Përkedhelja e krimit
Nga Baton Haxhiu.
Eshtë tmerr. Është fjala më e paktë që mund të thuhet për të gjithë njerëzit e shtetit që një ditë të bukur u renditën për të dëshmuar në prokurori. Shkuan për një njeri me të kaluar kriminale, që gjatë dy palë zgjedhjeve e deshën Tomen të dominojë në veri, sepse shteti nuk kishte fuqi të shtrinte autoritetin e vet për të ruajtur votën. Vazhduan jetën politike me petkun e “votës së lirë”, por gjuhën dhe veptimet i kishin të njëjta-veshur me gjuhën dhe sjelljen që dinin ta bënin më së miri. Tom Doshi, bëri atë që di më së miri – Krimin e radhës. Me një deklaratë publike kriminalizoi gjithcka. Shtetin, politikanët, administratën, imazhin.
Për dy javë rresht vetëm një njeri bëri lajm. Tom Doshi. Pastaj Mark Frroku. Dhe emra tjerë të përvecëm, që skam asnjë dëshirë që të përmenden në këtë shkrim, edhe për një fakt tjetër, sepse Toma është numri një, por në radhë janë shumë tjerë që s’janë përmend dhe s’kanë ende urdhër të prokurorit për t’u arrestuar. Por janë ende të veshur me “votën e lirë” dhe me politikën.
Këtu tmerri dhe bota e kriminelëve u zbeh për disa momente. Prokurori i heshtur dhe pa forcë të guximit, po na kthehet në lajm të mirë. Ata do të arrestohen. Dhe prokurori e ktheu besimin te vetja. U bë për një moment njeriu që e do vendin e tij. E do Shqipërinë.
Por cka i ndodhi shtetit dhe njerëzve të shtetit, për faktin se pranuan të koketojnë më njerëzit me të kaluar kriminale. Me njërëzit që manipulojnë dhe ndërtojnë rrëfime të paqena për të qenë në qendër të vëmendjes.
Po kthehem të faktet dhe të natyra e krimit si model i komunikimit politik.
E kisha shkruar një shkrim për Koha jonë, një vit e gjysme më herët se na duhet një prokuror shumë i mirë. Një që e don Shqipërinë. Na duhet më shumë se një një kryeministër shumë i mirë. Por ai nuk është. Nuk gjindet. Nuk e do Shqipërinë sepse ska njeri me guxim të tillë. Nuk eshte si Falkone. Por jo vetëm Prokurori, por edhe qytetarët, jo të paktë e kanë ndërtuar me ngjyra positive heroin aksidental. Heroin që është i fortë. Që nget veturën e fundit dhe që bën jetë nate pa adresë dhe rrugë.
Frika tek njerëzit, e krijuar si pasojë e gjuhës së bukur dhe affirmative për kriminelët, u bë lajtmotiv ditor, politik dhe gati edhe kulturor. Prandaj demokracia, shteti, dëshira për të fituar betejën me kriminelët ishte e vogël. Sepse mungonin fraza të këqija për ta. Dhe gjykonin keq edhe perëndimorët kur kërkonin nga ne që të bëjmë më shumë për të fituar betejën me krimin. Të bëjmë më shumë për demokracinë e brendshme.
Është një frazë e shpeshtë te qytetarët e Shqipërisë kur thonë se është shumë lehtë për perëndimorët të vinë dhe të thonë: kjo është ajo që ju duhet: Ju duhet demokratizimi, liria e të shprehurit, siguria etj. Natyrisht kjo është absolutisht e vërtetë. Por ata harrojnë se një proces i tillë është shumë i vështire. Pse?
Shqipëria në përvojën e saj të demokracisë është cështje e personaliteteve. Ata, personalitet, kanë ndërtuar perandori imagjinare,e cila, po ruhet përmes një strukture “paramilitare” (personale) që quhet me emra të ndryshëm, por që personifikojnë një formacion të “shenjtë”(të fortësh).
