Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Sëpata” e Vettingut masakron Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese

Editorial
E mërkurë, 18 Gusht 2021 07:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

KPK-ja, me sa duket, i ka marrë me radhë shkarkimet në gjykatën kushtetuese, pasi nga 9 anëtarë ka përfunduar me një, vetëm me kryetarin. Në gjykatën e lartë nga 19 anëtarë që duhen me Kushtetutë, pas shkarkimeve të KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), kanë mbetur gjashtë veta, por duke ditur se njerit i ka mbaruar mandati dhe një tjetër pret thertoren, mund të përfundojnë me katër gjyqtarë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Sipas web të gjykatës së lartë rezulton se deri dje ishin këto gjyqtarë: XHEZAIR ZAGANJORI, ARDIAN DVORANI, EDMOND ISLAMAJ, ARTAN ZENELI, ADMIR THANZA, TOM NDRECA, ARTAN BROCI, SHKËLZEN SELIMI dhe MEDI BICI. Por nga vendimet e fundit të KPK janë shkarkuar: Artan Zeneli, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe me sa duket nga informacionet mediatike në prag shkarkimi do të jetë edhe gjyqtari Shkëlzen Selimi. Emri i këtij të fundit lakohet nga Top Channel. Gjyqtarit Ardian Dvorani i ka mbaruar mandati kushtetues. Pra, nëse nuk ka më prerje kokash në këtë gjykatë, del se nga 19 gjyqtarë, kanë përfunduar me katër gjyqtarë. Ky është supër skandal sepse praktikisht gjykatat quhen të mbyllura, sepse me një trupë të tillë gjykuese ku nga 9 anëtarë në gjykatën kushtetuese,  ka përfunduar me një; ndërsa gjykata e lartë nga 19 anëtarë po shkon me katër veta; asnjë dosje apo vendim nuk mund të merret. Gjithnjë nëse nuk ka ndonjë plan për ti shkrirë edhe këto të katër gjyqtarë të fundit.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

E gjitha kjo që po ndodh nga KPK dhe nga politika, pavarësisht se ka nevojë spastrimi, duket se ka një dorë të fshehtë politike si me ardhjen e Enver Hoxhës në pushtet në vitin 1944. Natyrisht kohët kanë ndryshuar, por në thelb rreziku mbetet që të krijohen gjykatat popullore komuniste ku të fillojnë gjykimet në rang fshati e lagje.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Njerëz! Mos e merrni me shaka apo si gjë që nuk ia vlen të shqetsoheni. Po shkohet në kolaps total të gjyqeve dhe hetimeve, nga pak e përditë. Pjesa që ka mbetur apo që do mbesë do ketë frikë të vendosë drejtësi kur shikon kokat e prera të një pjese të kolegëve të tyre vetëm se kanë gjykuar apo kanë dhënë vendime kundër PS-së dhe kryeministrit.

E themi këtë pa prekur aspak të drejtën e reformimit të krejt sistemit të drejtësisë, pasi raste skandaloze si ai i gjyqtarit Thanza, që ka bërë dënim me burg, por nuk e deklaron, kanë mbështetje nga publiku për vendimin e KPK. Por kur fillon e dëgjon se nipi apo stërnipi apo edhe që nuk justifikon 13 milion lekë të vjetra; këto krijojnë shije jo të mirë. Dyshimi mbetet, e që po rritet, se mos kryeministri Rama ka një listë me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilët ka vendosur largimin e tyre si të padëshiruar nga PS-ja.

Nëse vertetohet ky dyshim, atëhere krejt Reforma në Drejtësi, e pompuar me shumë shumë zhurmë edhe nga disa ambasadorë, shformohet dhe krijohet një kaos jo vetëm drejtësie por edhe social.

Problemi tjetër që po del dhe ka rrezik kolapsi në sistemin e drejtësisë është se nuk ka asnjë zgjidhje nga parlamenti për krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të bëjë emërime të reja në gjykata dhe në prokurori. Duke mos harruar se po shkarkojnë e po largojnë me shumicë gjyqtarë e prokurorë, por ku di ti marrin të rinjtë që ti zëvëndësojnë, sepse edhe Magjistratura po shkon drejt bllokimit në nxjerrjen e brezit të gjyqtarëve.

Brenda vitit do bllokohen gjykatat e apelit dhe me këtë ritëm edhe gjykatat e shkallës së parë. Sistemi po bie, por a thua po krijohet, edhe pa dashje, një MONARKI EDRAMISTE e modelit të presidentit turk?

Të gjithë e duan DREJTESINE të jetë vetë e drejtë dhe e pastër. Asnjë nuk del kundër kësaj dëshire dhe parimi, por çështja shtrohet se si po deformohet ajo që ka nisur, ku filloi si një pastrim ligjor e kushtetues e që tani po largojnë me lista dhe me shumë pikëpyetje, të cilat kanë krijuar dyshime për qëllimin e vertetë të kësaj Reforme.

Njerëz, jini me sytë hapur! Kryeministri Rama po i merr të gjitha. Pushtetin Ekzekutiv e ka, pushtetin e medias e ka futur në kazanin e tij, pushtetin parlamentar e mban nën thundër, pushtetin ekonomik krejt për vete. Tani po merr edhe pushtetin e drejtësisë. Orator dhe mjeshtër i fjalës mbetet. Me ndërkombëtarët e luan bukur, pasi me sa duket, i sajdis mirë.

Opozita akoma nuk po ndizet.

E kush i del përpara me këto pushtete, Atij! Si rregull përherë populli e ha, pasi politika e gjen udhën e pazarit për vete.

S.P.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.