Rama kërcënon: Paguani dritat ose do presim energjinë elektrike kujtdo që nuk paguan. Asnjë tolerim!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot online një mbledhje me disa prej ministrave, si dhe me titullarë të institucioneve që lidhen drejtpërdrejt me situatën që po kalon vendi nga koronavirusi. Bëhet fjalë për ministrat Arben Ahmetaj, Anila Denaj, Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj.

Ndër të tjera kryeministri u interesua për masat dhe situatën ekonomike në vend, por theksoi që duhet të bëhen pagesa e dritave në mënyrë urgjente nga çdo familje. Asnjë tolerim, tha Rama.

Rama: “Taksat dhe sigurimet duhen paguar. Do paguhen sepse nuk shkojmë dot përpara me këtë luftë dhe do përfundojmë në një gropë ku as korona nuk na gjen dot. Pagesat e dritave do bëhen një për një. Kush nuk paguan drita, nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mos pagesa e dritave bëhet një efekt negativ në gjithë hallkat dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet.

Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë, të shpenzojë më pak, të kursejë dritat dhe të paguajë më pak. Nuk mundet dot që ne të hyjmë në një situatë krize në sektorin e energjisë nga e para sepse implikimet janë të jashtëzakonshme”, tha Kryeministri.

Por problemi qëndron se duhet të punojnë e paguhen familjet që ti paguajnë dritat, ndërkohë që as nuk lejohet të punojnë, por vetëm të rrijnë mbyllur brenda në shtëpi.

Dritat duhen paguar, shkruajnë qytetarët në rrjetet sociale sapo dëgjuan kryeministrin live, por na liro nga mbyllja brenda që t’i paguajmë, shkruajnë në komentet e tyre.

Kryeministri me sa duket i ruhet një kolapsi financiar energjitik çka mund të sjellë pasoja të mëdha në ekonomi.

SHKARKO APP