Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 11:48 Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah Barcelona ka marrë një vendim për të mos rrezikuar me Lamine Yamal. Talenti spanjoll ka shfaqur shqetësime në kyçin e djathtë të këmbës dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pas drogës nis trafiku i mbetjeve kancerogjene

Pas drogës nis trafiku i mbetjeve kancerogjene

Editorial
E shtunë, 22 Shkurt 2020 08:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Sasia e këtyre mbetjeve në Vlorë, për shkak të alarmit që kanë ngritur mediat do të kthehen sërish në Itali ose do asgjësohen në mënyrë të sigurt. Çështja është se sa ngarkesa të tilla kanë hyrë në Shqipëri? Sa mbetje të rrezikshme janë groposur në Vlorë apo qytete të tjera dhe deri në çfarë mase janë implikuar institucionet në këtë aferë?

-Mësohet se prokuroria ka nisur dje hetimet për të zbardhur ngjarjen që ka shkaktuar një panik të madh të banorët. Dyshimet janë se pas skandalit të disa fuçive fshihet një skemë e mirëfilltë mafioze e trafikut të lëndëve kimike. Mediat italiane kanë publikuar dje informacione edhe më shqetësuese. Kompanitë që kryenin transportin nga Italia drejt Vlorës rezultojnë se kanë kryer më shumë se 15 rrugë të tjera në të njëjtën linjë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Denoncimi i disa qytetarëve për një ngarkesë në tragetin e linjës Brindizi-Durrës ka zbuluar një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit. Policia bllokoi në tragetin “Sant Damian” një sasi të madhe lënde kimike që dyshohet se është amiant. Disa fuçi dhe materiale që në dokumente cilësoheshin materiale ndërtimi, sipas njoftimit zyrtarë të Policisë së Shtetit “dyshohet se kanë mbetje të rrezikshme e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut”. Laboratori i analizave në Tiranë ende nuk ka nxjerrë një konkluzion zyrtar se për çfarë lënde kimike bëhet fjalë. Por nëse rezulton, siç dyshon policia se materialet ishin amiant, atëherë kemi të bëjmë me një nga mbetjet më të rrezikshme kancerogjene. Ngarkesa e bllokuar lidhet me një agjenci të menaxhimit të mbetjeve, një agjenci transporti dhe një agjenci pastrimi anijesh. Pronarët e tre agjencive janë arrestuar, si dhe drejtuesit e tragetit që kanë lejuar lëndën kimike të dyshuar. Mësohet se prokuroria ka nisur dje hetimet për të zbardhur ngjarjen që ka shkaktuar një panik të madh të banorët. Dyshimet janë se pas skandalit të disa fuçive fshihet një skemë e mirëfilltë mafioze e trafikut të lëndëve kimike. Mediat italiane kanë publikuar dje informacione edhe më shqetësuese. Kompanitë që kryenin transportin nga Italia drejt Vlorës rezultojnë se kanë kryer më shumë se 15 rrugë të tjera në të njëjtën linjë. Nëse verifikohet se lëndët janë kancerogjene, kemi të bëjmë me një alarm kombëtar. Lëndë kimike si amianti dhe substanca të tjera janë të ndaluara të hyjnë në Shqipëri për shkak të rrezikut që kanë në shëndetin e njerëzve. Po ashtu janë të ndaluara të transportohen në kushte si ato të trageteve. Përvoja italiane tregon se lëndë të tilla të rrezikshme dërgohen në vende të botës së tretë për t’u groposur ose për tu fundosur në det. Skema e veprimit në Itali njihet si e ashtuquajtura “mafia e plehrave”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Organizatat mafioze italiane zgjedhin shtete si Shqipëria për të larguar mbetjet kimike të biznesit, kundrejt parave që marrin. Kjo veprimtari është më kriminalja dhe në Itali ka raste pa fund ku organizatat mafioze janë përfshinë në skemën e “zhdukjes” së lëndëve kimike. Dyshimet e parë flasin se një skemë e tillë është përdorur edhe në Shqipëri. Mbetjet e amiantit dhe lëndëve të tjera të rrezikshme kimike nuk mund të shpërbëhen, por mundet vetëm që të groposen. Firmat që janë nën hetim në Vlorë dyshohet se mund të kenë kryer groposjen e të tjera dërgesave nga Italia në qytetin e Durrësit. Drejtuesit e kompanive në Vlorë mohuan se bëhej fjalë për lëndë kimike dhe se janë marrë me groposjen e tyre, por derisa institucionet shtetërore ende vijojnë hetimet, kjo do të thotë se dyshimet nuk janë të pabaza. Deri dje Vlora ishte lidhur vetëm me trafikun e drogës dhe skafet që çojnë ngarkesën drejt brigjeve italiane. Skandali i mbetjeve që po hetohet flet për një nivel të ri kriminaliteti, mafien e plehrave. Autoritetet pranojnë se kemi të bëjmë me mbetje kimike, të cilat kanë qenë në anije pa asnjë dokument shoqërues. Pra, skema e fshehjes së mbetjeve ka nisur që në Itali dhe vetëm ketë herë u kapë falë denoncimit qytetar.  Sasia e këtyre mbetjeve në Vlorë, për shkak të alarmit që kanë ngritur mediat do të kthehen sërish në Itali ose do asgjësohen në mënyrë të sigurt. Çështja është se sa ngarkesa të tilla kanë hyrë në Shqipëri? Sa mbetje të rrezikshme janë groposur në Vlorë dhe deri në çfarë mase janë implikuar institucionet në këtë aferë?

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Këto pyetje duhet ti sqarojë prokuroria e Vlorës.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah
Tani

Yamal dëmtohet dhe humbjet ndeshjen e Championsit ndaj Sabah

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri
Para 13 minutash

U shkarkua nga Veliaj si drejtore e kopshteve, reagon Zhaneta Beqiri

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet
Para 18 minutash

GTA 6 thyen rekordet e shitjes, Vance dhe qeveria Trump tallen në rrjet

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?
Para 23 minutash

Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Çfarë shkelje kam bërë që më përjashtove?

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 16 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 23 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.