Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Radio gjermane “DW”: Një nxitim i dyshimtë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 20:02
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Bundeswehr-i duhet të angazhohet në misionin ushtarak kundër milicëve terroristë të IS-it. Por është irritues nxitimi i qeverisë për këtë angazhim, mendon Christoph Strack.Me sa duket pra Bundeswehr-i (ushtria gjermane) do të marrë pjesë në misionin ushtarak kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS). Franca pas terrorit në Paris kërkoi sipas marrëveshjes mbështetjen e partnerëve të BE-së. Gjermania edhe vet do ta pretendonte një ndihmë të tillë. Megjithatë nxitimi i panevojshëm që po kërkon tani qeveria në procedurën parlamentare është irritues.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhuna ushtarake në një konflikt nuk duhet të jetë gjithmonë mjeti i fundit dhe duhet t'i shërbejë vetëm qëllimit për të ndalur dhunën e padrejtë dhe mizore si dhe të nxisë një të ardhme paqësore. Shumë indikatorë flasin për atë, që ndërhyrja ushtarake kundër luftëtarëve terroristë të IS-it, të cilët e celebrojnë vet vdekjen dhe duan luftë, i shërben këtij qëllimi dhe është e justifikueshme nga pikëpamja etike. Por në këtë kontekst duhet të ketë një lloj proporcionaliteti.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Pasojat e solidaritetit

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kushdo që si politikane dhe politikan në orët pas 13 nëntorit ka deklaruar, se terrori i Parisit kishte në shënjestër të gjithë europianët e se ai prek Berlinin, Vjenën ashtu si edhe Parisin, i ka pasur parasysh pasojat. Në aleanca – në BE si edhe në NATO – ka forca dhe kapacitete të ndryshme. Kërkesa parimore e palës franceze për mbështetje mjekësore nga Bundeswehr-i në rast "të një dëmi të madh" e dëshmon këtë. Franca vet prej kohësh kryen misione luftarake në Mali, gjë që i është kursyer Bundeswehr-it (dhe qeverisë fedrale).

Strack Christoph Kommentarbild App

Strack Christoph

"Në rast të një sulmi të armatosur ndaj territorit të një vendi anëtar, anëtarët e tjerë janë të detyruar ta mbështesin atë me të gjitha ndihmat e mundshme, në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së", thuhet në Marrëveshjen e BE-së. E tani bëhet fjalë për vënien në dispozicion të avionëve zbulues Tornado, të një fregate gjermane në krah të aeroplanmbajtëses franceze në Mesdhe, si dhe për kualifikimin e mëtejshëm gjerman të luftëtarëve peshmerga në veri të Irakut.

Miratimi politik për angazhimin e Bundeswehr-it në luftë kundër milicëve terroristë të "Shtetit Islamik" i tejkalon kufijtë e kampit të koalicionit me bazë të gjerë. Ndaj është edhe më shumë irritues, madje i dyshimtë, nxitimi që po bëhet për marrjen e mandatit në Bundestag. Të martën (01.12) vendosi kabineti qeveritar, të mërkurën në mbrëmje bëhet leximi i parë në plenumin e Bundestagut, të enjten pasojnë konsultimet në komisionet parlamentare dhe të premten parlamenti duhet të vendosë në leximin e dytë dhe të tretë. Mund të vesh bast, se ka deputetë që as nuk e dinë, se sa avionë dhe sa ushtarë do të vihen në dispozicion. E kjo për një çështje, për të cilën nuk është e mjaftueshme që vetëm të informohesh para votimit për pozicionimin e grupit parlamentar.

Kohë për të refletkuar

Kur gjendja është serioze në politkën gjermane gjithmonë ka tension. Si në rastin e masave për shpëtimin e Euros, paketat e ndihmës për Greqinë, apo në ndryshimin e parë të ligjit për azilin. Në njërin apo tjetrin rast ndoshta ky tension është i justifikueshëm me domosdoshmërinë për t'iu përmbajtur afateve të përcaktuara. Në rastin aktual të misionit të Bundeswehr-it kundër IS-it ky nxitim duket si injorim i parlamentit dhe i opinionit publik. Tornadot nuk do të nisen brenda këtij viti – e pra mjafton edhe një vendim i Bundestagut në javën e fundit të sesionit parlamentar para Krishtlindjeve, pas dy javësh. Përse nuk duhet t'u jepet kohë deputetëve të reflektojnë?

Kushdo i di rrethanat e vështira të misionit ushtarak në konfliktin aktual. Këtë çdo ditë na e sjell në vëmendje konflikti mes Ankarasë dhe Moskës pas rrëzimit të avionit bombardues rus prej turqve. Kushdo e ka të qartë dramatikën e misionit të aviacionit luftarak – këtë na e sjell në kujtesë bombardimi i SHBA-së ndaj dy mauneve çisternë të talibanëve në afërsi të Kundushit në shtator 2009 i nxitur prej palës gjermane si dhe bombardimi (gabimisht?) i SHBA-së në fillim të tetorit sivjet në një klinikë "të mjekëve pa kufij". Veprimet me armatime janë gjithmonë të vështira të përballohen. Por ndonjëherë ato duhet t'i përballosh. Aq më e rëndësishme është në këtë kontekst, që parlamentit gjerman t'i lihet kohë për vendimin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.