Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse Luli s’luan dot me Top?

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:31
Pse Luli s’luan dot me Top?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Andi Bushati.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Lajmi se Bamir Topi po nxiton drejt një aleance me Edi Ramën nuk është një lajm i mirë për opozitën. Pas shantazheve të vogla të republikanëve, pas largimit të çamëve që duket sikur janë lindur vetëm për të “emigruar”, selia blu po i drejtohet zgjedhjeve lokale më e vetmuar se kurrë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Por në gjithë këtë panoramë braktisjeje, (që fatkeqësisht ndjek çdo lloj opozite në këtë vend) largimi i Bamir Topit ka një peshë specifike. Jo vetëm për influencën elektorale që ai mendohet se ruan në kryeqendrën zgjedhore të vendit, jo vetëm për rezultatin që ai mori në 23 qershor dhe jo vetëm për atë që ai përfaqëson për demokratët si ish ministër i qeverisë Meksi dhe si ish president i zgjedhur prej tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Largimi i tij i dytë nga familja politike që e lindi, është në radhë të parë paaftësia e kësaj force për të korrigjuar vetveten. Sot Bamir Topi nuk është më, për PD-në zyrtare, as nënkryetari disa vjeçar dhe as deputeti i përhershëm i tironsave. Ai është thjesht njeriu që u kap mat duke votuar për Edi Ramën, njeriu që së bashku me një “lavire bulevardi” u soll si mosmirënjohës i vërtetë duke dashur t’i bëjë puç Sali Berishës për ta larguar nga pushteti. Ai është një “horr bukëshkalë” që nuk u bë njësh me njerëzit që kërkuan të mbronin me gjak institucionet në 21 Janar dhe që u shndërrua në kamikaz për ta fundosur doktorin në 23 Qershor. 

Pra për PD-në zyrtare karriera gati 20 vjeçare e Bamir Topit është zeruar duke u reduktuar vetëm në tri vitet e fundit dhe duke u përmbledhur në versionin që lideri historik i ka përcaktuar delfinit të tij të dikurshëm.

Dhe këtu problemi nuk është më tek Topi e as tek fati i tij politik. Ai është i lirë të shkojë në aleancë me Ramën, të dalë vetëm në zgjedhje, ta shndërrojë FRD-në e tij në parti të tironsve apo ta shkrijë fare atë. Këtu problemi është tek opozita kryesore dhe tek orientimi i saj politik.

Pyetja që do të shtronte çdo njeri i arsyeshëm, këtë të premte, kur ka dëgjuar takimin e Bamir Topit me Edi Ramën është: A nuk mund ta bënte ai këtë sot me familjen e tij të dikurshme politike? A nuk duhet të kishte qenë Basha dhe jo Rama që duhej ta kishin ftuar atë në koalicion?

A nuk i takonte një shefi të ri opozitar, të ngrihej mbi trashëgiminë e viteve të fundit, t’i kapërcente luftrat e liderit të vjetër me mullinjtë e erës dhe t’i ftonte të gjithë ish kundërshtarët e tij për rikrijimin e një opozite të re të djathtë?

Nëse kjo do të kishte ndodhur, nëse proçesi i shikimit me sinqeritet të çmendurive të së shkuarës do të kishte nisur, nëse Berisha do të ishte vlerësuar për kontributet, por edhe do të ishte kritikuar gjithashtu për dëmet e panumërta që i ka sjellë PD-së, Bamir Topi dhe shumë të tjerë mund të ishin radhitur në një koalicion të ri dhe të madh opozitar.

Por Lulzim Basha nuk ka pasur as forcën dhe as mundësinë ta fillojë këtë proçes. Ashtu sikurse në debatet televizive, ashtu sikurse në qëndrimet publike, politika e tij konsiston më shumë në glorifikimin e së shkuarës, sesa në projektimin e të ardhmes, në ruajtjen e trashëgimisë, më shumë sesa në krijimin e alternativës. PD-ja e sotme, përpara një partie politike që synon pushtetin e nesërm, i ngjan një fondacioni që promovon vlerat e qeverisjes së djeshme berishiane.

Pikërisht kjo qasje për t’u paraqitur më shumë si trashëgimtari i postit sesa si “vrasësi i babait” e ka vënë në vështirësi opozitën që ai drejton.

Një llogjikë e thjeshtë kërkon që ai të shkëputej së paku nga trashëgimitë armiqësore që i ka lënë Berisha, që ai t'i zbuste marrëdhëniet me ish vëllezërit armiq të PD-së, që të ndërtonte ura lidhjeje me ata. E pse jo, të shkonte drejt ndërtimit të një aleance të madhe opozitare që nesër mund të rezultonte fituese. Po t’i rikthehemi hisorisë, Berisha i fillim viteve 2000, e gjeti forcën dhe e pati kurajon ta bënte këtë duke kapërcyer vetveten. Rrezultati dihet. Por PD-ja e sotme po vuan ende paaftësinë e Bashës për të kapërcyer paraardhësin.

Dhe për sa kohë që të jetë kështu, për sa kohë PD-ja do të vazhdojë të bëje politikë me kokën nga e shkuara, raste si ky “horrit të bulevardit” dhe i të singjashmëve të tij që shkojnë e flenë në shtratin e armikut, nuk do të ndalen. Luli humbi dhe një rast për të treguar se ai di të luajë me Top. Ai dëshmoi edhe njëherë se i ka ende këmbët e lidhura.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 4 minutash

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 13 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 19 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 39 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 16 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.