Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sherr artistësh për këngëtaret dashnore

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një intervistë e kantautorit Gjergj Leka për artistët dhe çmimet e tyre gjatë komunizmit ka shkaktuar një stuhi të vërtetë në opinion. Kantautori vendosi të flasë për mënyrën sesi promovoheshin artistët në komunizëm dhe dy prej emrave të njohur të muzikës së asaj kohe, Parashqevi Simaku dhe Lindita Theodhori, i cilësoi apo la të kuptohet se ishin “da…. të drejtuesve të Sigurimit të Shtetit”. Dje, në një status në Facebook, Gjergj Leka bëri një hap pas. Tha se nuk kishte përmendur emra të përveçëm dhe se ishte marrë me fenomenin. Drejtoi një gjysmë ndjese për Simakun e Theodhorin dhe paralajmëroi se më qartë do të flasë në një televizion. Por kush kujton kengetarët Simaku e Theodhori  mban mend se ishin artiste brilante , me një zë melodioz e kumbues. Ishin, siç thonë kronikat e kohës, artiste të mëdha dhe me shumë dinjitet. Ishin dhe të bukura, por ishin për veten  dhe familjet e tyre.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Edhe kur dikush thotë të vërtetën, por ama pa cënuar emra të përveçëm, janë gati plehrat dhe të paaftët që t’u jepet mundësia të shthuren e ta ndjejnë veten fitimtarë mbi djersën e dikujt tjetër që në jetën e tij vetëm tha vetëm të vërtetën, që nuk i pëlqeu askujt! Janë pikërisht ata që dështuan në jetë dhe nuk u bënë kurrë si unë! U kërkoj falje Parashqevisë dhe Linditës që pa dashje u bënë objekt diskutimi i masës, por jo nga unë!”,- shkruan  Gjergj Leka në Facebook.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ndjesa e Lekës për dy ikonat e muzikës, e sinqertë apo gjasme e tillë, duket se tashmë nuk ka rëndësi. Nuk ka rëndësi, sepse erdhi shumë vonë dhe të paktën për dy këngëtaret, tashmë është e panevojshme. Është e panevojshme, sepse nëse mund të flasim për dëm moral, tashmë ai është bërë dhe nuk ka intervistë që mund të zhbëjë më. Ndonëse ato, të dyja,  mbahen mend si diva të muzikës dhe që respektoheshin nga publiku dhe nuk ka nevojë për akuza e komente. Ato janë ikona të muzikës së lehtë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Prej tre ditësh, rrjetet sociale dhe mediat, kanë gjetur “ushqim” të mjaftueshëm. Diku nga zelli për të marrë disa klikime më shumë dhe diku nga dëshira për të sulmuar figura që cilësohen si vlera të shoqërisë, debati ka marrë formën më të shëmtuar. Në titujt e mediave është harruar dhe etika duke përdorur fjalët ‘prostitutë’ dhe ‘kur..ë’ pa doganë, njëlloj sikur të mos ishim duke folur për njerëzit e artit, por me tutorë dhe vajzat e trotuareve në Itali apo gjetkë. Emra të njohur të kulturës i kanë cilësuar deklaratat e kantautorit Leka, si një gjest të shëmtuar. Shkrimtarja Flutura Açka e sulmoi hapur Gjergj Lekën. “Që një grua të jetë kur…, nuk është ndonjë fatalitet i madh.. sepse edhe mund ta justifikojë (në rrethana të caktuara duke qenë seks më i dobët, për interesa të caktuara apo qoftë për kënaqësi). Fundja nuk do të japë llogari për mënyrën se si e përdor biologjinë e saj. Por një burrë-kur… është gjëja më e neveritshme mbi dhe’. Dhe të tillë

burra-kur… në Shqipëri ka shumë, ka patur shumë edhe në kohën që i referohet Gj.Leka”, – shkruan Açka.

