politike, Doshi fundosi edhe “projektin” politik të mikut tjetër të tij, Mark Frroku. Por si erdhi fillimi i fundit “socialist” për Tom Doshin e Mark Frrokun.

 

Violina e parë dhe dirigjineti

Në korrik u duk një krisje e marrëdhënieve të deputetëve të veriut me kryeministrin Rama. Pesë deputetë të mazhorancës, Tom Doshi, Armando Prenga, Pjerin Ndreu, Parid Cara dhe Mark Frroku, braktisën Kuvendin kur duhej të votohej për ligjet me shumicë të cilësuar. Asokohe i pyetur nga mediat, deputeti Tom Doshi, që u shfaq të udhëhiqte atë grup, tha se ata ishin duke festuar ditëlindjen e deputetit Mark Frroku. Kjo ishte tentatva e parë e Tom Doshit për t’iu imponuar Edi Ramës përmes një “aksioni” politik nëse mund ë quhet kështu mbledhja e 5 deputetëve. Por protagonizmi që deputeti i Shkodrës, Tom Doshi fitoi pas akuzave ndaj Ilir Metës nuk la dyshime për emra të tjerë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që mund të kishin lidhje direkt me kërcënimin e pavërtetuar ndaj tij. Emri i Mark Frrokut ishte në periferi të të dhënave publike që Tom Doshi dha orë pas ore lidhur me skenarin e pretenduar të vrasjes së tij dhe deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Frroku hyri në spiralen e hetimeve pak ditë pas deklaratave “bombë” të Tom Doshit për pajtimin e vrasësve nga Ilir Meta për eleminimin fizik të tij. Deputeti i Shkodrës e përmendi për herë të parë emrin e Frrokut në një intervistë të regjistruar të mërkurën e 5 Marsit dhe të transmsetuar një ditë më vonë në emisionion Top Story të gëzetarit Sokol Balla. Sipas Doshit, Frroku ishte pikënisja e informacioneve për skenarin e Ilir Metës, pas një telefonate të bërë kur ai ndodhej për pushime në Mali i Zi. “Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha: ku je, se dua të të takoj, se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva, më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguar lekë për të të eliminuar ty dhe Mhill Fufin”- u shpreh Doshi. Nisja e hetimeve kryesisht nga Prokuroria nuk mund të linte jashtë procedurave edhe Mark Frrokun, i cili mohoi të kishtë informuar Tom Doshin mbi skenarin e vrasjes që do të ekzekutohej nga Durim Bami. Pas daljes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ai nuk pranoi të komentojë, por burime konfirmuan se ai kishte rrëzuar versionin se i kishte telefonuar Tom Doshit. “Si ligjvënës nuk mund të shkel ligjin duke deklaruar këtu thëniet e mia apo të dikujt tjetër. Të gjitha që kam thënë janë në prokurori”-theksoi Frroku. Dy deputetët e veriut u ballafaquan disa herë në Prokurori, betejë të cilën e përmbyllën me jë kafe në Sheraton për të finaliuzar edhe divorcin e tyre në biznes, sipas pohimeve të bëra nga vetë Frroku.

 

Roli i Dritan Priftit

Me ndikim në këtë histori duket të jetë edhe ish-bashkëpunëtori i ngushtë i Ilir Metës, Dritan Prifti. Përçse miqsisë së konfirmuar dhe partneritetit në biznes me Tom Doshin, ish-deputeti i LSI-së ka mbështetur publikisht verionin e Doshit për një skenar të organizuar nga Ilir Meta. Marrëdhëniet e tij me Mark Frrokun duket se kufizohen në njohjen që miku i tij Doshi ka patur me deputetin e Pukës. Por Dritan Prifti ka zbuluar atë për të cilën Prokuroria nuk është shprehur se qëllimi i eleminimit të Tom Doshit nga Ilir Meta ishte si hakmarrje për videon Meta-Prifti.

 

Kontradiktat e Prokurorisë

Prokuroria duket se është treguar kontradiktore në rastin e deputetit Mark Frroku, për të cilin kishte kërkuar autorizim nga kuvendi për ta arrestuar bazuar në hetimin për deklarim të rremë lidhur me çështjen Doshi. Në relacionin drejtuar kuvendit nuk përmendej në asnjë rresht rrezikshëmria e Mark Frrokut për akuza që lidheshin me një ngjarje të vitit 1999 ku sipas autoriteteve belge deputeti i Shkodrës ishte pjesëmarrës në një vrasje, për të cilën u hetua në vitin 2010. Këtë fakt kryeprokurori Adriatik Llalla e shtoi një ditë më pas në urdhrin e ndalimit që iu përcoll policisë për arrestimin e Mark Frrokut. “Kështu, ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale, akuza për të cilat aktualisht është në proces, në këtë shtet. Në këto kushte shtohen, dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për t’ju shmangur ndjekjes penale”-thuhet në udhërin e ndalimit të lëshuar nga Llalla. Pikëpyetjet që lindin janë të shumta nisur nga fakti se në media ishte përfolur shumë muaj më parë për publike në mediat belge që implikonin deputetin shqiptar. Megjithatë ai vijonte të ishte në kuvend dhe në grupin parlamentar të Partisë Socialiste pas marrëveshjes që kishte bërë me kryetarin Edi Rama për aleancë të socialistëve me kristiandemokratët. Prokuroria nuk lëvizi as gishtin dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të arrestuar deputetin Froku, ndonëse akuzat ndaj tij u artikuluan edhe nga ish-kryeparlamentarja Topalli në një seancë parlamentare të një viti më parë.

