Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pushime në Shqipëri? Jo, faleminderit!

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 14:57
Pushime në Shqipëri? Jo, faleminderit!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mili Xhani/

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në Greqi e cilësojnë turizmin industri të rëndë, për shkak të të ardhurave që i sjellë buxhetit. Në Shqipëri  turizmi është cilësuar si një nga shtyllat e ekonomisë së vendit në këto kohë krize dhe këtë vit u premtua se do të ishte më mirë sesa vitet e para. Por çfarë ka ndodhur realisht?

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Nga Velipoja në Ksamil, vija bregdetare sot ka pasur probleme furnizimi me energji elektrike. Blackout-i ka përfshirë gjithë bregdetin pa bërë dallime për plazhet ku një dhomë hoteli kushton 20, apo 150 euro. Pa drita ishin fastfoodet, por edhe restorantet ku një drekë normale kushton me shumë se në Greqi, Itali, Kroaci apo gjetkë. Çmendurisë së çmimeve dhe truizmit alla-shqiptar u janë shtuar dhe problemet teknike për të cilat faji nuk është i pronarëve të hoteleve apo të ashtu-quajturave resorte, por i institucioneve. Kjo ka bërë që shumë pushues të shprehen se këto janë pushimet e fundit që kalojnë në Shqipëri. Deklarata që tingëllojnë si patetike në ekranet e televizioneve ka ardhur koha të merren seriozisht. Turizmi jo vetëm nuk po zhvillohet, por ku nga babëzia e pronarëve dhe ku nga mosegzistenca e institucioneve po shkatërrohet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mungesa e energjisë është problemi më i dukshëm dhe paralizues për turizmin, por nuk është i vetmi. Ndotja e plazheve, ndërtimet që në disa zona vijojnë pavarësisht sezonit të pushimeve, abuzimet me ccmimet dhe mungesa e theksuar e kulturës së shërbimit në restorante dhe hotele kanë bërë që koha e relaksit për shumë kënd të kthehet në kohë stresi.

Infrastruktura është problemi më kryesor. Në zonat turistike investimet e vetme në rrugë janë ato që janë kryer gjatë qeverisjes së kaluar. Nuk mund të pretendosh zhvillnim e turizmit nëse nuk ofron minimalen, rrugë më standarde. Investimi i vetëm në këtë sezon ishte hapja e disa librarive verore në Durrës. Në fakt, edhe këto nuk ishin investime të qeverisë po të disa bizneseve shqiptare. Problemi tjetër ka të bëjë me mënyrën sesi klasifikohen dhe kontrollohen bizneset turistike. Përgjatë bregdetit yjet që u vendosen hoteleve janë në dëshirën e pronave dhe jo sipas standardeve. Në të shumtën e rasteve javë vetëm një mënyrë për të rritur cemin e shërbimeve dhe produkteve.  Sigurisht çdo qytetar i zgjedh vetë se u i kalon pushimet. Minimalisht ka dhe një informacion lidhur me çmimet. Por ofrimi i shërbimeve me cime të tilla të kripura dhe pa standarde është një vjedhje e hapur ndaj qytetarëve. Shteti mund të mos kontrollojë çmimet, por të paktën standardet ka të gjithë të drejtën ti kërkojë tek bizneset. Kuptohet këto shqetësime vlejnë për ata që janë të “dënuar” për shkak të të ardhurave të pushojnë në Shqipëri. 

Bregdeti shqiptar po shfrytëzohet në maksimum nga pronarët e komplekseve. Fitimin e një viti po përpiqen ta marrin në një pak muaj. Kjo mund të sjellë të ardhura për pronarët këto vite. Por me ritmet që po ndotet bregdeti nga Saranda në Velipojë dhe më këtë vjedhje të hapur ndaj pushuesve, ka gjasa që bregdeti shqiptar shumë shpejt të kthehet si Durrësi, një tualet i madh publik ku askush nuk dëshirë të shkojë më për pushime.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.