Realisht, në shumicën e herave, ata janë njerëzit që e diktojnë jetën politike dhe personale të liderëve. Ata janë shteti, siguria, dialogu, kriza. Janë gjithcka. Njëjtë është si në Kosove, Serbi, Maqedoni, Mal te zi.
Por pse kam besuar se Shqiperia do jete ndryshe. Sepse ka vuajtur shume.
Dhe, prandaj, thellësisht besoj se nuk është krejt këtu fati ynë. Fati ynë kërkohet në refuzim të së keqes. E jo të bashkjetojmë me kriminelet.
Në kohërat normale në një demokraci të zhvilluar, roli i liderit është më pak i rëndësishëm meqë politikani është i kufizuar nga ligjet, kontrollet dhe balanca.
Ne, dhe një pjesë e Ballkanit në përgjithësi, jemi mallkuar nga fati i keq.
Qartë mund të shpjegojmë arsyet.
Unë nuk po shoh, apo më mirë të thuhet, këtu nuk shihet arsye përse nuk mund t'i përshkruajmë apo për të gjetur një njeri tamam për shqiptarët. Edhe pse une besoj se Rama ka gjasë ende të fitoi betejen. Sepse shkëputjen e parë e bëri, por ka plot të tjerë që dëshirojnë ta lënë në mocal.
Po detyrohemi, qe, kur diskutojmë perspektivat për demokraci në Shqipëri të konstatojmë gjithmonë faktin se rruga për demokraci, negociata, dialog, perspektive, është sikur të kërkosh të përshkruhet një udhëtim të cilin nuk e keni bërë. Gjithcka nga fillimi.
Pyetjet janë të njëjta? Çfarë do të ndodhë në Shqipëri? A do të ketë trazira civile – luftë civile, demostrata, vrasje, bomba dhe çfarë do të jetë rezultati?
Edhe pse formula e vërtetë është demokracia dhe fjala e lire, për shumicën, sot, në Shqpëri çështje janë elektriciteti, rindërtimi fizik i shtëpive të varfëra, ngrohja, paratë, siguria, krimi, Kjo, vërtetë na largon nga bota e demokracisë së vërtetë, por shpresa duhet të jetë shumë e fortë për ndryshim.
Në këtë kuptim demokracia është diçka që është perspektivë, por nuk mund të jetë diç më shumë se kaq pa u siguruar se krimi nuk duhet të vishet me “votën e lirë”.
Mbi të gjtiha këto fakte të përmendura është lehtë për disa njerëz në Shqipëri dhe, sidomos për politikanët hipokrit, të thonë, "kemi mbaruar me krimin – kurrë më".
Dhe natyrisht, po. Kur dëgjiohen si fraza.
Në një kuptim, kjo edhe është e vërtetë, por shikuar ndryshe, kjo nuk do të jetë kurrë kështu. Dhe nuk është e vërtetë? Pse?
Nuk mund të thuhet se ska aq shumë të cmendur në pushtet që autoritetet kriminale do të kthehen hapur në pushtet. Por po themi se qëndrimet e tyre, njerëzve me të kaluar kriminale në Politikë dhe jashtë saj, të bëjnë të kuptosh se ata ende kanë shumë ndikim.
Mënyra se si po zhvillohet demokracia në administratë dhe shtet me një vazhdimësi të qëndrueshme, shihet se gjithkush është peng i dikujt tjetër. Eshte e palejueshme te perseriten te njejta gabime edhe pas 25 vitesh pervoje ne politikën.
Tragjedia e ketyre diteve eshte paralajmëruar qe prej shumë muajsh. Keshtu, nje qendrim i politikës dhe prokurorisë, shihej qe jo vetem qe nuk mund t’I pergjigjet qellimeve per te cilat eshte e thirrur, por madje po kthehej ne drejtim te kundert.
