Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Njëri hyn, Tjetri del

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Vëllezërit Arben dhe Mark Frroku ishin dje kryelajmi i ditës.Të dy përballen me drejtësinë, të dy të akuzuar për vepra të rënda penale. Arben Frroku, vëllai më i madh, prej tre vitesh akuzohet si autor i vrasjes së komisarit Dritan Lamaj dhe nga pasditja e djeshme është zyrtarisht i lirë. Ndërsa Mark Frroku, deputeti i Parlamentit të Shqipërisë ka mbi shpinë një barrë me dosje dhe akuza penale. Akuza që nisin që nga dyshimet për përfshirje në një vrasje në vitit 1999 në Belgjikë, e deri tek “fshehja e pasurisë” dhe “pastrim parash” të përfituara nga aktiviteti kriminal. Dje Gjykata e Lartë dha masën “arrest me burg” për deputetin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por më shumë se akuzat ndaj vëllezërve Frroku dje ka hapur jo pak debate vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Arben Frroku, i cilësuar prej tre vjetësh nga Prokuroria si personi që ka porositur, madje dhe shkrepur vetë armën kundër një komisari të lartë të policisë u shpall i pafajshëm. Drejtësia foli dhe si rregull pas këtij vendimi të gjithë duhet të heshtin. Megjithatë një vendim i tillë ngre shumë pikëpyetje dhe dyshime për kohën kur u mor dhe për rrëzimin në nul të gjitha dyshimeve të Prokurorisë. Tre javë më parë Prokuroria kërkoi dënimin e Frrokut me burgim të përjetshëm. Si prova ishin përgjimet telefonike, një dëshmitar okular i ngjarjes dhe prova shkencore të prokurorisë. Po ashtu, prokuroria kishte dhe një motiv për ngjarjen, sipas saj, konfliktin e hershëm personal apo për shkak të detyrës mes komisarit Lamaj dhe Arben Frrokut. Kjo histori u pasua dhe me zhvillime të tjera që sot kanë mbetur mister dhe që askush nuk i ka përmendur  në sallën e gjyqit. Enver Stafuka, një prej personave që ka vjedhur makinën me të cilën u krye vrasja rezulton i zhdukur prej disa javësh në rrethana ende të paqarta. Ndërsa një dokument i publikuar në media, ku komisari i ndjerë Dritan Lamaj kërkonte informacion nga Interpol Tirana për aktivitetin e vëllezërve Frrok në Belgjikë duket se nuk është marrë parasysh në proces. Bëhet fjalë për të njëjtin aktivitet për të cilin Mark Frroku akuzohet nga drejtësia e Belgjikës. Megjithatë drejtësia foli. Siç thuhet, vendimi i gjykatës me kryetar Dritan Hallunajn ishte unanim. Procesi do të shihet sesi do të përfundojë dhe në shkallët e tjera. Askush nuk mund të paragjykojë vendimin, megjithatë dikush ose Prokuroria apo Gjykata dje ka bërë një bllof të madh. Zyrtarisht vrasja e komisarit Lamaj nga dje është pa autor dhe i shtohet listës së gjatë të personave që janë ekzekutuar në mes të Tiranës dhe ndaj të cilëve nuk ka asnjë gjurmë për motivet, apo autorët e vrasjes.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Teksa Gjykata e Krimeve të Rënda jepte vendimin për lirimin nga të gjitha akuzat të Arben Frrokut, në Gjykatën e Lartë  për deputetin Mark Frroku  punët nuk po ecnin mbarë. Trupi gjykues vendosi arrest me burg për deputetin lidhur me akuzat e ngritura nga drejtësia belge dhe dy akuzat e reja për pasurinë të ngritura nga Prokuroria e Përgjithshme Shqiptare. Bëhet fjalë për fshehjen e rreth 3 milionë dollarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Arben Frroku u la i lirë dje, ndërsa Mark Frroku përfundoi në qelitë e paraburgimit. Proceset gjyqësore ndaj dy vëllezërve Frroku kanë hapur debate jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të akuzave, por edhe mënyrës sesi kanë vepruar institucionet. Historia e përballjes së tyre me drejtësinë nis tre vite më parë, kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe duket se po mbyllet kur në pushtet janë socialistët. Për opozitën e atëhershme i dyshuari kryesor për vrasjen e komisarit ishte biznesmeni Frroku. Ndërsa sot në pushtet, askush nuk e përmend diçka të tillë. Po ashtu dosjet dhe hetimet e palës belge janë bllokuar nga institucionet në Shqipëri për deputetin Mark Frroku. Nuk po themi se dy vëllezërit janë fajtorë, derisa diçka të tillë gjykata të paktën për njërin nuk e faktoi, por janë shumë fije politike që ndërthuren në historinë e tyre. Reagimet e institucioneve, fshehja e dokumenteve, arrestimi i dy zyrtarëve të Interpol Tirana, dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, edhe nëse ata nuk kanë pasur gisht në asnjë vepër penale, vetëm sa ka shtuar dyshimet. Qëndrim i dyfishtë i mazhorancës së sotme, një herë si akuzuese dhe sot e heshtur përballë këtyre ngjarjeve  ka bërë që kjo histori të lërë shije të hidhur në opinion. Aq sa dje dukej se ishte vënë në zbatim teoria e kompensimit, një prej vëllezërve dilte dhe vëllai tjetër hynte në burg.

Natyrisht askush nuk ka të drejtë të shpallë dikë fajtor përveç një vendimi të formës së prerë të drejtësisë, por ka shumë pikëpyetje në opinion; pse u lanë në një ditë dhe pothuaj në orë të përafërta dy gjykimet? Rastësi? Apo pjesë e ndonjë marrëveshje? Kush e bëri marrëveshjen , nëse është bërë?

Shumë pikëpyetje ka gjithëandej !

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 5 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 13 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 19 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 39 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.