Rama në Athinë ha peshk nga deti shqiptar, dhuruar Greqisë!
Edi Rama, pas vizitës te vllai turk Presidenti Erdogan, ka shkuar në Athinë. Sonte Kryeministri Edi Rama publikon në ‘Facebook’ pamjet nga takimi me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
Në foto shihen momentet e takimit të dy kryeministrave, si dhe darka mes tyre.
“Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij🙏
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve🇦🇱🤝🇬🇷”, shkruan Rama.
Nga entuziazmi grek dhe nga mediat e Greqisë duket se kryeministri shqiptar, ndonëse thotë se nuk ka biseduar për detin, i ka garantuar Athinës zyrtare se 12 milje janë të tyre dhe se nuk ka nevojë për negociata.
Me sa duket kryeministri shqiptar, që dukej në formë edhe gjatë darkës, ka shijuar peshkun nga deti shqiptar që tashmë dhuruar Greqisë.