Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Prangat pranë një gjyqtari VIP

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:39
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Teksa flitet për reformën në drejtësi, e cila do të pastrojë sistemin nga gjyqtarët e korruptuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka gati dosjen për një gjyqtar të një rangu tepër të lartë. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se prej disa kohësh ka nisur hetimi për një gjyqtar të një të lartë në sistemin e drejtësisë, ndaj të cilit ka dyshime për korrupsion dhe abuzime me detyrën duke dhënë vendime bashkë me trupin gjykues haptazi të padrejta. Hetimet kanë nisur pas denoncimeve që janë bërë nga palët të cilat kanë qenë pjesë e proceseve që ka gjykuar gjyqtari si relator në dy çështje pronësie. Më pas organet e specializuara e kanë vënë nën survejim duke e kapur mat në momentin që ka marrë rryshfetin për çështjen në gjykim. Janë mbledhur të gjitha provat e duhura thonë në organin e hetimit dhe pritet vetëm firmosja e urdhër arrestit.  Paralel me këtë fakt që nuk ka se si gjyqtari VIP të ikë nga përgjegjsia se është i filmuar, duke marrë “porosinë”, njëkohësisht prokuroria ka nisur hetimet edhe për pasurinë e gjyqtarit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga verifikimet që janë bërë në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit janë vënë re mospërputhje të theksuara të pasurisë që ai disponon dhe pasurisë që ka deklaruar si të ligjshme. Po ashtu, ka dyshime se të afërm të rrethit të ngushtë të gjyqtarit kanë pasuri dhe biznese të ndryshme, të cilat mund të jenë vënë në sajë të ndikimit të gjyqtarit. Nga ana tjetër, nën hetim janë dhe disa biznese të tjera, që dyshohet se janë përdorur indirekt nga gjyqtari për të pastruar paratë e fituara në mënyrë të paligjshme duke abuzuar me postin që mban. Burime nga hetimi nuk dhanë detaje për emrin e gjyqtarit, por thanë se bëhet fjalë për një person që bën pjesë në gjykatat kryesore në vend, bile shumë i rëndësishëm. Shkeljet e bëra nga ky gjyqtar, sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, janë të tilla që mund të kërkohet procedimi penal i menjëhershëm dhe vendosja para drejtësisë, duke e arrestuar.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndërkohë që ky nuk është rasti i vetëm i hetimeve për gjyqtarët. Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço kërkoi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkimin nga detyra të 10 gjyqtarëve të ndryshëm në Gjykatat e Apelit në vend. Këta gjyqtarë ushtrojnë detyrën në gjykatat e shkallës së parë në Fier, Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Kërkesa e ministrit Naço u bë pas denoncimeve të shumta që kanë ardhur nga qytetarët e këtyre rretheve. Dosjet e 10 gjyqtarëve përfshijnë pjesëmarrjen e tyre në afera korruptive, vendime të njëanshme, korrupsion aktiv falsifikim apo ndërhyrje të njëanshme në proceset gjyqësore, për të cilat kanë pasur detyrë dhënien e drejtësisë. Për secilin rast, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të vendosë nëse do të merren masa administrative, largim nga puna, apo dhe hetime të mëtejshme. Por gjasat janë se do të jetë vjeshtë e madhe në arreste gjyqtarësh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pavarësisht detajeve të bëra publike nga Ministria e Drejtësisë këta nuk janë gjyqtarët e vetëm që kanë abuzuar me detyrën e tyre. Të gjitha sondazhet dhe raportet e ndërkombëtarëve për Shqipërinë vënë në dukje se problemi kryesor i vendit është korrupsioni i lartë në sistemin e drejtësisë. Ambasada Amerikane dhe ambasadori Donald Lu kanë theksuar se vetëm një reformim i thellë i sistemit të drejtësisë do të mund të sjellë largimin e gjyqtarëve të korruptuar në gjithë vendin. Drafti aktual i reformës në drejtësi, veç ndryshimit të kritereve për përzgjedhjen dhe promovimin e njerëzve të drejtësisë, parashikon edhe krijimin e institucioneve të veçanta për hetimin dhe kontrollin e tyre. Projekti i reformës në drejtësi parashikon ngritjen e një Komisioni të Pavarur Kualifikimi i cili do të verifikojë çdo gjyqtar dhe prokuror. Verifikimi parashikon kontrollin e pasurisë, lidhjeve apo çështjet që kanë gjykuar ose ndjekur. Ekspertët e këtij komisioni ku do të marrë pjesë dhe përfaqësues ndërkombëtarë do të kenë të drejtë të njihen me dosjet personale të personave të vlerësuar, të dhënat statistikore, dosjet e përzgjedhura për vlerësim, vetë-vlerësimet, opinionet e eprorëve, të dhënat për trajnimet dhe ankesat, verifikimet e ankesave, vendimet disiplinore ndaj personit të vlerësuar, regjistrin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, llogaritë bankare, zyrat tatimore, bazat e të dhënave për regjistrimin e pronësisë së makinave, dokumentimin e kontrollit kufitar, si dhe çdo dokument tjetër përkatës.

Por duket se Adriatik Llalla do ta fillojë arrestimin me një gjyqtar të nivelit të lartë, të cilit ia kanë bërë gati edhe qelinë VIP, si një gjyqtar VIP që është.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.