 

Faktet belge për Frrokun

 

Të përditshmet belge Sudinfo dhe La Kapital, kanë botuar lajmet se shtetasi Frroku i cili asokohe përdorte identitet të rremë, së bashku me tre persona të tjerë gjithashtu shqiptarë, akuzohej se kishte vrarë me thikë në stacionin e trenit të Brukselit, më 5 Mars te vitit 1999, patriotin e tyre Aleksandër Kurti. Sipas mediave belge, ata janë arrestuar, por më pas janë liruar, dhe Gjykata e Shkallës së parë në Bruksel, ka gjetur fajtor shtetasin Mark Frroku me identitetin e rremë dhe e ka dënuar me 10 vjet burg, në mungesë. Gjykata e Apelit të Brukselit e ka rihapur të njëjtën çështje në vitin 2010 për Mark Frrokun, proces që në fakt vazhdon ende, në pritje të një vendimi përfundimtar për të akuzuarit në fjalë. Në një tjetër portal belg gjenden të tjera të dhëna për procesin e zhvilluar në mungesë ndaj Mark Frrokut dhe të akuzuarit e tjere. Nën diçiturën “Mafia Shqiptare në Gjykatën e Apelit në Bruksel”, keto faktojnë gjyqin e zhvilluar në 11 janar të vitit 2010 kundër shtetasve Mark Frroku, Besnik Vuka, Hile Morina, Lek Bib Djafa dhe Alfred Kola. Në shkrimin që shoqëron fotot e gjyqtares dhe të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, thuhet se shqiptaret janë në gjyq si pjesë e një grupi mafioz të shfrytëzimit të prostitucionit dhe nen akuzen për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 5 mars të vitit 1999. Por, deputeti Frroku e pat cilësuar lajmin e mediave belge si të nxitur politikisht, duke garantuar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë në asnjë vend të botës.

 

Aktivizimi i mekanizmit policor

Drejtoria e Policisë së Tiranës, me anë të një shkrese drejtuar Departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka dërguar një informacion një javë më parë, në lidhje me akuzën për vrasje në Belgjikë të deputetit Mark Frroku dhe vëllait të tij Arben Frroku. Në shkresën me numër protokolli 1646, të datës 23 mars 2015, Policia e Tiranës ofron një informacion dhe kërkon konfirmimin nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, nëse shtetasit Arben dhe Mark Frroku janë apo jo të shpallur në kërkim nga Belgjika. “Shtetasit Arben dhe Mark Frroku, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, me shtetësi e kombësi shqiptare, kanë jetuar në Belgjikë gjatë viteve 1995 – 1996 dhe u janë prezantuar autoriteteve belge si shtetas kosovarë me emrat Liman Krasniqi (Arben Frroku) dhe Azem Krasniqi (Mark Frroku). Gjatë kësaj periudhe, këta shtetas dyshohet të kenë kryer një vrasje në Bruksel dhe janë shpallur në kërkim nga autoritetet belge me emrat Liman Krasniqi dhe Azem Krasniqi. Ju lutemi të konfirmoni nga ana juaj nëse këta shtetas janë të shpallur në kërkim nga autoritetet belge. Bashkëlidhur ju dërgojmë certifikatat personale të këtyre shtetasve për procedurë dhe kompetencë”.

 

Përgjegjësia politike

E gjithë kjo situatë e krijuar nxjerr zbuluar përgjegjësitë politike, sidomos të kryeministrit aktual. Është shumë e qartë, se karta e tij publike, se askush nga deputetët nuk ka njollë në dëshminë e penalitetit nuk qëndron. Vetë firma e PS-së në marrëveshjen e 24 dhjetorit për dekriminalizimin, e njeh problemin në fjalë si të pranishëm në skenën politike. Por teksa pranohet dhe njihet ky problem, pyetja që shtrohet është sesi erdhi parlamenti shqiptar në këtë pikë? Përgjigjet kanë një sfond të përgjitshëm, që lidhen me tranzicionin 25-vjeçar, por edhe me politika dhe vendimmarrje të afërta. Kur nënshkroi marrëveshjen e 1 prillit me LSI-në, Edi Ramës iu vërsulën shumë njerëz, me mijëra, pasi ai kështu po lëpinte atë që kishte pështyrë. Dhe argumentimi që kryeministri adoptoi asokohe ishte ai i një “djali çapajev”, siç thuhej dikur. “Ma lini mua përgjegjësinë për këtë pakt”. Sot ka rrjedhur shumë ujë, socialistët kanë shtënë në punë me sukses aftësinë e tyre të njohur për të gëlltitur shumë gjëra, apo për të pranuar si natyrale atë që përndryshe është skandaloze. Por për penetrimin e njerëzve me precedencë, nuk ka sesi përgjegjësia të jetë pa autor. Ndoshta deklarata e mbrojtjes së 1 prillit i vlen PS-së që t’ia përcjellë kryetarit të vet. E vetmja gjë e natyrshme në këtë që po ndodh, e natyrshme sipas normave të politikës shqiptare, është mënyra sesi po i bëhet gjyqi Frrokut, sesi po i nxjerrin letrat, kur i kanë patur aty prej kohësh, ndërkohë që ai që e gatoi këtë çorbë më 2013-ën, si të vetmen shpresë për të mundur Berishën, hesht dhe lan duart si Pilati.

l.mitro

(respublica)

SHKARKO APP