Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama-Meta, miq me “brekë” hekuri !

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
Pas zgjedhjeve vendore ka vetëm një debat që ka dominuar politikën dhe mediat. A ka sherr mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta? Zërat për një ftohje të marrëdhënieve mes tyre nuk i nxitën vetëm mediat dhe politikanët e djathtë që shohin me vëmendje çdo ndryshim temperature dhe re të zezë që shfaqet në koalicionin e majtë. Më shumë se kaq, qëndrimet e eksponentëve të lartë të LSI-së pas zgjedhjeve, por edhe të deputetëve të PS-së që shohin si problematik disa sektorë që drejton LSI-ja, kanë krijuar klimën e një marrëdhënie që nuk është më ajo e para 21 qershorit mes dyshes Rama-Meta. Ndërkohë  mediat kanë rritur dozën e spekulimeve duke hedhur në diskutim skenarë nga më të ndryshmit për fatin e koalicionit. Disa thonë koalicion PS-PD, të tjerë PD-LSI.  Kur debati ka arritur pikën ku shumica e opinionit e ka marrë si të mirëqenë sherrin Rama-Meta,  dje Kryeministri ka vendosur të dalë në skenë për të shpërndarë paksa mjegullën që ka rënë mbi koalicion. Jashtë stilit të tij të komunikimit me publikun, me rrjetet sociale apo median vizive, në një intërvistë për gazetën “Dita”, Edi Rama e ka paraqitur ndryshe situatën në koalicionin e majtë.
Pavarësisht zërave se e ka shitur tek ndërkombëtarët partnerin e tij, pavarësisht pakënaqësive të Metës për zgjedhjet, pavarësisht fjalëve për pazare me President dhe Kryeministër,  Edi Rama i ka mohuar të gjitha versionet e çarjes me Ilir Metën. "Kush ëndërron apo dëshiron furtunë mes PS-së dhe LSI-së, ose konkretisht, mes meje e Ilir Metës, duke e bërë çdo qime tra me forcën e dëshpëruar të pakënaqësisë vetjake, kam përshtypjen se do të duhet të presë më shumë se një shtator", – është shprehur ai për çështjen më të diskutuar në PS dhe LSI këto javë.
Megjithëse  kreu i Qeverisë ka pranuar tezën e të pakënaqurve të koalicionit që e duan këtë sherr, madje dhe të njerëzve brenda PS e LSI, por nuk ka përmendur emra. Ai duke folur nga Dhërmiu ka thënë se kjo është aleanca më e mirë për interesin e shqiptarëve. Duke vlerësuar me superlativa punën e një koalicioni, që siç ka deklaruar vetë Rama dhe Meta në analizat partiake se ka ende shumë për të bërë dje ka dhënë sinjalin e paqes. Është përpjekur të shmangë çdo hije dyshimi mbi marrëdhëniet në koalicion, duke u dhënë fund debateve dhe mesazheve të koduara që gazetarët dhe analistët afër kryetarëve të koalicionit kanë shpërndarë këto kohë në media. Dhe mesazhi i Ramës duket se është kuptuar në mënyrën e duhur edhe nga LSI-ja. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, në një intervistë për “Syri.net” ka përdour terma më konstruktivë për ecurinë e koalicionit. Sipas tij, marrëveshja po funksionon dhe fakti që rezultatet e zgjedhjeve janë pozitive hedh poshtë çdo hamendje për krisje të koalicionit mes PS dhe LSI. Madje, sipas Vasilit “sherri Rama-Meta” është një sajesë e mediave dhe analistëve. Por Meta prapë ri me “veshë në krah” se nuk i dihet. Eksperienca e këtyre 25 viteve e ka bërë të mos besoj kollaj , sepse kur në politikë e heq vigjilencën,atëhere merr kolpo të fortë.  
Pra, dy partitë kryesorë dje hodhën ujë mbi zjarrin e thashethemeve që gëlojnë në politikë për sherrin Rama-Meta. Për ta bërë më të besueshëm stabilitetin e koalicionit është dashur ndërhyrja e Kryeministrit. Fakti që ka preferuar të komentojë gjatë mbi pyetje që zakonisht i kalon me batutë, tregon se “thashethemet” nuk kanë qenë dhe aq të pavërteta. Ndërsa nga LSI-ja ka dalë nënkryetari i saj, si gjithnjë Petrit Vasili, ai të cilin nuk e tradhton asnjë nerv edhe kur thotë atë që nuk mendon ose nuk është realisht e vertetë ajo cka lexon me seriozitet. Në këtë fushatë për të zbutur zërat për krizë mungon vetëm qëndrimi i kreut të Kuvendit dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Dhe fakti që në vend të tij ka folur Vasili është edhe një një mënyrë për t’i çuar sinjale Ramës.
Kryeministri ka fashitur çdo ide për krizë në vjeshtë mes koalicionit. Një mënyrë për të ruajtur jo vetëm aleancën me Metën, por edhe për të shmangur telashet që mund t’i lindin brenda partisë. Aq  me tepër që Ben Blushi aty është, në PS.
Ajo që dihet tashmë është se Rama ka dhënë dje disa garanci më shumë për aleatin kryesor të qeverisjes, si dhe ka krijuar idenë se miqësia vazhdon. Por që nga vitet 2000  historia e marrëdhënieve Rama-Meta ka qenë miqësi dhe tradhti, ku gjithmonë Meta dhe Rama kanë akuzuar njeri-tjetrin se nuk kanë mbajtur fjalën. Kjo ka bërë që sa herë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, të presin goditjen e radhës pas shpine. Por nëse përleshën, që nuk besohet, asnjëri nuk del pa kocka të thyera.
Ndaj që të mos shkojnë  tek “dueli i shpatave” të dy rrijnë tashmë me “brekë hekuri” dhe në një çati qeverisje, sepse edhe Metarlurgjiku i Elbasanit, i blerë nga turqit, prodhon hekur të mirë e të garantuar nga ndryshku katër vjeçar në një qeverisje!
 
 
Spiten P.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 5 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.