Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Komisioneri i BE, Han dhe hani i drogës qeveritare

Editorial
E mërkurë, 18 Gusht 2021 06:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-E çuditshme se si të huajt heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk. Apo të huajt vijnë me çantën bosh dhe largohen me çantë plot e përplot…?!

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Pas vendimit të BE me 28 qershor për të shtyrë me një vit hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn vizitoi dje kryeqytet e dy vendeve të rajonit. Vizita e një komisioneri të BE cilësohet si mjaft e rëndësishme për vendet që janë në proces integrimi dhe qëllimi i saj ishte dhënia e detyrave konkrete për reformat që këto vende duhet të kryejnë brenda 12 muajve. Për mënyrën si funksion struktura e BE, ardhja e një komisioneri është njëlloj si vizita e një ministri apo sekretari shteti. Në këto raste, analizohet jo vetëm përmbajta e deklaratave, por edhe forma dhe protokolli i vizitës.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Që në protokollin e vizitës së Komisionerit Johannes Hann ka një diferencë të madhe mes Tiranës dhe Shkupit. Johannes Hahn u prit paradite në Shkup nga krerët më të lartë të politikës së Maqedonisë. Ai zhvilloi një takim me kryeministrin Zoran Zavev dhe më pas ishte në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë ku foli për procesin e negociatave. Gjithashtu takoi përfaqësuesin zyrtar të opozitës maqedonase, kryetarin e VMRO-DPMNE, Hristian Mickovski. Për shkak të rëndësisë së padiskutueshme që ka faktori shqiptar në Maqedoni, Hahn zhvilloi një takim dhe me kreun e parlamentit maqedonas, Talat Xhaferri. Edhe pse Maqedonia ka probleme shumë me delikate se Shqipëria dhe një pjesë e opozitës flet hapur për afrim me Rusinë dhe jo me BE, komisioneri Hahn, si një diplomat profesionist takoi thuajse të gjitha palët në Maqedoni, duke dhënë mesazhe për bashkëpunim dhe miratimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Krejt ndryshe nga sa u pa në Maqedoni ishte protokolli i vizitës së Komisionerit Hahn në Tiranë. Përveç takimit me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, pjesë tjetër e axhendës së zyrtarit të lartë të BE ishte vetëm me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Takimet nisën me mbledhjen e përbashkët të qeverisë “Rama” dhe përfunduan me konferencën e përbashkët të komsionerit Hahn po me kryeministrin Edi Rama. Në 5 orët e qëndrimit të zyrtarit të BE në Tiranë opozita nuk ishte në asnjë pesë minutësh të takimeve të tij. Në axhendë nuk ishin përfshirë takime me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe as më kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi që drejtojnë dy forcat kryesore opozitare. Ky anashkalim bie në sy me shumë edhe për faktin se ku flitet për integrimin, BE zakonisht u ulë në tavolinë të gjitha palët politike vendimmarrëse. Negociatat kërkojnë reforma dhe reformat kanë nevojë për konsensus politik mes qeverisë dhe opozitës. Kjo është ajo që BE u ka mësuar shqiptarëve këto 25 vjet. Po dje opozita nuk ishte as në fjalime dhe as në takimet e përfaqësuesve të BE. Dhe nëse opozita përjashtohet nga procesi i integrimit që në takime, me çfarë logjike nesër do t’u kërkohet partive opozitare të bëhen pjesë e procesit.  Edhe më shqetësuese është ky anashkalim i opozitës nëse shihet përbërja e pushtetit sot. Qeveria aktuale nuk është si ajo e tetë viteve të mëparshme, ku pjesë e partisë kryesore ishin dhe forca të tjera që jepnin panoramën e një qeverisje më të gjerë. Sot kemi një parti në pushtet dhe në të gjithë Ballkanin, qeverisje të tilla të vetme janë problematike. Ndaj dhe opozita si pushtet më vete është e rëndësishme, sidomos kur flitet për integrimin në BE. Por komisioneri Hahn dje ishte në Tiranë vetëm për Edi Ramën dhe kjo është shenja e parë e standardeve të dyfishta që përdorin vetë zyrtarët e BE.

Veç protokollit opozita shqiptare mungoi dhe në përmbajtjen e deklaratave të djeshme të zyrtarit të BE. Komisioneri Hahn foli për sukseset e qeverisë, por thuajse anashkaloi në fjalimet e tij faktorin opozitarë. Edhe kur e përmendi opozitën, dukej se më shumë kishte nota kritike për shkak se nuk jepte konsensus. Rasti konkret ishte apeli për më shumë studentë të magjistraturës që do të zëvendësojnë gjyqtarët që po shkarkohen. Mesa duket komisioneri i BE është informuar gabimisht në Tiranë për reformën në drejtësi, kur tha se opozita duhet të bashkëpunojë. Për shkollën e magjistraturës emërimet janë në dorë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dy institucione që janë bllokuar sot jo nga opozita, por nga mazhoranca. Në këtë pikë opozita nuk ka përse të bashkëpunojë, për sa kohë që procesi është në dorë të qeverisë. Shqipërisë ju shtynë negociatat për shkak të akuzave për korrupsion të qeveritarëve, krimit, trafikut të drogës dhe numrit të lartë të azilantëve. Të gjitha këto probleme, për të cilat Franca dhe Holanda kishin një mal me rezerva, Komisioneri Hahhn kishte vetëm një fjali; “duhet të bëni më shumë”. Pjesë tjetër e qëndrimeve të zyrtarit të BE ishte muzikë për veshët e Edi Ramës, teksa e cilësoi reformën në drejtësi si modelin që duhet të ndjekin dhe vendet e BE!

Ndërkohë Shqipëria sot është pa Gjykatë Kushtetuese, pas ca ditësh edhe pa Gjykatë të Lartë. Dhjetëra gjykata të rretheve kanë bllokuar punën. Mijëra dosje kanë mbetur pezull dhe qytetarët nuk po marrin drejtësi. Në institucionet e reja të sistemit të drejtësisë po emërohen njerëz që nuk janë më të mirë, në mos janë më keq, se gjyqtarët që po shkarkohen vetëm se kanë folur me të familjarë që janë dënuar për vepra banale si 3.5 gramë hashash, apo nuk justifikojnë 3 milionë lekë të vjetra pasuri. Ndërsa flitet për suksese të qeverisë “Rama”, raportet e vendeve të BE flasin për rritje të krimit, trafikut të drogës dhe numrit të azilkërkuesve, si dhe një korrupsion që përfshin gjithë strukturën e qeverisjes. Gjithashtu, tashmë është faktuar se pjesë e fushatës së hashashizimit të vendit ishin dhe segmente kryesore të qeverisë që e kthyen vendin në një han të madh të trafikut rajonal. Komisioneri Hahn ishte dje mes qeverisë më të akuzuar për drogën dhe korrupsionin dhe megjithatë nuk tha asnjë fjalë për të gjitha këto.

E çuditshme se si të huajtë heshtin për drogën qeveritare, krimin e organizuar, korrupsionin e ministrave, lidhjet e fshehta ekzekutive me qarqe lindore apo me presidentin turk. Apo të huajtë vijnë me çantën bosh dhe largohen me çantë plot e përplot….?!

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.