Votoi Udhëheqësi i Madh i Partisë dhe Popullit Shqiptar, shoku Edi Rama!

Votimet sot po zhvillohen si në kohën e komunizmit. Nuk ka kandidatë të opozitës, por vetëm të PS-së, partia në pushtet. Gjithçka siç shkruan BBC ku po zhvillohen “votime si në komunizëm”.

Kjo gjë nuk ka ndodhur që prej vitit 1991, kur u rrëzua komunizmi. Kjo është e padëgjuar në historinë demokracive. Vetëm në Korenë e Veriut ka situata të tilla.

Sot në ora 09.12 në Surrel kryeministri Rama u shfaq me pantollona të shkurtëra dhe ku deklaroi se këta janë votime të lira. Ishte i qeshur, tamam si Enver Hoxha para kutisë së votimit, foli, u tregua gazmor me gazetarët dhe priste ti hapnin udhën gazetarët.

Pasi daljes nga Qendra e Votimit, kryeministri Edi Rama tha se këto zgjedhje janë për Shqipërinë që duam dhe e rëndësishme që  çdo qytetarë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar.

“Sot është shumë e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do të ju japë të gjithëve se sa vota për njërin apo për tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon njëherë përgjithmonë se me popullin nuk  luhet. Sovraniteti i popullit nuk është një fjalë boshe dhe  kush tenton t’ia marrë popullit sovranitetin, nuk ka asnjë fund tjetër përveç se fundit me dështim dhe me turp.

E rëndësishme që çdo qytetarë të votojë ose të mos votojë, por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Historia e solli që këto zgjedhje, janë zgjedhje për Shqipërinë që duam për të gjithë fëmijët tanë. Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe kurrë më interesat e një palë apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh me interesin kombëtar”, tha Rama.

Një pyetje të gazetares së njohur Klodiana Lala se “Si ndjeheni sot, si në komunizëm?!”, Edi Rama iu përgjigj se “Më hapni udhën! Asokohe nuk ndodhte ti bllokohej udha Udhëheqësit!”.

Ndaj me të drejtë ironia në rrjetet sociale është:

Rroftë Udhëheqësi i Madh i Partisë dhe Popullit, shoku Edi Rama!

 

SHKARKO APP