Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Poli i Tretë Meta-Idrizi dhe krejt partitë, përveç PS e PD

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesit e koalicionit qeveritar, kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta janë takuar dje për herë të dytë brenda pak javëve. Ashtu si dhe në takimin e parafundit, të pranishëm në takim ishin ministrat Arben Ahmetaj, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Edmond Haxhinasto; si dhe dy kryetarët e grupeve parlamentare, Gramoz Ruçi dhe Petrit Vasili. Ministri Ahmetaj tha se takimi kishte karakter ekonomik. Sipas tij, u diskutua mbi buxhetin e vitit të ardhshëm dhe premtoi se nuk do të ketë rritje taksash. Pavarësisht rëndësisë që ka ekonomia në zhvillimet e vendit, duket se takimi ka pasur në qendër të diskutimeve shumë gjëra të tjera. Kjo pasi vetëm pak minuta pasi është ndarë nga kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit ka zhvilluar një takim të gjatë më kryetarin e Partisë për Drejtësi Integrim e Unitet dhe nënkryetarin e Kuvendit, Shpëtim Idrizi. Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që kreu i Kuvendit takohet me Idrizin, pasi ka përfunduar takimin me Ramën. Edhe në rastin e këtij takimi, Meta dhe Idrizi deklaruan se çështja kryesore ishte situata ekonomike. Idrizi shkoi edhe më tej, duke deklaruar votën kundër disa ligjeve të fundit për biznesin dhe që është mbështetur nga komuniteti i biznesit në vend. “Jemi kundër burgosjes së biznesit. Është një akt i paprecedent. Sistemi shqiptar është vetëdeklarativ. Ndryshimet në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me burgosjen e biznesit, nuk do të votohen nga PDIU”, – tha lideri çam Shpetim Idrizi. I shqetësuar për klimën e biznesit u shpreh dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, por ndryshe nga Idrizi, ai nuk përmendi mosvotimin. “Patjetër që ka shqetësime dhe këto do t’i dëgjojmë përsëri edhe në mënyrë më të ristrukturuar. Do të përpiqemi të reflektojmë maksimalisht brenda mundësive dhe hapësirave e objektivave makro-ekonomike, pasi është domosdoshmëri të përmirësohet çdo vit klima ndaj biznesit dhe marrëdhëniet me të”, – tha Meta.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por jashtë shqetësimeve për biznesin, mes koalicionit të majtë vihet re prej kohësh një rigrupim forcash. Kjo pasi sa herë zhvillohen takimet e drejtuesve të kolicionit, Meta zhvillon takime private me Shpëtim Idrizin, i cili përfaqëson partinë e katërt parlamentare. Aktualisht Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po flirtojnë për hartimin e një Kodi Zgjedhor që u mundëson shmangien e aleatëve. Sistemi elektoral Prim u garanton qeverisje pa aleatë, partive që marrin më shumë vota në zgjedhje. E thënë ndryshe dalje nga skena qeverisëse e LSI, PDIU dhe gjithë partive të tjera parlamentare. Ideja e hedhur nga Rama dhe e përkrahur nga Basha duket se ka gjetur konsensus me dy partive kryesore. Por kjo lëvizje ka bërë që brenda vetë mazhorancës të nisë dhe reagimi i partive aleate. LSI dhe PDIU janë forcat që preken direkt nga ky ndryshim elektoral dhe takimet Meta-Idrizi janë sinjale që aleatët i çojnë Ramës, por edhe Bashës. Mes Ramës dhe Bashës, dyshja Meta dhe Idrizi kanë marrë përsipër bërjen e një poli të dytë vendimmarrës politik. Basha dhe Rama po mendojnë të ndryshojnë rregullat e lojës elektorale, Idrizi sheh më shumë si aleat Metën sesa kryeministrin, që sot mund t’i japë një vend në qeveri, por në zgjedhjet e ardhshme mund të mos i duhet as për numër në koalicion. Dhe këtë e di mirë Shpetim Idrizi. Ndaj presioni i aleatëve të polit të ri ndaj Ramës duket se do të shtohet më shumë gjatë ditëve në vijim. Deputetët dhe ministrat e LSI-së bojkotuan sërish fjalimin e Ramës të enjten në Kuvend. Dje, Idrizi paralajmëroi votën kundër për ligjet e biznesit. Pavarësisht se Rama dhe Meta takohen për paketën fiskale, siç thanë vetë, duket se paketa e koalicionit me daljen në skenë të sistemit Prim, nuk funksionon si më parë. Poli i tretë, nëse krijohet pas Primit do të përmbledhë mbi 30 parti politike në Pol kundër Ramës e mund të çojë në humbjen e PS-së.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndërsa Rama e ka partinë solide kur vjen fjala për të hequr “qafe” aleatët me kodin e ri zgjedhor, në Partinë Demokratike kryetari Basha po përballet me kundërshtinë e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Dy ish-drejtuesit e lartë të PD-së kanë kundërshtuar pazarin Basha-Rama për sistemin Prim. Sigurisht, jo se kanë hallin e LSI-së apo PDIU-së, por se nga një marrëveshje e tillë, mund të forcohen bazat e Bashës në parti, ndonëse vetë PD-ja mund të humbasë sërish nga sistemi Prim. Nëse e miraton Basha do të jetë Rama që do ta përcellojë dhe harron marrëveshjen siç bëri Berisha me Ramën në vitin 2008.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duket se loja ka filluar kryesisht në fushën e mazhorancës, paksi si në heshtje,  porse kur të pëlcasë atëhere nuk dihet se ku përfundon “kazani me avull “ i qeverisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.