Qeveria gjermane jep 500 miliardë euro ndihma për biznesin, po qeveria shqiptare?! Të paktën të ulë taksat e jo t’i gjobisë!

Qeveria gjermane këtë të dielë njoftoi se do të jap 500 miliard euro ndihmë për bizneset gjermane të cilat po humbin fitimet apo rrezikojnë vendet e punës ndaj përhapja e koronavirus. Natyrisht flitet për Gjermaninë!
Po kështu edhe qeveria kanadeze njoftoi uljen e barrës fiskale për bizneset, faljen e gjobave, ligj për uljen në nivelin deri në 1 përqind të kredive të marra nga biznesi prej bankave, etj
Edhe SHBA masa në favor të biznesit, përveç atyre për të luftuar koronavirus. Edhe Britania e Madhe, edhe Italia,… Të gjithë shtetet në radhë të parë luftën ndaj koronavirusit, pandemisë botërore për të shpëtuar jetë njerëzisht, por nuk harrojnë se jeta vazhdon. Vazhdon, por nëse ngordh apo vyshket biznesi, pra ekonomia private që mban botën atëhere do ketë kriza të mëdha ekonomike botërore, ku do të luftohet për bukën e gojës nga ata që shpëtojnë nga koronavirus.
Po Shqipëria?
Sejcili shtet shikon mundësinë e tij nga buxheti që ka, por qeveria shqiptare krahas punës dhe masave të ashpra që po merr ndaj përhapjes së koronavirusit duhej të mendojë se si të gjejë forma për ta ndihmuar mosrrënimin e biznesit shqiptar. Shpresojmë dhe urojmë se luftën ndaj koronavirusit do ta fitojmë, por më pas kur kompanitë e firmat të kenë falimentuar prej bllokimit dhe masave të ashpra nga qeveria, çfarë do të bëjmë? Do të lypim për bukën e gojës?!
Apo oligarkët do të shpëtojnë dhe do të kundrojnë vdekjen e bizneseve të vogla dhe të mesme?!
Kryeministri Rama ndodhet në një situatë të pazakontë, realisht. Ka nëpër duar koronavirusin, më pas mbetet pasojat e tërmetit. Por ai duhet të dalë nga vetizolimi dhe të mbledhë qeverinë, me maska, e të debatojnë se çdo bëjnë tani, dhe vetëm tani, për të shpëtuar edhe biznesin, edhe ekonominë, edhe mos rrënimin e mirëqënies popullore pas mbarimit të luftës me koronavirus.
Dikush mund të thotë se së pari jeta, pra shendeti, por saktë edhe kjo që mund të jetë justifikim.

Jeta vazhdon e duhet jetuar!
Ndaj kryeministri duhet të marrë masa urgjente në ndihmë të ekonomisë që edhe para koronavirusit ishte e rrënuar. Tani ekonomia do shkatërrohet e gjitha.
Nuk mund them se cilat masat duhet të marrë qeveria se nuk jam specialist i fushës por që duhet kryeministri të vendosë për ulje taksash apo fjala vjen heqjen e gjobave ndaj biznesit. Apo të lehtësojë taksat vendore, nuk e di tamam, por ama një gjë ta bëjë.

Jo për fasadë apo për të gënjyer biznesin.
Por realisht duhet një paketë masash në favor të biznesit. Sot kanë reaguar fort edhe Luan Bregasi, kryetari i Biznes Albania si dhe Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë.

Nuk ka pse bllokohen gjithë prodhimi apo puna në Shqipëri, kur kompanitë dhe firmat marrin masat drastike kontrolli shendetsor. Nuk ka pse asfiksohet gjithçka, thotë biznesi. Po kështu ankohen për bankat që marrin kestet e kredive të larta edhe në këtë situate të tmerrshme koronavirusi. Si dhe një mori masash të tjera nga qeveria, por këto duhen diskutuar me qeverinë thonë Dhomat e biznesit shqiptar.

Sepse nëse vazhdohet kështu do vdesin nga “corona-lekë”, pra nuk do kenë asnjë lekë nëpër xhepa shqiptarët, pas ikjes se coronavirusit.
Spiten Prulli

SHKARKO APP