Presidenti Meta thirrje qeverisë: Duhet të parandalojmë skenarët negativë në ekonomi
Presidenti Ilir Meta me anë të një video-mesazhi për qytetarët ka deklaruar se vendi po përballet sot me ngadalësim kritik të ekonomisë, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale.
Kreu i shtetit ka theksuar se më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve, por në të njëjtën kohë ai ka apeluar ndaj qeverisë që të punojë çdo ditë për të parandaluar skenarët dhe për të përballuar efektet negative në ekonomi.
Të dashur qytetarë,
Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit.
Vendi sot po përballet me një ngadalësim kritik të aktivitetit ekonomik, si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të coronavirusit. Kjo do të shkaktojë një frenim të rritjes ekonomike dhe humbje serioze në mënyrë të veçantë në sektorin e fasonëve, turizmit, shërbimeve dhe biznesit të vogël.
Natyrisht që prioriteti madhor është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe mbështetja me fondet e domosdoshme për sektorin e shëndetësisë, si aktori kryesor në përballjen me pandeminë. Por pasojat në ekonomi do të jenë objektivisht të pashmangshme, siç paralajmëron FMN dhe aktorët kryesorë të ekonomisë tonë.
Duhet të bëhet gjithçka për të përballuar skenarët e ndryshëm të ecurisë së kësaj pandemie nga ana mjekësore. Por është jetike të punohet çdo ditë edhe për përballimin e skenarëve të ndryshëm të pasojave serioze në ekonominë kombëtare dhe jetën e çdo familjeje shqiptare, në veçanti të atyre më në nevojë”, thekson Presidenti Meta.