Nuk kam qene kurrë nga ata qe tundin ne ere flamurin e dyshimit. E kam zakon,besoj, qe t’i peshoj mire faktet pro edhe kunder, sa here qe shkruaj per misionet politike. Por, sikur gjithmone po gjendem i befasuar. Keshtu po me ndodh edhe keto dite ne lidhje me veprimet e prokurorisë dhe politikës. Edhe pse u dha një propozim arresti.
Po cfarë ndodhi para kësaj?!
Një pjesë e mazhorancës, jo e vogël, ka bërë negociata më javë për ta ngrohur Edi Ramën që të heq dorë nga shkarkimi i Tom Doshit. Shtrohet dilemma logjike : Cfarë është dallimi i atyre që negocijojnë për ta mbajtur Tomen dhe tomistët gjallë dhe vet Tomës si emër i përvetshëm.
Kam menduar se bota e lire e socialistëve po ben cmos te gjunjezoje Krimin – xhelatin e popujve te Ballkanit dhe Shqipërisë.
Eshte ky nje imazh qe në zgjedhje, vet Rama me gjuhën e tij, ka provuar te sjelle ne politikë per te qene i ndershem. Ajo qe na kumtonte neve ne shtepite tona, ishte se lufta kunder krimit eshte nje lufte e paster. Kjo për një pjesë të socialistëve po duket te jete genjeshter me bisht.
Nga kjo mosdëshirë e shumicës së njerëzve të mazhorancës, ku ju pëlqen të koketojnë dhe të shohin kamione kontrabande, me kriminel qe vrasin civile dhe police ne detyre, kriminele me lidhje te forta qe veprojne lirshem ne veri e Jug. Me rrëfime imagjinare për komplote, nuk bëhet Rilindja. As më dëshirën më të mirë dhe guximin e Edit.
Jetojme bashkë, cdo ditë nga ky krim i organizuar. Dhe natyrisht, eshte e pamundur te ndertosh rend dhe ligj pa e rrenuar krimin ne politikë.
Logjika me thote se kjo duket e pamundur. Sepse kriminelet gjejne veten brenda nje hapesire, te qetë politike, sidmos kur dëgjon pjesën e mazhorancës që kërkon paqe me kriminelët. Kërkon marrëveshje.
Personalisht, kam besuar dhe besoj ne nje idealizem evropian të Ramës, per jeten dhe rendin e ligjin, por me duket se sa here qe takoj njerez te misioneve që negociojnë me krimin nuk me ngjajne me Rilindjen dhe frymën evropiane. Dhe, ata rruges po kriminalizohen sepse po u pelqen mungesa e ligjit dhe fitorja e lehtë duke harruar se lideri i tyre synon idealizmin evropian te rendit dhe ligjit.
Prej kohesh sa eshte PS në pushtet, kam folur me shume njerez. Sa here qe kam menduar t’i kritikoi veprimet e shtetit socialist, zbuloja arsyet per te miratuar veprimet e tyre. Dhe kur mendova ta duartrokas, demoni i dyshimit me terhiqte per mengësh. Dhe gjeta veten me te drejte te dyshoj. Jo ne misionin si sistem, por me njerezit qe e ndertojne sistemin e socialistëve. Që negocijojnë për të mbajtur kriminel në parti.
Sinqerisht, me duket, qe ne situaten aktuale mungesa e vullnetit te disa deputetëve per te vendosur rendin dhe ligjin ne Shqipëri, duke perfshire edhe veriun, mund te konsiderohet si deshire e qellimte per te mos vepruar. E verteta eshte se ndaj veriut shteti eshte treguar ne menyre skandaloze i paafte per te vepruar. Është treguar i paligj dhe i pamjaftueshëm për të qenë i ndershëm.
Kjo sjellje negociuese, e bërë për disa ditë më radhë, le pershtypje te rreme per luften e saj per rend dhe ligj. E pershtypja është se ne vendet me demokraci te paperfunduar si Shqipëria, veprimi dhe guximi janë me të forta se idete racionale te sterzgjatura dhe te detajuara ne draftet kompjuterike, qe, zakonisht, nuk perdoren kurr.
