Një fajtor ka, ai është: Edi Rama!

-Të gjithë e dijnë se Edi Rama po prishë rregullat e një loje të ndershme, ndryshoi Kushtetutën si të ishte rregullore e brendshme e PS-së, po mbyll listat e konkurimit, pasi na mashtroi publikisht; po mobilizon bandat, oligarkët,etj. Por ndërkombëtarët ta mësojnë mirë se opozita do jetë bllok dhe nëse duhet përballur para krimit shtetor, do dalin edhe me hunjë, para çdo kutije votimi!

Nga mënyra sesi do të përfundojë reforma zgjedhore do të varen zhvillimet politike, por edhe stabiliteti i vendit në vitet e ardhshme. Trajtimi i saj si një çështje burokratike e Kuvendit dhe partive tregon se aktorët dhe faktorët e përfshirë nuk po e kuptojnë seriozitetin e situatës. Kalimi i reformës në mënyrë të njëanshme nga PS, viktima e parë do të jenë standardet e zgjedhjeve parlamentare. Ky Kod Zgjedhor që Rilindja synon ta kalojë me votat e opozitës gjasme parlamentare nuk sjellë lista të hapura dhe as procese zgjedhore më të mira. Përkundrazi, listat mbyllen thuajse 100 % dhe autoriteti i kryetarëve ndaj kandidatëve për deputetë bëhet absolut. Historia e listave ishte një vetëm një karrem për të joshur opinionin publik dhe opozitarët e rinj të Kuvendit që realisht nuk kuptojnë asgjë nga dinakëria politike e kryeministrit. Por veç listave, propozimi i PS vret përfundimisht partitë e vogla dhe kandidatët e pavarur. Kodi aktual kërkon që çdo parti duhet të marrë 3 % të votave në rang kombëtar për të përfituar mandate deputetësh. Gjë që do të thotë se partie që kanë elektorat në qarqe të caktuara, por jo në gjithë vendin, do të eliminohen. Sipas projektit të PS nuk ka rëndësi nëse merr 20 mijë vota në Tiranë, apo në Durrës që normalisht mjaftojnë për një deputet. Nëse nuk ke marr 3% në Kukës, Gjirokastër etj, 20 mijë votat që mund të ketë partia në Tiranë nuk vlejnë për asgjë. Të parët që do eliminohen politikisht nga kjo skemë janë partitë e reja të Rudina Hajdarit dhe të tjerëve që bërtasin gjithë ditën për listat e hapura. Të tjerët që vriten politikisht janë kandidatët e pavarur. Me projektin e PS nuk ka asnjë shans matematikor që një personalitet që garon pa sigla partish të mund të hyjë në Kuvend. Ky është efekti i parë i projektit të PS dhe të gjithë ata në Kuvend dhe shoqëri civile që dërdëllitën me muaj të tërë për lista të hapura, duhet të kuptojnë se duke mbështetur Edi Ramën kanë firmosur dhe fundin e tyre politik.

Dëmi tjetër i projektit të PS nuk ka të bëjë vetëm me kandidatët, partitë apo individët që garojnë. Ka të bëjë me gjithë stabilitetin e vendit dhe integrimin në BE. Projekti i PS për zgjedhjet ka qëllim final fitoren e mandatit të tretë të PS, me çdo kusht dhe mjet antidemokratik. Askush nuk mund të ndalojë një qeveri të kërkojë mandatin e tretë, por arritja e këtij qëllimi nuk mund të bëhet me manipulime, ndryshim të njëanshme të rregullave të lojës dhe ndryshim të Kushtetutës sipas shijeve të saj. Konsensusi politik ka marrë fund me kohë dhe ajo që po bën PS nuk është as e ligjshme dhe as e moralshme. Atentati ndaj Kushtetutës me ndalimin e koalicioneve dhe projekti i Kodit Zgjedhor që masakron zgjedhjet, janë as më shumë dhe as më pak, por manipulim i zgjedhjeve. Ndryshimi vetëm nga manipulimet kriminale të hajdutëve të votave në komisione është se këtë herë vjedhja po bëhet me vulën e Parlamentit. Me këtë model që PS po shkon drejt zgjedhjeve e ku vendi nuk do të ketë stabilitet politik dhe integrimi në BE është goditur në mënyrë vdekjeprurëse.

Pasi rreshtohen gjithë mëkatet e rilindjes dhe plani për vjedhjen e ardhme të zgjedhjeve, frazat se të gjitha partitë kanë faj dhe politika jonë është kudo njëlloj në gjithë krahët e saj duken jashtë realitetet. Palët kishin një marrëveshje të nënshkruar më 5 qershor në rezidencën e Ambasadës Amerikane dhe në prani të diplomatëve më të rëndësishëm në vend. Opozita ka mëkatet e saj, por i ka qëndruar kësaj marrëveshje pikë për pikë. Madje për këtë marrëveshje hoqi dorë nga qeveria teknike, largimi i Edi Ramës gjatë fushatës dhe dhjetëra kushte të tjera, vetëm që vendi të shkonte në zgjedhje normale. Pas marrëveshjes që u mbështet dhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompo, Edi Rama po bën çdo gjë që ky pakt të mos zbatohet. Ndryshoi brenda pak ditëve Kushtetutën e vendit si të ishte rregullore e brendshme e PS, vetëm që të ndalonte koalicionin e opozitës. Për të shkuar drejt zgjedhjeve me rezultat të vjedhur në tavolinë po ndryshon Kodin Zgjedhor. Premtoi lista të hapura dhe në fakt i ka mbyllur ato në masën 100 %. Tha se do ofronte konsensus dhe bën çdo gjë që për të prishur marrëveshjen. Këtu nuk flitet për akuza politike, por për shkelje të njëanshme të pakteve nga ana e kryeministrit, të cilat ndodhin para syve të të gjithëve. Ndaj nëse projekti i PS miratohet deri në fund dhe vendi shkon drejt kaosit politik e zgjedhjeve të masakruara, nuk ka nevojë që rrethi i përgjegjëseve për këtë krim të zgjerohet të gjithë politika. Autori është një dhe është kryeministri i vendit Edi Rama.

Të gjithë e dijnë se Edi Rama po prishë rregullat e një loje të ndershme, ndryshoi Kushtetutën si të ishte rregullore e brendshme e PS-së, po mbyll listat e konkurimit, pasi na mashtroi publikisht, po mobilizon bandat, oligarkët,etj. Por

Ndërkombëtarët ta mësojnë se opozita do jetë bllok dhe nëse duhet përballur para krimit shtetor, do dalin edhe me hunjë, para çdo kutije votimi!/Mili Xhani/

 

 

SHKARKO APP