Presidenti Trump kërcënon Kinën për virusin: “Kina do përballet me pasoja të rënda!”. Reagon Kina
Trump nuk fal dhe bën mirë, pasi bota po shkatërrohet nga virusi kinez. As dy luftërat botërore nuk kanë mbyllur njeri në shtëpi siç po bën koronavirusi kinez.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën të shtunën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit.
“Ka mundur të ndalet në Kinë para se të fillojë përhapjen, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, raporton Rel.
Kjo është deklarata e fundit nxitëse në luftën e fjalëve në mesin e dy ekonomive më të mëdha botërore, në një kohë kur e gjithë bota po bashkëpunon për të tejkaluar këtë krizë.
Trumpi dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë akuzuar Kinën për mungesë të transparencës pas shpërthimit të virusit në Vuhan. Këtë javë, Trump kishte pezulluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë pas akuzave për keqmenaxhim dhe fshehje të situatës në Kinë.
SHBA-ja dhe Kina janë përplasur për virusin derisa Trump e ka fajësuar presidentin Xi Jinping për mosndërhyrje në situatë. Trump e ka quajtur “virus kinez” përhapjen e koronavirusit të ri në botë.
Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të njerëzve të prekur me koronavirus, me mbi 711,000 njerëz të infektuar dhe me mbi 37,000 të vdekur.
Sapo të mbyllet kjo sëmundje, SHBA do të marrë masa kundër Kinës, e cila mendohet të jetë LUFTE, jo vetëm ekonomike dhe me gjykata ndërkombëtare penalizuese. Edhe deputetët britanikë kanë akuzuar Kinën dhe do ta hedhin në gjyq shtetin kinez për katastrofen njerëzore por edhe ekonomike.
Reagon KINA:
Drejtori i laboratorit kinez, të akuzuar nga media amerikane si një burim i mundshëm i koronavirusit të ri ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përgjegjësi për shpërndarjen e virusit.
“Është e pamundur që virusi të vijë nga ne”, deklaroi në një intervistë për televizionin shtetëror CGTN, Yuan Zhiming, drejtor i Institutit të Virologjisë të Wuhanit, qyteti epiqendër i pandemisë.
Sipas pjesës më të madhe të shkencëtarëve, koronavirusi i ri me shumë gjasa është transmetuar tek njeriu nga një kafshë. Një treg në qytetin e Wuhanit mendohet të jetë dhe vatra e koronavirusit sepse aty shiteshin kafshë të egra të gjalla.
Por prania e këtij tregu disa kilometra larg këtij Instituti të Virologjisë ka nxitur për muaj të tërë hipotezat e një rrjedhjeje të virusit nga këto struktura të ndjeshme.
“Ne e dimë qartë se cilat lloje të kërkimeve janë realizuar në institut dhe si menaxhohen viruset dhe mostrat”, shtoi drejtori i këtij instituti, i cili ka një laborator P4, një strukturë e sigurisë së lartë që strehon llojet më të rrezikshme të viruseve të njohura, si Ebola.
Sipas Washington Post, ambasada e SHBA-së në Pekin, pas disa vizitave në institut, paralajmëroi autoritetet e SHBA-së në vitin 2018 për masa sigurie të pamjaftueshme në një laborator që studionte koronaviruset nga lakuriqët e natës.