OSBE/ODIHR: Në 30 qershor zgjedhësit nuk patën mundësi zgjedhjeje

Audrey Glover, Drejtuese e Misionit të ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, deklaroi në një konferencë për mediat se zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar dhe politizuar.

Ajo tha se në këto zgjedhje nuk u morën parasysh interesat e qytetarëve, por të partive. Glover u shpreh se zgjedhjet, ditën e votimit ishin të qeta. “Zgjedhjet lokale u mbajtën pa patur parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje, qeveria ishte e vendosur për t’i mbajtur pa opozitën. Në këtë klimë të këtij ngërçi zgjedhësit nuk patën mundësi të zgjidhin. Në shumë bashki kandidatët garuan pa kundërshtarë, votuesit ishin në presion nga të kampet. Votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore”,- tha Glover.

Me nota mjaft kritike, OSBE vlerësoi edhe punën e Komisionit qendror të zgjedhjeve.

Ajo kritikoi qëndrimet e mazhorancës për hyrje në zgjedhje pa opozitën, duke arritur në përfundimin se “votuesit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur”.

Kryesuesja e delegacionit tha se misioni nuk mban asnjë anë, por vlerëson faktet. “Këto janë zgjedhjet e 14 që OSBE/ODIHR vëzhgon në Shqipëri. Në vëzhgojmë të gjithë procesin zgjedhorë, sepse ajo që ndodhë para ditës së zgjedhje është po aq e rëndësishme sa ajo që ndodhë ditën e zgjedhe. Ne jemi këtu pa asnjë axhendë të fshehtë. Jemi të paanshëm dhe lëmë faktet të flasin për veten. Nuk në vlerëson se kush i fiton zgjedhjet, por i vlerësojmë në bazë të standaerdeve”,- tha Glover.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP