PD vendos: Të gjithë demokratët më 2 mars në Bulevard
-Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, Vangjel Dule lideri i PBDNJ si dhe më herët LSI kanë konfirmuar se më datën 2 mars do të jenë në shesh për të mbështetur kauzën e kreut të shtetit.
-Veç opozitës politike pjesëmarrjen në protestw e kanë konfirmuar me qindra aktivistë të shoqërisë, civile, intelektualë, njerëz të medias dhe shqiptarë të diasporës. Pjesëmarrja e PD dhe opozitës zyrtare në këtë tubim, figurave të shoqërisë civile dhe prania masive qytetare do jenw prova më e fortë që verteton se në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve është populli, ndërsa në anën tjetër të bulevardit, në godinat qeveritare janë abuzuesit me pushtetin dhe mbrojtësit e paligjshmërisë.
Opozita do të jetë pjesë e manifestimit mbarëkombëtar të thirrur nga Presidenti Ilir Meta më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka njoftuar dje të gjitha degët e partisë në vend, që të hënën me 2 mars të marrin pjesë masivisht në tubimin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe Republikës. Në një komunikim zyrtar dërguar gjithë krerëve të degëve të PD-së, Basha shpjegon dhe arsyet se përse manifestimi është i rëndësishëm për demokratët, opozitarët dhe çdo qytetarë të vendit. Në mesazhin për drejtuesit e lokalë të partisë, Basha shkruan: “Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”. Udhëzimi i kreut të PD-së për manifestimin mbarëkombëtar është pasur dje dhe nga deklarata të krerëve të partive opozitare që kanë dalë në mbështetje të këtij tubimi. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, Vangjel Dule lideri i PBDNJ si dhe më herët LSI kanë konfirmuar se më datën 2 mars do të jenë në shesh për të mbështetur kauzën e kreut të shtetit.
Qëndrimi i opozitës dhe kryesisht Partisë Demokratike u jep fund gjithë spekulimeve qesharake që qeveria ka bërë lidhur me mbivendosjen e axhendës opozitare nga nisma e Presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit ka thirrur në tubim qytetarët, për një kauzë që i tejkalon bindjet politike. Denoncimet publike që ka bërë presidenca tregojnë se vendi nuk është thjesht në keqqeverisje, por në një moment të rrezikshëm për Republikën, institucionet dhe të ardhmet e qytetarëve. Qeveria nuk kërkon më thjesht pushtet politik, pasi atë e ka dhe i tepëron, por kërkon të kontrollojë çdo institucion që është themeluar në vend për të garantuar zbatimin e ligjit. Akti flagrant i kapjes së Gjykatës Kushtetuese zbuloi para shqiptarëve një skemë mafioze, ku pushteti politik është shtrirë në çdo qelizë të institucioneve shtetërore dhe kërcënon reformën në drejtësi, që u miratua nga gjithë partitë politike. Gjykata Kushtetuese është institucioni i fundit, në mungesë të parlamentit ligjitim, që do të mbante nën kontroll qeverinë dhe për këtë arsye rilindja e do me çdo çmim.
Rezistenca që Presidenti Ilir Meta bëri ndaj kësaj tentative për kapjen e drejtësisë nuk lidhet as me qëndrime personale dhe as politike. Është qëndrim i një kryetari shteti në mbrojtje të Kushtetutës. Shkelja e saj në mënyrë brutale nga qeveria është kufiri që ndan një pushtet demokratik nga një regjim. Tubimi i 2 marsit, mbase për herë të parë në historinë e mitingjeve në Shqipëri nuk thirret për arsye politike, por për ruajtjen e ligjshmërisë, Kushtetutës dhe mos lejimin e kthimit të demokracisë në regjim. Për këto dhe qindra arsye të tjera të vetat, opozita nuk mund të mos jetë në shesh për të dalë, jo thjesht në krah të presidentit, por në mbrojtje të Kushtetutës. Mbrojta e Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve të një Republike demokratike nuk është kauzë personale dhe as e një partie, por detyrim i çdo qytetari të këtij vendi.
Veç opozitës pjesëmarrjen në manifestim e kanë konfirmuar me qindra aktivistë të shoqërisë, civile, intelektualë, njerëz të medias dhe shqiptarë të diasporës. Pjesëmarrja e PD dhe opozitës zyrtare në këtë tubim, figurave të shoqërisë civile dhe prania masive qytetare janë prova më e fortë që përcakton se në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjeve është populli, ndërsa në anën tjetër të bulevardit, në godinat qeveritare janë abuzuesit me pushtetin dhe mbrojtësit e paligjshmërisë.