Ketu socialistët po investojne ne gjuhen e panjohur. Ne deshiren e tyre qe ne nuk e dijme dhe nuk e shohim.
Ne logjiken aktuale, deputet janë të përfshirë dhe mendojne te e panjohura. Sepse ajo është më e lehtë. Si bën dëm askujt. E në të vërtetë, e panjohura eshte armiku me i madh i racionalitetit dhe i veprimit konkret. Eshte dreqi vet. Dhe ky dreq, interpretohet nga kriminelet me gjithe fuqine qe kane duke e krijuar gjuhen e zakonte që ata përdorin për pushtetin e frikës si: Krisma, bomba, ekspolziv, frikë, ikje, krimi…
Nese, sic e kam edhe friken, e papranushmja e Rilindjes do te pranohet edhe nje here, e patolerueshmja do te tolerohet edhe nje here, nese e vërteta dhe qytetaria do te mundeshin edhe nje here, atehere duhet te reagojme me dhimbje dhe zemerim per ate që na ofrojne projektet evropiane.
Situatat e detajuara per mirqenjen dhe për Rilindjen dhe Evropën, do mbesin si drafte strategjike pa u perdorur kurr. Kjo mirëqenje kompjuterike na con ne nje rruge qe aq shume eshte e perhapur. Kriza e vazhdueshme për asgjë.
Zgjatja e situates se paqëndrushme ka të bëj me njerezit qe udheheqin misionin. Shpjegimi ka të bëj me zgjatjen e politikes se perkdheljes ndaj krimineleve. E zgjatja e politikes se perkdheljes e shton rrezikun e perhapjes se virusit të konfliktit.
Fuqia e tyre individuale e shtruar ne shkronja, dhe e lënë vetëm në zyrë, qe nga dita kur Tom Doshi është faktor politik, në një shtet evropian, -ai shtet eshte i vdekur.
Beteja per Shqipërinë, nga ata kriminelë që kanë mbetur, me shumë gjasë, do të zhvillohet diku tjeter. Ne percepcionin e te gjithe atyre,(krimineleve dhe ata qe duan krizënn), do të bëjnë atë që e bëjnë të gjithë kriminelët nëpër botë: Te kaluaren e kthejne ne kujtesen e tyre.
Te gjithe ata qe punojne ne shtet duhet te lexojne per ate qe ka ndodhur. E di qe një gjeneratë e re nuk mund te imagjinojë veten ne lekuren tone qe kemi provuar tmerret. Por duhet te bejne punën qe te mos perseritet ajo qe kane lexuar nëpër dosje.
Kam degjuar shume fjali gjate ketyre viteve duke me thene se ajo qe ka ndodh ne një shtet ballkanik nuk do te ndodh të ne. Se në Shqipëri ska guxim. Pastaj ajo qe ndodhi ne Kroaci nuk do te ndodh ne Bosnje dhe pastaj ajo qe ka ndodh ne Bosnje nuk do te ndodh ne Kosove…ka vazhduar vargu i burgosjeve.
Por në këto vende një gjë shtetërore ka ndodhur.
Keto veprime qe iu kujtova nuk i ka bere vetem nje njeri – Jeta dhe bota e tyre vrasese ka mbetur ne ato vite. Ata jetojne dhe do vazhdojne te jetojne me triumfin e krimit…
Ndoshta po e teproj. Por meqe kam jetuar gjithe kohen me luften dhe tmerrin, dhe meqe kam pare gjithcka – me duket se nuk jam duke e tepruar.
Prandaj, deshira eshte te degjojme nje ze te fort nga Rama. Nje percaktim te ri per Rilindjen dhe krimin, vendi, ne te cilin nuk do te kete tragjedi, krime ndaj shtetit dhe njeriut. Nese edhe ne konsiderojmë se jemi Evrope.
Nese, jo, na tregoni me heret, qe te gjejme nje rruge per te ikur.