Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nga Dritan Hila: Që xhihadi mos trokasë tek porta

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dritan Hila.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

(shkruar posaçërisht për “Koha Jone”)

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Nuk është sekret të thuhet që shteti ynë nuk është i përgatitur për sfidat ndaj terrorizmit. Ky lloj terrorizmi, i cili ka gjendur në befasi shtete me shërbime sekrete të konsoliduara si Franca, SHBA, Britania, Spanja, Rusia, etj, kuptohet që nuk e ka aspak problem të godasë një vend si yni. Ajo që na shpëton është parëndësia jonë për të qënë objektiv i tyre. Të paktën si teatër, nga ku do të terrorizohet bota. Por kjo nuk e përjashton mundësinë që të shndërrohemi në bazë nga ku nisen sulmet dhe ku edukohen xhihadistët e së ardhmes.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo që rrezikojmë si vend, ka lidhje me faktorë afatshkurtër dhe afatgjatë. E para, ai afatshkurtër, është kthimi në bazë rekrutimi xhihadistësh për në Siri, por edhe për sulme vetëvrasëse. Kjo mesa duket ka ndodhur. Ne kemi vendin e katërt në Evropë për nga numri i luftëtarëve në territoret e ISIS, por duke marrë parasysh se luftëtarët e huaj të xhihadit me prejardhje nga Franca, Belgjika apo Gjermania, nuk janë veçse arabë me pasaporta perëndimore, atëhere i bie që ne konkurojmë për vendin e parë në Evropë, përsa i takon prodhimit “Bio” vendas. Shto edhe shqiptarët e Kosovës, atëhere del që bashkë me Bosnjën dhe vendet e Kaukazit që kanë probleme me Moskën, të jemi ndër furnizuesit kryesorë me “Foreign Fighters” për kalifin e Raqas.

Si rrugëzgjidhje e kësaj, largpamësia e shtetit nuk ka shkuar më larg se represioni policor dhe mbyllja e financimeve. Për hir të së vërtetës, është një rrugë e ndjekur edhe nga vende autoritariste të Lindjes së Mesme, por nuk është zgjidhje afatgjatë, veçse taposje e problemit, i shoqëruar me variablin, se sa i madh do të jetë presioni që rritet brenda enës aq më i madh do të jetë dëmi që shkakton në rast shpërthimi. Shumë regjime autoritariste të Afrikës së Veriut po mbajnë një qetësi të rreme, ndërsa  ulja e valës së terrorit të markës islame ka ardhur ose nga represioni shtazarak, ose nga korruptimi i udhëheqësve të këtyre terroristëve, çka nuk është gjithsesi një zgjidhje afatgjatë.

Dhe këtu ndërthuret problemi i dytë afatgjatë, ai i pabarazisë sociale dhe mungesës së shpresës së turmave që kanë përqafuar si rrugëdalje islamin politik. Nuk ka asgjë të veçantë që bota nuk e ka njohur më parë, fakti që një pjesë e madhe e popullatës në ato territore të populluara nga myslimanë, ka përqafuar islamin militant. Në kushtet e një polarizimi ekonomik të shoqërisë, mungesës së shpresës, instrumentalizimit të demokracisë, korruptimit të elitave, mungesës së shkollimit cilësor, papunësisë mes të rriturve, mosnjohjes së një alternative tjetër politike veç asaj islamike të propoganduar nga imamët, të cilët janë të vetmit që ndodhen pranë të margjinalizuarve, atëhere nuk është çudi që kjo masë të rinjsh të jetë pre e demagogëve. Pavarësisht racizmit të saj, në pamfletin politik “Zemërim dhe krenari” të Oriana Falaçit, ajo nuk anashkalon faktin se pjesa më e madhe e popullsisë në Lindjen e Mesme është larg shërbimeve cilësore, arsimit cilësor, dhe përmend se e gjithë kjo zonë me popullsi 400 milionë banorë, në dhjetë vjet kishte botuar tituj librash, sa Greqia që ka 11 milionë banorë, në një vit. Pas masakrës së Parisit, një francez, Thomas Pikety, cilëson se shkak i këtij terrori janë bijtë e pabarazive sociale dhe shpërndarjes së pabarabartë të pasurisë.

Pavarësisht rreshtimit majtas të Pikety, një fakt është i njohur historikisht, që baza e çdo terrorizmi janë njerëzit e pashpresë dhe të anashkaluar nga zhvillimi dhe papërfillur nga shoqëria. Dhe këtu ngjashmëria jonë me Lindjen e Mesme është më e madhe sesa me vendet Perëndimore, ku përpiqemi të klasifikohemi. Ashtu si Lindja e Mesme edhe ne kemi ardhur nga e shkuara otomane. Ashtu si ajo, kemi fenë islame predominuese. Në të njëjtën mënyrë shpresuam tek socializmi dhe po ashtu dramatikisht u zhgënjyem prej tij. Ashtu si popullsia e atyre zonave, pas transformimit të revolucionarëve të dikurshëm në pasanikë të rinj, edhe popullsia shqiptare ka mbetur pa një pikë referimi, pa ideale dhe heronj. Emigrimi ka qenë një valvul e madhe shfryrje pakënaqësish për popullsinë tonë, çka e ka ndihmuar për mosrrënjosjen e dishepujve të fondamentalizmit politik, përfshirë atë islam. Por ka një pikë ngopjeje, dhe me gjasa po i afrohemi asaj, me shpejtësi. Qoftë qeverisja e PD, qoftë kjo aktuale, kanë një pandjeshmëri të madhe ndaj korrupsionit. Zhgënjimi i sjellë nga qeveria e Ramës, ku jo vetëm nuk ju vendos fre korrupsionit, jo vetëm nuk u dënuan rastet e së shkuarës, por përkundrazi fenomeni mori përmasa galopante dhe ka shenja të besueshme të një marrëveshjeje me Berishën, atëhere nuk do të jetë çudi rritja e ekstremizmit politik në vendin tonë, ku nuk mund të përjashtohet edhe ai islamik. Ndaj në Shqipëri mbledhjet për masa kundër sulmeve terroriste nuk kanë kuptim. Ajo që do të na shpëtojë do të jetë një klasë e re politike e cila ta kuptojë që vepron në një botë globale, ku vjedhja banale nëpër tendera nuk është çështje që mund ta mbyllë Adriatik Llalla dhe marrëveshjet brenda stanit të kopukëve, por kompromenton rëndë jo vetëm ekonominë, por edhe të ardhmen dhe rreshtimin politik të Shqipërisë. Kemi nevojë për një klasë politike që shikon tej hundës së saj, pasi arroganca  dhe tahmaja e kësaj aktuales, është humusi më i mirë ku mund të rriten ideologjitë radikale, përfshirë islamin politik.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.