Papa Francesku: Të përbashkohen shtetet, kombet, fetë, kontinentet, njerëzit për t’i dalë mbanë kësaj të keqe të madhe botërore

Papa Francesku bën thirrje të përbashkohen shtetet, kombet, fetë, kontinentet, njerëzit për t’i dalë mbanë kësaj të keqe të madhe botërore nga koronavirusi.

“Kufijtë bien, muret shkatërrohen dhe të gjitha diskurset fondamentaliste shkrihen përpara një prezence gati të padukshme,” shkroi Papa. “Shpresoj se do të gjejmë antitrupat e nevojshëm të drejtësisë, bamirësisë dhe solidaritetit”.

“A do të vazhdojmë ta shohim mënyrën tjetër me një heshtje të një bashkëpunëtori përballë luftërave që nxiten nga dëshira për dominim dhe fuqi?”, shkroi Papa në një artikull të titulluar “Një plan për ringjalljen”, botuar të Premten nga revista Vida Nueva.

“A do të përshtatemi ne si bashkësi ndërkombëtare, ndaj masave të nevojshme për të ndaluar shkatërrimin e mjedisit, apo do të vazhdojmë t’i mohojmë provat?” pyeti Papa. Në artikull Papa Françesku shkruan se pandemia ka treguar “brishtësinë e asaj që ne jemi”.

Dhe më tej Papa prapë lutet që Zoti të shpëtojë njerëzimin, por edhe njerëzimi të bashkohet duke lenë luftërat e mëritë.

SHKARKO APP