Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.8 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pikun e koronës nuk e dimë, por pikun e krizës ekonomike e kapi Rama

Pikun e koronës nuk e dimë, por pikun e krizës ekonomike e kapi Rama

Editorial
E mërkurë, 8 Prill 2020 18:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani –

Teksa presim prej gati pesë javësh pikun e pandemisë së koronavirusit, shumë shpejt vendin e ka kapur piku i krizës ekonomike. Shoqatat e biznesit paralajmëruan  se efektet e mbylljes totale të ekonomisë do t’i kushtojnë Shqipërisë 300 mijë vende pune. Nga një llogaritje e vetë biznesit humbjet ditore mesatarisht shkojnë në më shumë së 35-40 milionë euro. Këto shifra paraprake janë më shumë se një ‘97-të e dytë financiare për Shqipërinë. Pas humbjes së vendeve të punës dhe kolapsit ekonomik dihet se vjen dhe kaosi social. Shumë shtete llogarisin se do të hyjnë në recesione ekonomik dhe do të kenë probleme afatgjata. Në Shqipëri nuk flitet për recension, sepse nuk ishim mirë as para koronës. Shqipëria rrezikon depresioni ekonomik e social dhe një kaos që nuk menaxhohet as më ushtri në rrugë dhe as më kërcënime në Facebook.

Ngushëllimi i vetëm në këtë krizë të pashoqe që ka përfshirë vendin është shprehja standarde; nuk jemi vetëm ne kaq keq. Kryeministri thotë se është keq situata në Greqi, keq në Serbi, por ka dhe më keq si Italia, Spanja dhe Franca që po humbasin çdo ditë qindra dhe mijëra njerëz. Para se t’ua thotë kryeministri çfarë ndodhë në botë, shqiptarët e kanë parë para tij. “Luksi” i të qëndruarit pa punë në shtëpi u jep mundësi që të informohen po aq, në mos më mirë se kryeministri se çfarë ndodhë rreth e rrotull dhe shumë larg këtej.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E teksa shohin lajmet që ndjek dhe kryeministri, shqiptarët mësojnë se në SHBA njerëzit jo vetëm nuk u mbyllën në shtëpi si në burg, por dhe ata që janë të detyruar të lënë punën marrin 500 dollarë në javë nga qeveria. Në Kanada, në vend të kërcënimeve me burg kryeministri del çdo javë dhe informon qytetarët se do të paguhen nga 2 mijë dollarë dhe vendet e punës nuk rrezikohen. Në Australi qeveria vendosi për krizën 16 % të prodhimit të brendshëm bruto dhe çdo punëtor do të marrë 1500 dollarë. Italia, shteti më i goditur nga koronavirusi në gjithë botën ka miratuar dy paketa ekonomike, ku jo vetëm paguan punëtorët, por synon të shpëtojë ekonominë dhe biznesin.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse shifrat e ekonomive kryesore të botës ngjajnë surreale për Shqipërinë le të hedhim sytë në rajon. Kosova, shteti i dytë shqiptar me njëmijë probleme, por paketën ekonomike të ndihmave e ka shumë herë më efektive dhe më të madhe sesa ne. Maqedonia e Veriut miratoi një paketë 600 milionë euro për biznesin dhe përballimin e krizës. Kryeministri Edi Rama thotë se ka venë në lëvizje 300 milionë euro, por as Arben Ahmetaj nuk ka qenë në gjendje ta shpjegojë se ku dhe si janë hedhur apo do hidhen këto para.

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Një dyshim i madh zien se a janë vertet gjëndje këto para!

Skenarët për pandeminë e koronavirusit janë bërë si parashikimet e motit. Ekspertët nuk dinë të thonë nëse pikun e kemi ende para, po e kalojmë, apo siç pretendojnë disa të tjerë edhe mund ta kemi kaluar. Të vërtetën do e zbulojmë vetëm kur INSTAT të nxjerrë shifrat e vdekjeve në gjithë vendin dhe t’i krahasojmë me ato me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Ndërsa me epideminë korona nuk dimë thuajse asgjë, kurse me epideminë ekonomisë jemi të bindur që qeveria Rama e kapi pikun e krizës brenda pak javësh. Shumica e bizneseve vijojnë të jenë mbyllur. Ato pak që janë lejuar të punojnë, për shkak të bllokimit total të lëvizjes, këtë muaj nuk kanë nxjerr as shpenzimet e taksave.

E vetmja arritje që na përplaset çdo ditë në fytyrë është se qeveria veproi mirë dhe i mbylli qytetarët brenda me shpejt se çdo shtet tjetër. Më shumë se arritje e qeverisë, kjo puna e mbylljes brenda lidhet me instiktin vetëmbrojtës të shqiptarëve. Qytetarët e dinë se çfarë shteti copë-copë kanë dhe zgjodhën më mirë të rrinë brenda se të provojnë të bien në duart e “mjekut” Edi Rama.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë
Para 54 minutash

Kursi i këmbimit: euro blihet me 89 lekë, dollari me 80.8 lekë

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 54 minutash

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 54 minutash

Moti sot me stuhi e shi, nga 5° në Korçë deri 20° në Vlorë

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 8 orësh

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 11 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore
Para 16 orësh

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 19 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.