Kantautori Robert Aliaj Dragoti e cilëson intervistën e Gjergj Lekës si një shpifësirë dhe kritikon edhe median që servir thashetheme të tilla. “Mbas leximit të një interviste të tillë të shpifet dhe pyes veten, me denigrimin moral të artisteve të sipërpërmendura, si do ta ndjenin veten të tjerat? Po gjithë ajo gjeneratë artistesh të respektuara që brenda atij kuadri historik krijuan maksimumin e vlerave të mundshme? Si e ndjejnë veten këngëtaret e reja që ose janë marrë nëpër gojë ose janë viktima potenciale të trilleve shpifëse e denigruese? Kujt i shërben ky lloj moraliteti voyeurist, prej kurajozi anadollak për të gjykuar jetën private të të tjerëve? Për mua nuk përbëjnë problem deklaratat …. të kujtdo qoftë. Problemi qëndron tek mediat që i ofrojnë  publikut banalitetin dhe imoralitetin si standard”, – shkruan Robert Aliaj Dragoti.

’Mëkati fillestar’ është i kantautorit Leka, që me një lehtësi të çuditshme i ndau artistet ose në ‘kur…a’, ose në finoke dhe interesaxhie. Lind pyetja, po artiste të vërteta s’ka pasur ndonjëherë ky vend? Duhet të patjetër që të gjitha femrat të cilat kanë bërë karrierë dhe kanë kapur majat e suksesit, të kenë qenë të tilla, duke bërë kompromise me trupin, për famën? Për rastin në fjalë, edhe sikur diçka e tillë të ketë ndodhur, njerëzit e artit vlerësohen për atë që sjellin në shoqëri, jo për atë që bëjnë në dhomën e gjumit. Është një çështje krejt private. Mes shumë njerëzve të muzikës dhe kritikës ka vërejtje për kolegët. Xhelozia është një emocion që më së shumti gjen vend mes artistëve, por megjithë kritikat në dukje profesionale, askush nuk ka kritikuar artin e Parashqevi Simakut dhe Lindita Theodhorit. Janë pranuar si model i artistëve, jo vetëm nga kolegët, por edhe nga opinioni që i quajtur ikona të muzikës për vitet që lamë pas. Janë quajtur  artiste me shpirt të madh.

Kjo logjikë e të vlerësuarit të artistëve vetëm nga dhoma e gjumit, është e pavend në këtë kohë. Nëse kryqëzojmë dy artiste që bën art gjatë kohës së komunizmit si të pamoralshme, çfarë duhet të themi sot për këngëtarët e muzikës së lehtë që kanë nga 4 martesa, ndërrojnë partnerët në çdo stinë dhe mburren se dashurinë e parë e kanë njohur që në 8-vjeçare?! Shikoni femrat e muzikës së sotme shqiptare, nëse do t’i klasifikonim me këtë logjikë, do duhej që çdo ditë t’u bënim gjyqe publike për sjellje dekadente si në kohën e diktaturës.

E njëjta shoqëri që sot shfaqje të tilla i pranon, ose normalisht siç edhe ndodh që nuk i bëjnë asnjë përshtypje, reagon me histeri kur vjen fjala tek këngëtaret e brezit të kaluar. Dhe janë ato këngëtare që u është dashur të bëjnë art në një situatë jo normale. Rrezikonin burgun nëse vishnin në skenë një fund pak më të shkurtër. Mund të internoheshin nëse disa veshje ishin më moderne sesa duhej. Zhdukeshin përfundimisht nga skena nëse disa nota ishin muzikë “borgjeze”. Janë po këto artiste që sot një koleg i quan imorale, duke harruar se një pjesë e tyre kanë familje, fëmijë dhe sado deklarata të tilla të duken si përgjithësuese, bëjnë efekt në gjithë rrethin miqësor. Debati mund të ishte publik nëse rezulton se ka artistë që kanë dëshmuar në gjyqe apo kanë marrë më qafë kolegë gjatë komunizmit, por jo për historitë intime, nëse kanë ndodhur, gjë që nuk duhet të ketë ndodhur, sepse janë ikona të muzikës. Dhe ikonat pëlqëhen dhe mbahen në një vend me respekt.

Qëndrime të tilla nuk janë etike për arsyen e thjeshtë se njerëzit e tillë duhen vlerësuar nga arti që lënë pas dhe jo nga thashethemet që qarkullonin. Këngët e tyre janë maja të muzikës, që edhe sot nuk shihen si modele për artistët e rinj. Për këtë duhen vlerësuar apo duhen kritikuar, por jo për jetën e tyre personale.

Lindita Theodhori dhe Parashqevi Simaku janë zëri që edhe sot të drithërojnë nga emocionet për nga zëri e interpretimi që i kanë bërë kengës ndër vite.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.